Itali/ Shqiptari Erion Fishti fiton talent show-n e gatimit në televizionin Sky

E enjte, 28 Tetor, 2021

23-vjeçari Erion Fishti është fituesi i edicionit të tretë të Akademisë së Kuzhinierit Antonino Cannavacciuolo, program televiziv i transmetuar në Itali në platformën SKY. Fishti ka rezultuar të jetë më konkurruesi dhe më i eturi për të arritur përsosmërinë, në këtë edicion dhe ambicia e tij është shpërblyer me trofeun e fitimtarit.

Erion Fishti ka lindur në Shqipëri dhe është vendosur me familjen në Maratea që në moshën 2 vjeç. Ai është diplomuar në Institutin për Hoteleri Turi në Matera dhe më pas ka marrë një diplomë tjetër nga prestigjiozja “Alma”, shkolla ndërkombëtare e kuzhinës italiane në Colorno, në provincën e Parmës.

Në prezantimin e tij të parë në emision Erioni ka treguar se preku tiganin e tij të parë në moshën gjashtë vjeçare me gjyshen e tij: “E preka tiganin tim të parë në moshën gjashtë vjeçare me gjyshen. Një eksperiment që shkoi keq” ka rrëfyes fituesi i talent show-t.

Talent show “Antonino Chef Academy”, është një program shumë i ndjekur në Itali. Në qendër të vëmendjes, janë kuzhinierët e rinj të cilët konkurrojnë për të siguruar një vend në kuzhinën prestigjioze të “Villa Crespi”. Ky është restoranti i kuzhinierit Antonino Cannavacciuolo i cili në program është mësuesi dhe gjykatësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 