Ndahet nga jeta arkeologu që zbuloi qytetet ilire të Dimalit dhe Olympes

E diel, 19 Maj, 2024

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare arkeologu dhe studiuesi i njohur Burhan Dautaj. Puna e tij shumëvjeçare në qendra të ndryshme arkeologjike, si: Apoloni, Dimal, Olimpe, Maliq, Koplik, Antigone, etj., ka dhënë rezultate shumë të rëndësishme.
Burhan Dautaj është autor i gërmimeve disa vjeçare në vendbanimin ilir të Krotinës dhe i identifikimit të rrënojave antike të zbuluara në këtë vendbanim me ato të qytetit ilir të Dimalit. Falë punës së tij, kemi një tjetër vendbanim ilir të identifikuar, pikërisht atë të Olympe-s në fshatin Mavrovë në Vlorë.
Studimet e larta i ka kryer për Arkeologji në Sofje, Bullgari. Në vitin 1960 emërohet arkeolog pranë Sektorit të Arkeologjisë, Instituti i Shkencave, më pas Instituti i Arkeologjisë. Në vitin 1977 transferohet në Institutin e Monumenteve të Kulturës me detyrën e Zv. Drejtorit. Në vitin 1978 emërohet Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë viteve 1982-1983 ka punuar sërisht si Zv. Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Prej vitit 1983 e deri në 1993 kur doli në ension, ka punuar si Arkeolog Restaurator pranë Sektorit të monumenteve të Arkitekturës Antike-Mesjetare. Gjatë viteve 2006-2009, ka qenë konsulent shkencor i projektit shqiptaro-gjerman të Teatrit të Apolonisë dhe gjatë viteve 2010-2012 ka qenë konsulent shkencor i projektit shqiptaro-gjerman të Dimalit.
Instituti i Arkeologjisë ndan dhimbjen për këtë humbje të komunitetit të arkeologëve. Profesor Burhan Dautaj la pas një kontribut të pasur me artikuj të shumtë në shtypin e specializuar vendas dhe të huaj. Një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit profesional e personal e ka ndarë me shoqen e jetës dhe kolegen Prof. Aleksandra Mano.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 