“Beni ecën vetë” i Xhanfise Kekos rifillon jetën e dytë në “Roma Film Festival”

E diel, 19 Maj, 2024

Filmat “Mimoza llastica” dhe “Beni ecën vetë” u shfaqën në “Roma Film Festival”, në seksionin “Alice nella città”. Pas Danish Film Institut dhe Wiena Film Museum, institucione që i dedikuan homazhe regjisores shqiptare Xhanfise Keko në vitet 2018 e 2019 duke shfaqur disa nga filmat më të njohur e të vlerësuar të saj, në 2021 është Festivali i Filmit në Romë, Itali, që i dedikoi një homazh në 20 tetor, ku u shfaqën “Beni ecën vetë” dhe “Mimoza llastica” në nderim të kontributit në kinematografi dhe personalitetit artistik të regjisores së shquar. “Roma Film Festival” është një nga më të rëndësishmit në Europë. Distributori Genc Përmeti thotë se “Beni ecën vetë” version i rimasterizuar ishte premierë botërore. “Homazh për Xhanfise Kekon në “Aliçe nella çittà”, që është seksion pjesë e “Roma Film Festival”. Festivali i bëri homazh me dy filma, “Beni ecën vetë” dhe “Mimoza llastica”. Për të theksuar është fakti, që ishte premiera botërore e filmit “Beni ecën vetë” versioni i rimasterizuar. Filmi ka premierën e dytë, por kësaj radhe versioni i rimasterizuar në “Aliçe nella çittà””, shprehet Përmeti, i cili ishte i pranishëm në festival. Filmat u prezantuan nga drejtori artistik i festivalit Gianluca Giannelli, distributori Genc Përmeti, Zhaklina Dhimojani aktore protagoniste në filmin “Mimoza llastica”, si dhe dy nga aktoret mbështetëse të filmit Teuta Doçi dhe Ema Shteto. Distributori Genc Përmeti shprehet se është një rast i rrallë, që i bëhet homazh një autori shqiptar, aq më tepër në një festival të këtij niveli. “Të ftuar në këtë festival ishin dhe aktori Johnny Depp, Quentin Tarantino, Oliver Stone, etj. Po flasim për një festival që ka një gravitet shumë të madh. Ndërkohë që filmat tani do kenë projeksione të tjera në evente të mëdha dhe ka një interes shumë të madh nga programuesit”, shprehet ai.

Vlerësimi për regjisoren

Është vërtetë e jashtëzakonshme kjo që po ndodh me regjisoren tonë të shquar, ndarë nga jeta në vitin 2007. Drejtorit artistik i festivalit Gianluca Giannelli në konferencën për shtyp, tha do t’i bëjmë një nderim të rëndësishëm regjisores shqiptare Xhanfise Keko, e cila konsiderohet si Trufoja e kinemasë shqiptare. “Ka qenë e vetmja regjisore në Shqipërinë komuniste, një regjisore grua pak e njohur për publikun e gjerë, por e cila ka krijuar një filmografi të rëndësishme për sa i përket pikërisht rrëfimeve me fëmijë. I transformoi në instrumente edhe për të shpalosur shoqërinë ku jetohej në ato kohë, duke u dhënë edhe një rol politik nëpërmjet të cilit tregonte se nuk donte të qëndronte e mbyllur në kafaz. Për ne ky ishte një tjetër prej atyre mesazheve, që donim ta përcillnim me anë të përzgjedhjes sonë”, tha ai. Giannelli vijoi se nga veprat e saj do të shfaqeshin dy filma, “Mimoza llastica” dhe “Beni ecën vetë”, të siguruara nëpërmjet kompanisë filmike “Ska-ndal” që jep mundësinë e prezantimit premierë botërore dhe të shfaqen për herë të parë në botë në versione të restauruara.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 