Vlerësime për shqiptarët dhe komunitetin arbëresh që jeton në Palermo

E hënë, 6 Maj, 2024

residenti Ilir Meta gjatë qëndrimit në Palermo të Italisë ka vizituar dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Leoluca Orlando.

Meta u shpreh se nuk kishte kënaqësi më të madhe sesa të përshëndetej me shqiptarë, të mirintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre.

Meta u shpreh i lumtur të dëgjonte nga kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe komunitetin arbëresh që jeton në Palermo, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve.

“I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm. Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirë integruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre. I lumtur të dëgjoja nga kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe komunitetin arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë”, u shpreh Meta në një reagim.

Po ditën e djeshme ai është pritur në Pallatin Qeveritar nga Presidenti i Rajonit të Siçilisë, z.Nello Musumeci.

“Gjetëm mirëkuptimin e plotë për vendosjen sa më parë të një bashkëpunimi të veçantë mes Shqipërisë dhe Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore, me qëllim ruajtjen e gjuhës së mrekullueshme arbëreshe.
Kënaqësi të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë të dashur Arbëresh, pjesë edhe e identitetit historik e kulturor të Siçilisë” u shpreh presidenti Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 