INTERVISTA/ Saimir Pirgu, shkëlqen si “djali i keq” në Royal Opera House

E shtunë, 27 Prill, 2024

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka shkëlqyer në rolin e Steva-as, në operan “Jenufa”, të kompozitorit cek, Leos Janacek, produksion i Royal Opera House.

Shtypi britanik nuk i ka kursyer superlativat në kritikat e tij, për Saimir Pirgun.

Gazeta The Guardian shkruan: “Saimir Pirgu ishte një Steva i shkëlqyer, kokë bosh por tërheqës, zëri i tij dilte me mjeshtëri dhe depërtonte muzikën, që ndonjëherë ishte pak e vrazhdë. 29.09.2021

“Tenori I shkëlqyer shqiptar, Saimir Pirgu” shkruan Fiona Maclean

Në gazetën The Times: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu është i shkëlqyer në rolin e Steva-s”

“Tenori shqiptar Saimir Pirgu solli në skenë një Steva tërheqës e simpatik ” shkruhet në “The Article”

Gazeta “Independent”: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu sjell një Steva të shkëlqyer.”

“Seen and Heard International”, shkruan: “Števa, Saimir Pirgu, ishte një zë i fortë, por në të njëjtën kohë një aktor i jashtëzakonshëm. Tenori shqiptar Pirgu, ka gjithë forcën që i duhet rolit, por demonstron edhe tone fenomenale. Ishte me të vërtetë fat të kishe Pirgun pjesë të kësaj  opere.

Gazeta “Financial Times”: “Saimir Pirgu një romantik i jashtëzakonshëm, një Steva me zë të fuqishëm” (Richard Fairman) 29.09.2021

“Culture Whisper”: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu në rolin e Steva-s, triumfon, me zërin e tij Italianate brio”

“Opera Today”: “Tenori Saimir Pirgu, rrezaton”

Unë pata mundësinë të zhvilloja një bisedë me Saimir Pirgun pas shfaqjes së fundit, dhe fillimisht e pyeta se çfarë ishte ndryshe tek rolin i Steva-s:

“Kur kthehesh në një teatër të rëndësishëm, siç është Royal Opera House, pasi ke bërë rolet e repertorit kryesorë në opera si Rigoletto, La Traviatta apo Boheme, është përgjegjësia e artistit ndaj publikut dhe kritikës, kur sjell diçka tjetër. Eksperimenti që bëra vite më parë me King Roger, solli shumë interes, edhe tek unë si artist. Ishte një sfidë për mua, fakti që mora një rol që nuk hyn në repertorin e një tenori Italian, siç jam unë. Kryesisht këto role i evitojmë se janë edhe të vështira për t’u mësuar, por edhe nuk janë të një repertori të zakonshëm. Kjo ka bërë që karriera ime dhe të zgjerohet, dhe kur m’u dha mundësia, kur më pyetën nëse do të më interesonte një rol si ky i Stevës, e pranova. Në fillim m’u duk shumë pak, si rol, se jam mësuar me role më të mëdha, por në jetën e një artisti duhet të sjellësh diçka të re, dhe sigurisht, fakti që ishte në gjuhën ceke, është një sfidë tjetër.

Ju nuk e flisni gjuhën çeke? Si mundët të interpretoni në një gjuhë të panjohur për ju?

Jo Nuk flas çekisht, duke mos folur çekisht, e mësova tekstin përmendësh, dhe duhet të lexosh shumë për historinë, për shfaqjen. Është një shfaqje me nivel shumë të lartë. Claus Guth, që është regjisori, dhe Henrik Nanasi, dirigjenti, janë specialistë të këtij repertori. Ishte një premierë absolute, pasi është hera e parë që kjo opera vihet në skenë në Operan Mbretërore të Londrës, pas 20 vjetësh. Trupa është e shkëlqyer, siç janë gjithmonë në Operan Mbretërore, por sfida ishte shumë e madhe, por edhe e papritur, dhe të them të drejtën nuk kisha ndonjë pritshmëri të madhe. Nuk e kisha menduar që një rol i atillë, mund të të japë një sadisfaksion kaq të madh, nga ana interpretative dhe nga ana skenike. Kjo është diçka që më ka lënë shumë mbresë, dhe që u vlerësua shumë nga kritika.

Ndërsa premiera e Jonufës në Londër ishte më datë 28 shtator, ju më 15 shtator kishit premierën e një tjetër Opere në Thatre des Champs-Elysees në Paris, Operas Manon.  Si mundët të ishit edhe në Londër, dhe në Paris, në të njëjtën periudhë kohe?

Edhe opera Manon ishte për herë të parë në Paris, dhe ishte në të njëjtën ditë me inaugurimin e Teatrit të Operas në Tiranë, dhe ne fakt unë duhet të isha në tre vende në të njëjtën kohë. Por ishte e pamundur për mua që të isha në Tiranë, pasi edhe në Londër ishte hapja e sezonit, po kështu edhe në Paris më 15 shtator me Operan Manon. Ka qenë një muaj shumë i ngarkuar. Sapo dolëm nga pandemia, unë kam qenë i tejngarkuar me punë, që është diçka shumë e mirë.

Po si e përballoni këtë lloj ngarkese, Londër-Paris-Tiranë, dhe bëhet fjalë për një premierë të Jonufa-s pas 20 vjetësh ne Operan Mbreterore të Londrës dhe një premierë të Manon në Paris?

I përballoj pa u menduar shumë, dhe duke u fokusuar tek ajo se çfarë duhet bërë, dhe sidomos kur janë produksione të ndryshme, në teatro të mëdha si këta, që duan një përqendrim të veçantë. Përgjegjësia është shumë e madhe, dhe sidomos rolet në gjuhën frënge janë edhe më të vështira, pasi frëngjishtja është e vështirë për t’u kënduar mirë, në krahasim me gjuhët e tjera.

Roli i Steva-s në operan Jonufa, është ndryshe nga rolet tuaja të zakonshme, është një rol negativ, është kjo hera e parë?

Nuk është hera e parë në rol negativ, por është hera e parë që është kaq i drejtë përdrejtë, shpërfillës, kaq menefregist, kaq egoist, dhe nuk është e lehtë të personalizohesh si aktor në një shfaqje të tillë, kështu që isha kurioz edhe për të kuptuar veten. Dhe të them të drejtën nuk e kisha idenë se çfarë do dilte, por ishte eksperiment, “hajde t’a provoj”. Dhe nuk është e thënë në jetën e një artisti që të gjitha rolet te funksionojnë. Ka role edhe që nuk funksionojnë, nuk është ndonjë problem i madh. Një gjë është e sigurt që unë me këtë rol dola nga zona e rehatisë, nga suksesi i sigurtë. Për mua është shumë e rëndësishme të mos mbetem në një vend dhe në një repertor.

Intervistoi për “Diaspora Shqiptare” – Mirela Shtembari Londër

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 