“Lulani Muze”, me veprat e artistit të shquar në Muzeun Historik Kombëtar

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ekspozita “Lulani Muze” me veprat e piktorit Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë u çel për publikun të hënën në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita me vizatime dhe piktura është kuruar nga Helidon Haliti, ku prezantohen dhe objekte personale të autorit. Në hapjen e saj merrnin pjesë emra të njohur të artit dhe kulturës. E pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi, përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Kosovës, etj. Veprat në ekspozitë u sollën nën kujdesin e vajzës së tij, Ormira Lulani dhe kuratorit piktori Helidon Haliti. Në fjalën e tij kuratori Haliti, e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant, duke lënë pas mbi 1800 vizatime. “Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën mbi 1800, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë-copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra”, tha Haliti, për diplomën që është në ekspozitë. Në hapje të kësaj ekspozite, kuratori Haliti ndër të tjera tha se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze. “Dua të jetë muze në Shkodër, secili nga artistët e mëdhenj padyshim do të kenë muzeumet e tyre’”, u shpreh ai. Ekspozita e Ismail Lulanit një prej emrave të mëdhenj të artit u hap në muze, por vajza e piktorit Ormira Lulani u shpreh se ndihej shumë mirë që kaq shumë njerëz e duan, respektojnë dhe nderojnë veprën e babait të saj. “Kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite, ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit”, tha mes të tjerave vajza e piktorit. Ismail Lulani (Tuz, 26 mars 1933- Shkodër, 6 tetor 2002) një nga emrat më të shquar të artit shqiptar. Ismail Lulani krijoi në dy sisteme shoqërorë të ndryshëm, por ai mbetet një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit të XX. Sot

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 