Anastas Byku, mësues, publicist dhe ideolog i Rilindjes Kombëtare

E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Lindi në fshatin Lekël të Tepelenës në vitin 1830. Të afërm të familjes dhe të fisit Byku, shërbenin si nëpunës të administratës së Portës së Lartë. Një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre i përdorën për zhvillimin ekonomiko-kulturor dhe social të Leklit. Në ditët e sotme, pas më shumë se 200 vjet, ndodhen gjurmët e rrugëve, të urës së gurtë, sistemit hidrik të ujit të pijshëm dhe për vaditje të ndërtuara prej tyre, që kanë vlera historike por dhe të trashëgimisë kulturore.

Anastas Byku pasi kreu shkollën fillore të fshatit, shkoi në Janinë ku u regjistrua në gjimnazin “Zosimea”, që kishte dy cikle: një cikël pas fillores me tre klasë dhe ciklin e lartë me katër klasë ose gjimnazin. Si shumë nga të arsimuarit në shkollat e Janinës, edhe Anastas Byku mësuesinë nisi ta ushtroi për 12 vjet në shkollat brenda vendit dhe më pas jashtë tij. Arriti të japë mësim në gjimnazin e qytetit të Nafplios, i cili në vitet e para të pas Revolucionit Grek u kthye në kryeqytet i Greqisë.

Në vitet ’60-të të shekullit XIX ndodhej në Lamia të Greqisë, ku me interesimin e veçantë dhe mbështetjen financiare të bamirësit labovit Vangjel Zhapa, botoi në shqip dhe greqisht gazetën me titull “Pellazgët”. Në këtë periudhë veprimtaria e Anastasit  u përqendrua në arsim dhe sidomos në gazetari, në dy fusha të rëndësishme për një popull që s’kishte të drejtë të mësonte gjuhën e nënës, të mos e shkruante atë, sepse i kishte të ndaluara nga pushtuesi turk. Aktivizohet në shoqatën me emrin e “Lord Bajron”, në Greqi.

Gazeta “Pellazgu”, që e filloi jetën si e përjavshme politike dhe shoqërore në 6 janar 1860, mund të thuhet se i kushtohej krejtësisht çështjes shqiptare. Në këtë gazetë bashkëpunonin shumë patriotë shqiptarë si V. Zhapa, Th. Mitko, A. Armodhi, P. Cale, P. Petridhi etj.

Vangjel Zhapa pronar i gazetës dhe Anastas Byku drejtor i saj, e shtronin botimin e një gazete shqiptare si mundësi më tepër për të pasqyruar dhe orientuar në drejtimin e duhur polemikën e zjarrtë, që zhvillohej në gjirin e inteligjencies kombëtare shqiptare, në fund të viteve ’50 të shekullit XIX, në Shqipëri dhe diasporë. Kjo polemikë na lejon të nxjerrim edhe përfundimin, se tashmë ishte duke u kristalizuar platforma politike e duhur, e cila u bë baza e veprimtarisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Gjatë studimeve në gjimnazin “Zosimea”, ku përvetësoi greqishten e vjetër dhe të re, Anastas Byku u magjeps nga kultura, arti, letërsia dhe civilizimi helen. Por gjatë debatit që u zhvillua në faqet e gazetës së tij, dhe duke lexuar me vëmendje artikujt e Vangjel  Zhapës, Thimi Mitkos, Panajot Kupitorit etj., por edhe duke u thelluar vetë në studimin e gjuhës shqipe, u vendos menjëherë dhe në mënyrë të dukshme në anën e promotorëve të shkrimit të shqipes me alfabet të veçantë, duke u radhitur së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë të kohës.

Studiuesja franceze Nathali Clayer “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” përshkruan qartë trajektoren e evolucionit politik, patriotik e gjuhësor të Anastas Bykut, kur thotë: “Në numrin e parë të gazetës “Pellazgu” të 6 janarit 1860, Anastas Byku e paraqiste shqipen si një dialekt të gjuhës shumë të vjetër greke. Por fill më pas, ai do të botonte një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe, kurse në numrat pasardhës të “Pellazgut”, frazat në shqip do të bëheshin gjithnjë dhe më të shumta, derisa në numrin 12 do të botoheshin edhe dy tekste në shqip”.

Qysh në vitin 1857, Anastas Byku u takua me patriotin rilindës Thimi Mitkon, i cili iu paraqit si anëtar i “Shoqërisë Shqiptare” të Stambollit, që po mblidhte të holla për botimin e librave dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. “Për të arritur qëllimet tona, thoshte bashkëbiseduesi i Anastas Bykut në “Prometeu” të vitit 1878, duhet të përgatisim një ringjallje kombëtare dhe të bëhemi tok me ata bashkatdhetarë myslimanë që e ëndërrojnë këtë”, e cituar nga Aleks Buda.

Ndërsa vetë Thimi Mitko, në një letër botuar tek “Pellazgu” e porosiste Anastas Bykun, të mbante lidhje me shqiptarët e Vllahisë nëpërmjet “patriotëve në Kostandinopojë”. Të gjitha këto tregojnë se në vitin 1857, ishte krijuar një qendër organizative patriotike shqiptare dhe Anastas Byku ishte anëtar aktiv i saj.

I bindur se pa mësimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, populli nuk kishte mundësi të përparonte si popujt e tjerë, në vitin 1861 botoi “Gramë për shqiptarët”, alfabet të gjuhës shqipe me kombinim të shkronjave latine e greke. Anastasi u përpoq dhe punoi për të krijuar rrjetin e shkollave në Shqipëri. Pas hapjes së disa shkollave në krahinën e Rrëzës së Tepelenës dhe më gjerë, ai u ngarkua administrator i tyre nga bamirësi Vangjel Zhapa. Edhe pse me program të arsimit grek, për shkak të mungesës së teksteve në shqip, por në  veçanti të licencimit të saj dhe të njohjes për vazhdimësinë e studimeve nga nxënësit, mësuesit vendas iu mësonin njëkohësisht gjuhën shqipe. Duke qenë këmbëngulës në përhapjen e arsimit dhe të diturisë kombëtare, në artikullin e botuar në një numër të gazetës “Pellazgët”, është shprehur: “Në qoftë se nuk e mëso- jmë një popull me gjuhën amtare, nuk është e mundur ta edukojmë atë.

Z. “Byku së bashku me V. Zhapën paraqitën një program veprimtarish, duke filluar nga “botimi në shkallë të gjerë i teksteve shkollorë në gjuhën shqipe, hapjen në çdo fshat të shkollave në gjuhën shqipe për djem e vajza, ndërtimin e gjimnazeve në Gjirokastër, Përmet, Berat, dhe shkollave të mesme për vajza në Labovë e fshatrat e tjerë të Rrëzës”. Veprimtaria arsimore e V. Zhapës dhe A. Bykut, ashtu si dhe planet e tyre për shkollat, u pritën mirë si brenda e jashtë vendit, sikurse tregojnë dhe letrat që merrnin nga shumë atdhetarë shqiptarë,Thimi Mitko, A. Armodhi etj..

Për periudhën që jetoi e punoi ishte nga rilindësit e parë, që eci në gjurmët e Naum Veqilharxhit, dhe për të ushqente simpati të veçantë. Si i tillë, ai thoshte shpesh: ”Ne të gjithë jemi vëllezër shqiptarë, jemi pjellë e një tate (babe) dhe të një nëne, kemi një gjuhë e një të prurë (prejardhje), besa (besimi) na ndan, të tjerat na bashkojnë”.

Albanologu austriak Gustav Majer, botuesin e gazetës së parë “Pellazgu”, Anastas Bykun,   e ka quajtur “një toskë të impresionuar për të kaluarën dhe të ardhmen e popullit të tij”. Vlerësimet më domethënëse janë bërë nga personalitete të fushës së historisë, gjuhësisë, gazetarisë e studiues të tjerë,  ku në citimet e tyre thuhet:

Akademiku Aleks Buda, në kumtesën për gazetën “Pellazgët” dhe botuesin e saj Anastas Byku, do të shprehet: ”…ndryshe nga revista e De Radës, që botohej në atë kohë në Itali, Anastas Byku në gazetën “Pellazgët” trajton çështjet kombëtare të gjuhës, të arsimit dhe pavarësisë nga sundimi turk.”

Gjuhëtari e studiuesi i njohur Xhevat Lloshi, ka shkruar: “…Botimin e gazetës politike dhe shoqërore me titull  “Pellazgët”, Anastas Byku ia kushtoi tërësisht luftës për gjuhën dhe kulturën kombëtare”.

Kryetari i Forumit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa, ka theksuar: “…Anastas Byku përfaqëson rilindësin që iu dedikua me përkushtim e sakrifica gjuhës sonë amtare, lëvrimit të letërsisë kombëtare. Ai realizoi cilësisht dhe me këmbëngulje një investim të themeltë për ruajtjen dhe përhapjen e shqipes. Botimi i tij renditet midis studimeve albanologjike, i krahasueshëm me të  De Radës. Rilindasi Anastas Byku në veçanti në Jugun e vendit, përfaqëson personalitetin e fuqishëm që koha e dimensionon përherë më tepër”.         

Studiuesi labovit Fedhon Meksi në “Anastas Byku në gjurmët e Naun Bardhi-Veqilharxhi”, shkruan: “…Por Anastas Byku, që e njihte fare mirë historinë e popullit dhe të dëshmorëve të gjuhës shqipe, kur përpilonte alfabetin e tij, pa u frikësuar dhe i vendosur, mendonte vetëm se shqiptarët si komb i veçantë, me gjuhën e tyre të veçantë, duhet të kishin edhe alfabetin e tyre të veçantë”.

Në Enciklopedinë e Shqipërisë, për vlerat e veprimtarinë e rilindësit tepelenas Anastas Byku, midis të tjerash, shkruhet se: “…patrioti i shquar Anastas Byku, një luftëtar i zjarrtë i Rilindjes, me punën dhe fjalën e tij të ëmbël, kërkonte si edhe rilindësit e tjerë, rrugët e pavarësisë së Shqipërisë mëmë”.

Në vitet e fundit, Këshilli i Qarkut Gjirokastër i ka dhënë titullin “Patriot i Shquar”, ndërsa Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tiranës, i ka vendosur një rruge të kryeqytetit emrin “Anastas Byku”.  Është për të ardhur keq, por në qytetin e Tepelenës dhe fshatin e lindjes, Lekël, nuk është bërë asgjë për ta nderuar dhe përkujtuar këtë rilindës të shquar. /Dita/

 Nga Miltiadh M. Muçi 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 