Itali/ “Mësonjëtorja” në Breshia pajiset me tekstet e mësimit të gjuhës shqipe

E shtunë, 18 Maj, 2024

Sot shkolla shqipe “Mësonjëtorja” në Breshia është pajisur me tekstet e mësimit të gjuhës shqipe mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Në këtë orë të dytë të mësimit për vitin 2021-2022 ishte e pranishme edhe oficerja koordinuese e Diasporës në Itali Luljeta Çobanaj.

“Ajo sot solli për fëmijët librat e përgatitur për këtë vit shkollor dhe njëkohësisht inspektoi vendin ku zhvillohet mësimi, si dhe ndoqi edhe orën e parë të mësimit. La të kuptohet se përshtypjet e saj ishin pozitive për sa i përket ambientit të mësimdhënies gjithashtu edhe për sa i përket profesionalizmit të mësueseve të shkollës. Këtë vit të ri shkollor, duke parë prurjen e një klase të re fëmijesh që vinë për herë të parë jemi të detyruar që të marrim edhe një ambient tjetër për mësimdhënie. Të gjitha këto arritje suksesesh flasin për një punë serioze të mësueseve të kësaj shkolle nga ana profesionale dhe nga ana tjetër seriozitet nga ana e shoqatës: Associazione Comunità Albanese in Italia për përgatitjen e infrastrukturës dhe çdo gjëje tjetër qe lidhet me organizimin e mësimdhënies së kësaj shkolle” thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndërsa koordinatori i shkollës shqipe “Mësonjëtoria Breshia’ Ahmet Bendo tha “Gjej rastin të falenderoj drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën zonjën Mimoza Hysa dhe qeverinë që i kushton një vëmëndje të veçantë mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e Diasporës.Personalisht ndjehem i lumtur për përpjekjet dhe arritjet, që një grup shqiptarësh ka arritur, për ruajtjen e promovimin e gjuhës sonë, artit e kulturës sonë kombëtare, në një tokë, që tashmë nuk është më e huaj për ta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 