Institucionalizimi i gjuhës shqipe nëpërmjet Kongresit Arsimor të Lushnjes

E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Gjuha ka qenë dhe mbetet elementi më unik i identitetit të shqiptarëve gjatë gjithë historisë së tyre. Gjuha shqipe është i vetmi element që i lë pa fjalë të gjithë kundërshtarët e identitetit shqiptar si autoktonë në trojet shqiptare. E theksoj këtë element, sepse si historiane e mesjetës, më ndodh që në konferenca apo aktivitete të tjera shkencore me karakter ndërkombëtar, ndeshem me qëndrime jo vetëm nihiliste të identitetit shqiptar dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve në mesjetë, por edhe në vijën e parë të frontit për t’u përballur me këto qendrime që nuk janë aq naive apo sporadike sa ç’mund të duken në shikim të parë, kur hidhen si ide të pafajshme apo si rezultat paraprak i punës së studjuesve të rinj, por të mirëplanifikuara dhe të hedhura me kujdes që të influencojnë elitat botërore në atë pjesë që është më e ndjeshme: në qëndrimin e saj ndaj historisë dhe ekzistencës së shqiptarëve. Gjuha shqipe, pra, ka qenë ajo që në shumë raste më është gjendur si arma më e fortë, për shkak se askush nuk mund ta mohojë që ajo është unike, dhe ka mbijetuar për kaq shume shekuj, pa qenë e zyrtarizuar apo e mbrojtur nga ndonjë institucion zyrtar në një formë apo tjetër.
Vendosja e gjuhës shqipe në bazë e arsimit masiv të shqiptarëve, në pamje të parë duket sikur ka ndodhur mjaft vonë. Gjatë kohës së komunizmit na ishin mësuar veshët me retorikën që Partia Komuniste ishte ajo që e bëri arsimin fillor falas dhe të detyrueshëm për të gjithë fëmijët, duke luftuar kështu analfabetizmin, në të cilin ishte zhytur thellë i gjithë vendi ynë deri në atë kohë. Ndoshta ka akoma njerëz që e besojnë këtë gjë, sepse nuk kanë pasur mundësi të lexojnë që koncepte të tilla si ‘reformë e shkollës’, ‘shkollë dhe arsim masiv’, ‘arsimim i detyruar për të gjithë fëmijët’, ‘arsim falas’ ‘luftë kundër analfabetizmit’ ‘arsim demokratik,’ ishin prezantuar tashmë që në Kongresin Arsimor të Lushnjës në gusht të vitit 1920, dhe jo në Kongresin e Arsimtarëve në nëntor të vitit 1944 apo në plenumin V të KQ të PKSH në shkurt të vitit 1946, siç e paraqet akoma Historia e Popullit Shqiptar.
Jo vetëm konceptet janë marrë nga Kongresi Arsimor i Lushnjës, por i gjithë programi që u parashtrua në atë Kongres u mor për reformën arsimore në vitet 1944-1946 e më vonë. Ideja për një shkollë demokratike, rrjeti i konvikteve, arsimimi i vajzave, unifikimi i shkollave dhe i teksteve shkollore janë të gjitha ide nga Kongresi Arsimor i Lushnjës, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Kongresi Arsimor i Lushnjës jo vetëm u la në heshtje përsa i përket vlerës së tij të vërtetë, duke e renditur atë thjesht si një ndër iniciativat e shumta të atyre viteve, por edhe u tentua t’i hidhej baltë mbi të duke i numëruar si dështime çështjen e fesë në shkolla, ekzistencën e shkollave të huaja etj., dhe ne vazhdojmë të besojmë se komunistët ishin ata që na dhanë arsimin falas në vend dhe zhdukën analfabetizmin.
Pretendimi i Partisë Komuniste që ishte ajo e para që i shpalli luftë analfabetizmin në Shqipëri duke e bërë arsimin falas dhe të detyrueshëm për të gjithë fëmijët është më së pakti grotesk, dhe po i tillë është edhe mesazhi i transmetuar nga Historia e Popullit Shqiptar në lidhje me këtë temë. Analfabetizmi në Shqipëri kishte filluar të luftohej gjerësisht në shkallë vendi që në vitin 1920, me vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës, vendime këto që u dhanë në gjuhën origjinale në numrin e kaluar të këtij shkrimi të botuar nga Gazeta Dielli më datë 16 tetor 2021. Në 33 vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës, duket qartë që jo vetëm vendimet për të hapur shkolla fillore falas dhe të detyrueshme për fëmijët e të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim gjinie e feje, por edhe unifikimi i këtyre shkollave si përsa i përket përmbajtjes mësimore ashtu edhe organizimit administrativ të tyre ishte tashmë një mision mbarëshqiptar që në vitet 1920. Sigurisht që sado mirë që të funksionojë rrjeti arsimor, gjithmonë përmirësimi i tij është detyrë dhe mision i pandërprerë i çdo vendi, por e rëndësishme është që Kongresi i Lushnjës e vuri njëherë e mirë në shina arsimin masiv të brezit të ri duke e bërë atë të detyrueshëm e falas për çdo fëmijë shqiptar.
Në 33 vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës, u vendos jo vetëm hapja e shkollave në çdo fshat a qytet, pa marrë parasysh sesa larg apo afër ishte ai, dhe çdo shkollë do të kishte një program sintetik dhe një analitik të përcaktuar deri në detaje, me mësime javore, me libra të njejta shkollore, me terminologji shkencore, ku një pjesë e mirë e koncepteve u caktuan madje që në ditët e Kongresit dhe vazhdojnë të ruhen edhe sot e kësaj dite në skeletin e gjuhës shqipe, por edhe materialet administruese ishin të unifikuara, si diplomat, oraret, regjistrat, e madje edhe notat dhe sistemi i vlerësimit. Po kështu u vendos se kur do të bëhej pushim në shkallë vendi apo në shkallë shkolle, si do të zgjidheshin mësimdhënësit apo si do të kontrollohej cilësia e mësimit e madje edhe sesi të krijohej historiku i secilës shkollë duke mbajtur protokolle për çdo aktivitet. Financat dhe pagesat e mësuesve ishin gjithashtu temë diskutimi, në mënyrë që mësimdhënia të bëhej tërheqëse për të gjithë, gjë që konfirmohet edhe më vonë në raportet që vijojnë në periodikët e shumtë për arsimin të botuara në ato vite.

Dr. Etleva Lala

Duke qenë se vënia e dokumenteve origjinale në dispozicion të lexuesit, në mënyrë të kuptueshme dhe në kontekst të qartë është qëllimi kryesor i historianit, ku dhënia e interpretimeve për këto dokumente kalon në plan të dytë, synimi ynë edhe në këtë shkrim është që të sjellim para lexuesit sa më shumë dokumente burimore në lidhje me Kongresin Arsimor të Lushnjës, në mënyrë që të kuptohet në kontekst dhe sa më qartë rëndësia që pati ajo kohë dhe sidomos ai kongres për të gjithë të ardhmen e arsimit dhe të gjuhës shqipe në vend. Sigurisht që në përshkrimin e këtyre dokumenteve është ruajtur gjuha origjinale, por kur ka gabime, d.m.th. që fjalë të shkruara me gabime ortografike në kuptimin që nuk shkruhet sipas mënyrës sesi ato fjalë do të ishin shkruar apo përdorur në atë kohë, atëherë kemi vendosur shenjën (!) për ta evidentuar atë si gabim ortografik të bërë pa dashje. Në rastet e tjera, si p.sh. kur fjalë të tilla si “dotë” shkruhen rregullisht bashkë në vend që të shkruheshin të ndara “do të”, ato janë lënë në formën që është gjetur, pa tërhequr vëmendjen te ‘parregullsia’ e saj nga këndvështrimi ynë.

Në revistën pedagogjike-arsimore, gjuhësore, letrare e kritike me titull Kumtari Arsimuer, që filloi të botohej prej Këshillit t’Epër Arsimuer (Tiranë) menjëherë pas Kongresit Arsimor të Lushnjës, që në tetor të vitit 1920, bien në sy shumë tema që ngrihen (diskutohen) në kongres. Që në fillim shpallen Detyrat Këshillit t’Epër Arsimuer: Min. e Arësimit botuer No. 1665/II më 18.X.1920, Kryesís së Komisís letrare, Tiranë.
Jemi mâ tepër se të bindun qi ndjeni rândësín e madhe qi ka barra qi Ju âsht ngarkuem edhe se dotë përpiqi me gjithë fuqin t’uej për me e mbushë plotësisht detyrën t’uej.
E dini se Arësimit, me gjithë qi kemi kalue nji jetë shumë a pak të lirë ndë këtë pikëpamje, nuk i janë shtrue as themelet e parë, kështu qi sot gjindemi po thue se ndë fillim të punës; prandaj mâ parë prej së gjithash kujtojmë se âsht nevoja me u marrë me këto çâshtje mâ poshtë:
Programin sythetik(!) të shkollave të katundeve, të fillorevet të plota e të qytetsevet;
Me programin analitik mbas javës të gjithë atyne shkollavet për veç qytetsevet;
Me programin e qytesevet të cilat dotë jenë si pregatitore për gjymnaz;
Gjiha ashtu dhe me programin e atyne qytetsevet qi dotë jenë si pregatitore për shkollë normale mësuësish;
Rregullore mbi detyrat e Inspektorivet, mbi mënyrën e inspektimit e mbi trajtat qi duhen mbajtun;
Rregullore mbi detyrat e Drejtorivet shkollore, të mësuesvet dhe të shërbëtorëvet;
Përmbi masat dishiplinore brenda ndë shkollë;
Me pëlqimin ose mos pëlqimin e dorëshkrimevet qi dotë ju paraqiten për me u vu si tekste shkollore;
Me artimin e libravet shkollorë;
Me caktimin e skajevet teknike;
Përgjegjen e pyetjevet qi dotë paraqiten prej kësaj ministrije;
Mbi botimin e nji së përkohëshmeje pedagogjike;
Si mâ e nalta kshillë Arsimore, Komisija Letrare të pakën nji herë ndë muej ka me u mbajtë nji mbledhje të përgjithëshme, ndë të cilën kanë me u ndodhë titullarët e kësaj Ministrije dhe njerës të tjerë kompetentë të caktuemë e të ftuem prej tij.
Ndë mbarim të çdo mueji K.L ka për të dhanë nji raport mbi punët e kryeme.
Ministri i Arsimit.
Po kështu në një numër special të Revistës Pedagogjike që filloi të botohej në vitin 1922 jepet një panoramë e qartë e institucioneve të krijuara brenda dy viteve pas Kongresit Arsimor të Lushnjës, ku ndër të tjera përmendet hapja e shkollave që synojnë luftën kundër analafabetizmit, hapjen e konvikteve për të evituar problemet që mund të dalin nga distanca apo nga gjendja ekonomike e familjeve shqiptare, e shumë çështje të tjera. Katër konviktet kryesore, ai i Shkodrës, i Kosovës, i Dibrës dhe i Gjirokastrës, që iu kanë mundësuar arsim dhe qëndrim falas 300 djemve, flasin qartë që kufijtë arsimorë të Shqipërisë nuk ishin ato politikë që ne njohim sot dhe që programi i Kongresit Arsimor të Lushnjës nuk ishte vetëm një program teorik, por një realitet faktik që u arrit në mënyrë të paparë ndër të gjithë shqiptarët në kohë rekord. Më poshtë po japim dokumentin me vlerë të jashtëzakonshme e të botuar në këtë numër special:
Për të formuem nji mendim të kjarët mbi punët e bâmuna prej Ministris s’Arsimit rrotull ktyne dy vjetve, kujtoj se me këtë rasë do t’ishte mirë të flas shkurtazi dhe mbi institutet e ndryshme kryesore të hapuna për realizimin e parimevet të zhvillueme në këtë letër.
Demokratija e vërtetë na shtyn qi në ç’do orë të përpiqemi për pregatitjen e njij prêhni të ngrohët të djemvet të popullit, e sidomos t’asaj pijese qi s’âsht e zoja e vehtes së vet, e qi nuk din as nuk mundet t’i api edukatën e nevojshme djemvet të saj, por qi paguen, derdh djersë e bân ç’do fli për vend, e në ç’do sakrific âsht e para. Shteti këtë pjesë tëpopullit, e cila âsht e përbâme prej malsiravet, nuk e kishte siguruem me shkolla si duhet, edhe ato pak shkolla qi ndodheshin nëpër kto vende, kishin vetëm nji êmën, por ishin të çveshuna si nga veglat ashtu edhe nga mësuesat me aftësi.
Për t’i përgjigjun nga çdo anë zânit të popullit qi mrrijnte: Shkollat hapeshin, por në ç’mënyrë? Nji shtëpi, e errët, nji drrasë e zezë përpara, nji rrogesë nën kambë, me nji mësues me 60 ose 80 fr. ari në muej.
Këto shkolla të hapuna kso dore, nuk përfaqësojnë tjetër idé, veç asaj të luftimit t’analfabetizmit, qi âsht tepër e shpejtë për ne.
Për me mundë m’u përgatitë katundarve t’onë disa djem të zotët për ardhmenin, e për mos me bâm qi të bjerrin inteligensin natyrore të malsinavet t’ona, pëlqeva krijesën e Internatavet, tue mos u vûm veshin as pak kritikavet të bâmuna prej disa vetve qi u kundërshtojnë këtij mendimi.
Këto shtëpija edukate e vllaznimi, për veç themelimit t’asaj njisije morale, e cila âsht shtylla mâ e forta e ndërgjegjes komtare, kanë për qëllim edhe plotsimin e të mbetavet familjare, tue i mësuem djemt e jonë si të hanë, të pijnë, të vishen, të mprohen nga sëmundjet e sidomos do të plotësojnë disciplinën, qi âsht nji prej faktorve mâ me randsí në jetën e edukatës.
Me anën e këtyne internatavet do të na shporren njiherë e përgjithmonë ankimet e mosvazhdimit në shkollë, qi rrjedhin nga mungesa e komunikacjonit.
Mësuesavet të ktyne shkollavet do t’u sigurohet banimi, do të mundë të paguhen mâ mirë, kshtu qi kurrkush nuk do të pritojë mâ të shkojë ndër male.
Për fillimin e realizimit të këtij qëllimi, u çelën katër internata:
“Malet t’ona” në prefekturën e Shkodrës;
“Kosova” në prefekturën e Kosovës;
“Dibra” në prefekturën e Dibrës;
“Labrija” në prefekturën e Gjirokastrës.
Sod nëpër kta katër internata janë pëmbledhun afër 300 nxânsa të malsinavet.
Plotsimi i mësimevet mbas shkollës fillore detyronte djemt e jonë të dilshin jashta vendit të tyne, në nji moshë të vogël; përveç ksaj po të mendohen drejtimet si edhe rrymat e ndryshme të kulturës qi do të mirreshin nëpër kto shkolla, djemët e jonë, s’besoj se do të mundeshin të ken nji kulturë të njinjishme.
Për të mprojtun djemënin e jonë nga rreziqet e moshës e për të kursyer shtetin e familjt nga shpenzimet e mâ tepër për të ruejtun e për të forcuem karakterin komtar, u mora me themelimin e shkollavet të mesme: mbrenda në Shqipni.
Por për ngrehjen e tyne na mungojshin mjetet mâ të nevojshme, si trupi mësimuer me cilsít e duhuna, ashtu edhe tekstat shkollorë.
U detyruem pra t’i hapshim kto shkolla për disa kohë në gjuhë të hueja e me personal të jashtëm, tue i kompletuem me profesora shqiptarë.
Kështu u hap lyceu i Korçës dhe ai i Gjinokastrës; n’anë tjetër u themelue dhe nji gjymnas në gjuhën amtare me profesora Shqiptarë në Shkodër.
Nisjativa e marrun për pregatitjen e tekstavet të nevojshëm, për pak kohë do t’a përmirsojë do t’a plotësojë me të tâna nevojat qi ka ky institut. Në këtë mënyrë në nji kohë të afërme nuk do të kemi nevojë të jipen mësimet në gjuhë të huej. Kto shkolla edhe do të mundë të mbyllin rrugën e jashtme, dhe nxansave t’onë do t’u hapin portën e Universitetit për në çdo vend t’Europës.
Për pregatitjen e djemvet t’onë për në jetën intelektuale e praktike, u hap shkolla teknike në Tiranë, në të cilën ka filluem të gdhênet drûni i pyejevet t’ona e të shkrihet hekuri drejtë për së drejti prej duerve të djemve t’onë.
Me të kryemen e kësaj shkolle, nxansi shqiptar, fiton nji mjeshtri t’ushqejë vehten e vet. Ket mjeshtri ai mundet t’a përmirsojë e t’a perfekcjonojë tue vijuem nëpër shkolla teknike të nalta t’Europës.
Kjo shkollë me ndihmën e Kryqit të Kuq Amerikan, âsht plotsuem me të gjitha veglat e nevojshme të mjeshtrivet të përmenduna. Ndërtesa e saj u ngreh krejt e ré me ndihmën e Shtetit, edhe me nji bashkpunim të pa kursyem prej Drejtorit Amerikan.
Sivjet pranë këtij instituti âsht shtuem një degë e shkollës Normale, e cila ka për qëllim pregatitjen e mësuesavet për shkollë fillore si mbas methudhavet mâ të reja. Riforrma e vërtetë në jetën t’onë familjare vjen vetëm me anën e zhvillimit t’edukatës së fëmnës.
Ndër ato shkolla të pakta fëmnore qi kemi, përveç njij pakice, mësueset nuk e kanë zotsín e duhun e kultura e tyne âsht tepër e kufizueme.
Për t’i bâm ballë pra kësaj mungese, u votue edhe prej parlamentit hapja e njij shkolle normale fëmnore, e cila do të vijojë mësimet me vitin e ri shkolluer ku do të na pregatiten mësuese të vërteta.
Ç’do kom e ka për nderim kur të mundet me ruejtë dishmit e zhvillimit të vendit të vet. Kjo ndiesi e madhnueshme ka shkaktuem themelimin e Muzejvet, t’atyne ndërtesavet ku mblidhen e ruhen gjânat jetike të ç’do kohe, nëpër të cilat pasqyrohet shkalla e qytetnimit, edhe shijet artistike të njij komi.
Me themelimin e Shtetit t’onë të ri, u pa e arsyeshme themelimi i nji Muzeut. Për rojën e gjânavet qi do të mblidhen mâ vonë, u ngreh nji ndërtesë e posaçme e cila shpresoj për nji kohë të shkurtun do të jet vendi ku do të përmblidhen visaret e çmueshme të komit t’onë.
Në kët shkurtim të veprimvet të bâme nuk mund të lëhen pa u përmendë edhe përkujdesjet për të përmirsuem mësuesat me anë të kursavet pethagogjikë, plotsimi i libravet shkollorë për shkollat fillore, rregullimi e pasunimi i Bibliothekës Komtare e ndryshimet e përmirsimet e programevet të shkollavet t’ona.
Një dokument i tillë origjinal është një gurrë më vete me informacione nga më të ndryshme, e që mund të shërbejë për të shtruar shumë pyetje e për të marrë shumë përgjigje jo vetëm për atë kohë, por edhe për këtë të sotmen. Ajo që do të doja të tërheq vëmendjen është çështja e themelimit të muzeut që shtrohet si një nevojë e ngutshme në kuadër të arsimit dhe të ruajtjes së visareve të çmuara të kombit tonë. Vizioni i Kongresit Arsimor të Lushnjës është padyshim përtej atij të një mbledhjeje për hapjen e shkollave në të gjithë vendin. Përqafimi i idesë së krijimit të një arsimimi të mirëfilltë kombëtar, me cilësi të tillë që nxënësit të jenë të pranueshëm në universitetet e të gjithë botës, nuk duhet marrë si një e vërtetë e mirëqenë që vjen vetvetiu, sepse kushtet e kërkonin: të çlirosh të gjitha forcat progresive të kohës për të kontribuar me ide, projekte, e me gjithçka që mundeshin kërkon jo vetëm sinkroni energjish, por në radhë të parë një mendje të ndritur e një dorë sa të fortë për të drejtuar aq edhe atërore për të deleguar autoritet të specialistët përkatës.
Kur flitet për shkollat vendore dhe universitetet e Evropës, nuk mund të mos lë pa cituar fjalinë: Kto shkolla edhe do të mundë të mbyllin rrugën e jashtme, dhe nxansave t’onë do t’u hapin portën e Universitetit për në çdo vend t’Europës. Arsyeja është se nga njëra anë kërkohet që fëmijët të mos dalin jashtë vendit në moshë të re, por nga ana tjetër me rritjen e cilësisë së mësimdhënies nëpër shkolla synohet që të rinjtë shqiptarë të shkojnë në universitetet e Evropës, dhe të jenë të suksesshëm kudo që shkojnë. Kjo tregon që ai brez nuk kishte frikë nga fenomeni brain-drain që shikohet si problemi kryesor sot në vendin tonë, por përkundrazi, studimet në universitetet e Evropës shikoheshin si pasuri dhe vlerë e shtuar. E në fakt, këtë ata e dëshmojnë edhe me vetë profilin e tyre: shumica ishin të arsimuar në vende të huaja, dhe madje edhe kishin pasur një karrierë të shkëlqyer andej, por kjo nuk i kishte penguar të ktheheshin në atdhe dhe të punonin me gjithë zemër dhe me gjithë energjitë e tyre të harmonizuara, pavarësisht nga vendet e ndryshme ku kishin studiuar. Ata që kishin një formim jashtë vendit, kishin një vizion më të qartë për të ardhmen e vendit të tyre gjë që më kujton një moto të Muzeut Historik të Natyrës në Budapest që daton nga viti 1802 e që thotë: “Udhëto jashtë që të njohësh shtëpinë tënde.”
Sigurisht që në këtë numër special të Revistës Pedagogjike, nuk u la pa cekur as edukimi i gruas: Riforrma e vërtetë në jetën t’onë familjare vjen vetëm me anën e zhvillimit t’edukatës së fëmnës, për të cilën u hap një degë e veçantë në Normalen e Elbasanit, që kishte për qëllim formimin e mësuesve të shkollës fillore sipas metodave më të reja. Sinkroninë dhe harmoninë e forcave intelektuale në këtë rast specifik e gjej pikërisht në faktin që Parashqevi Qiriazi e kishte ngritur këtë problem që në shtator të vitit 1920 në editorialin e revistës së drejtuar prej saj Yll’i Mëngjezit, dhe pa kaluar dy vite, sugjerimi i saj u bë realitet. Më poshtë po japim të plotë shkrimin e saj në atë editorial:
Fleta e Editores.
Shënime Përmbi Arësimin Filltar Në Shqipëri
Në numurin e mbrapësme të Yllit Mengjezit çfaqmë disa mendime përmbi problemën e përgjithëshme të arësimit në Shqipëri. Sot dëshërojmë të bëjmë disa shënime të veçanta përmbi çështjen të arësimit filltar, i cili, dyke qënë nisja e arësimit, ka një rëndësi të veçantë , se në këtë periodë hidhet themeli përmbi të cilin do të mbështetet puna e shkollavet të veçanta edhe e shkollavet të nalta që do të pasonjë.
Pik së pari duhet të thomi se mendimi se një njeri munt të bëhet mësonjës në një shkollë filltare sapo që di të këndonjë edhe të shkruanjë është jo vetëm i remë, po edhe i rezikëshme. Përkundrazi një njeri, që të munt të bëhet mësonjës i shkollës filltare duhet, përveç diturisë së përgjithëshme, të ketë një pregatitje të veçantë për dëtyrën që dëshëron të marë. Duhet me të tjera fjalë të jetë një pedagag(!) edhe një psikollog i mbaruarë; duhet të dijë si çvillonet dhe qysh punon mëndja e fëmijës në çdo periodë të arësimit filltar se vetëm dyke ditur këto do të munt të jetë i zoti t’u japë fëmijës yshqimin mendor me mënyrën e duhur.
Prej nature gratë janë pajosur me durim më të gjërë se burat, dhe munt t’i kupëtojnë fëmijën më lehtë se burat; përandaj na duket se është më mirë që në rjeshtat e para të arësimit filltar të emërohen mësonjëse sa herë që të jetë e mundur.
Nështypjet që mer njeriu në moshë të arësimit filltar janë të thella dhe qendrojnë për jetë, dyke formuarë shtyllat të karakterit tij. Nga ky shkak mësonjësit të shkollavet filltare duhet drejtësisht të mburen se kanë rastin e çquarë të hedhin themelet të jetës edhe të vepërimit atyreve që nesër do të kenë në dorë fatin e atdheut; dhe duhet t’e nëmërojnë punën e tyre, jo si një barë të vështirë, po si një privilegj dhe si një nder të veçantë.
Dyke shkruarë këto radhë na arth ndër mënt një ngjarje e shënuarë, që tregon sa e madhe është vlera e arësimit filltar për të pritmen e një kombi. Pasi mori funt lufra Ruso-Japoneze, Qeveria e Mikados dyke dashur t’i çpërblenjë kumanderit të përgjithëshmë të ushtërisë shërbimet e mëdha që i bëri atdheut në kohë të luftës, e emëroj profesor në Universitetin më të çqarë (!) të Japonisë. Kumandari i lashtë dhe i urtë dyke dëgjuar arësyet që e ngutnë Qeverinë t’i japë një të tillë shkallë nderi, i kërkoj përunjësisht të bënjë një ndrim dyke thënë, “U lutem më mirë më emëroni mësonjës në një shkollë filltare. Këtu do të kem rastin të shtije themele të shëndosha për shërbim të atdheut.”
Në numurin e mbrapësmë të Yllit Mëngjezit rekomanduam që Ministria e Arësimit duhet të emëronjë në Shqipëri të Jugut mesonjës nga viset e Shqipërisë Veriut, dhe në Veri mësonjës nga viset e Shqipërisë Jugës. Po këtë masë e rekomanduam për shkollat e dyta, për shkollat e veçanta edhe për shkollat e nalta. Për shkollat filltare, hë për hë, gjer sa të formohet një gjuhë e përbashkëtë, duhet që mësonjësit të jenë vëndës, ose njerës që munt jo vetëm të kupëtojnë, po edhe të flasin gjhën e fëmijës që kanë për barë të arësojnë.
Gjithë kështu duhet që hë për hë për shkollat filltare të kemi libra të shkruara më gjuhën e vëndit; se me gjithë që ndryshimet dialektale të gjuhës shqipe nuku janë shumë të mëdha, prapë janë të mjafta për të ngatëruarë mëndjen e nxënjësvet të shkollavet filltare.
Po dyke rekomanduarë këto dy përjashtime për shkollat filltare nuku duam të thomi se sistemi duhet të jetë i ndryshmë për çdo krahinë të Shqipërisë. Jo; për kundrazi, Ministria e Arësimit duhet të kujdeset që tërë shkollat filltare të Shqipërisë si dhe shkollat e dyta të përdorin një sistem të bashkëtë, se vetëm me këtë mënyrë do të munt t’u japim fëmijës parime themeltare të njejta, të cilat do të ndihmojnë për të prurë bashkimin e vërtetë të kombit.
Jemi të sigurtë se Ministria e Arësimit ka vendosur që tërë prindërit të jenë të dëtyruarë të dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë sapo harijnë moshën prej 7 vjet. Po që të munt të zbatohet kjo masë plotërisht duhet që arësimi filltar të jetë gratis. Përveç kësaj duhet t’u jepen libra gratis të gjithë atyreve që janë të vobektë; edhe në çdo katunt, sa do i vogël që të jetë, duhet të fillohet të pakën një shkollë filltare; edhe kështu nuku do të mbetët as një shkak ndjese pse fëmija të mos dërgohen në shkollat filltare.
Është e ditur se jo tërë fëmija do të pasojnë mësimet përtej shkollës filltare; prandaj këto shkolla duhet të kenë një të tillë program që kur të dalin fëmija prej syresh të munt të hyjnë në jetën shoqërore edhe të mundin gjithë se cili të kapnjë një punë edhe të jetë i zoti të pajosnjë mëndjen e vet me njoftime të rea edhe të nevojëshme në fushatë të dëtyrës tij.
Koncepte të tilla si në editorialin e Parashqevi Qiriazit janë në fakt mjaft të përhapura në atë kohë, dhe të prezantuara gjerësisht në botimet e kohës, gjë që tregon për një lëvizje mbarëkombëtare të intelektualëve shqiptarë, më shumë sesa për iniciative sporadike, siç mund të na duket ne pas një shekulli. Arsimi me parime demokratike, ku edukata e fëmijëve nuk është vetëm e drejtë dhe detyrë e prindërve, por e “e drejtë trifishe: ajo e prindvet, ajo e fëmis edhe ajo e Shtetit,” ku “mësuesat e formuem e të pregatitun prej shtetit ndër shkolla normale të posaçme, dhe të shënuem prej auktoritetit të rregullshëm, të Ministrit t’Arsimit, … vepron n’êmën të kombit, e përfaqson shtetin.”
Shkolla kombëtare do të synonte në radhë të parë të përçonte vlera e moralit të përjetshëm si respektin, nderimin dhe dashurinë ndaj prindit, dashurinë ndërmjet fëmijëve, mërinë kundër gënjeshtrës, drejtësinë e kthjellësinë në marrëdhëniet shoqërore, ndjesinë e dinjitetit personal, detyrimin për të mësuar e për të punuar mirë për vendin e për kombim etj., parime këto që nuk i përkasin asnjë besimi, por që janë visare të njerëzimit. Shkolla popullore synonte, pra, të ishte një shkollë asnjanëse, por jo me indiferencë për ndjesitë fetare, pasi ajo është një shkollë kombëtare, e një kombi ku shtetasit janë mbështetur në ndjesitë fetare të ndryshme. Përparimi shorëqor me anë të shkollës kërkonte që i gjithë populli të merrte pjesë në të, dhe me qëllim që arsimi të ishte vërtetë kombëtare, ishte kusht themeltar që ai të ishte “falas, i detyrueshëm dhe asnjanës.”
Duke ofruar mësimin falas, synimi ishte që të shtrihej parimi i bazazisë për të gjithë shoqërinë: “Dhânja e mësimit falas për fëmít âsht barasija (egalité) për prindët, dhe shholla (!) fillore duhet të jét, mâ parë, streha e barasís.” Nga ana tjetër familjet detyroheshin me ligj që t’u jepnin mësimin fillor fëmijëve, sepse fëmija nuk i përket vetëm asaj, por i përket shoqërisë, kombit dhe pastaj familjes. Marrja e mësimit fillor u ngrit në të drejtat kombëtare që gëzonte individi, dhe askush nuk mund t’ia mohonte atë fëmijës, duke e detyruar familjen dhe shoqërinë që t’ia siguronte atë me çdo kusht.
Titulli origjinal – INSTITUCIONALIZIMI I GJUHËS SHQIPE NËPËRMJET KONGRESIT ARSIMOR TË LUSHNJES – 15-29 GUSHT 1920
Dr. Etleva LALA
Eötvös Loránd Tudományegyetem (Universiteti ELTE)
Programi i Albanologjisë, Budapest, Hungari
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 