Konferencë shkencore për Bahri Becin, figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare

E shtunë, 18 Maj, 2024

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare për akademik Bahri Becin, si figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të konferencës tha se jeta profesionale e Bahri Becit është realizuar nga metropoli në rrethina, nga aulat universitare pariziene (si student e si mësimdhënës) në krahinat më të thella të vendit, ku jetoi e arkivoi lëndë gjuhësore me shumë vlerë për sot e të ardhmen.

“Sot ne e kemi të vështirë të pohojmë nëse është më i rëndësishëm kontributi i Bahri Becit si bashkëhartues dhe drejtues i projektit madhor Atlasi dialektologjik i shqipes, pjesë e korpusit të Akademisë së Shkencave, Trashëgimi shpirtëror i popullit shqiptar apo historiani i gjuhës, që, me anë të formave dialektore, përpiqet dhe arrin të rindërtojë të shkuarën e shqipes, deri tek burimi i saj prej ilirishtes”, tha akad. Gjinushi.

Kryetari i ASH, theksoi se me punën dhe kërkimet e Bahri Becit dialektologjia u kthye nga një shkencë terreni në disiplinë me rëndësi për burimin historik të gjuhës sonë amtare, për dallimet që u shfaqën në procesin e kapërcyellit dhe dallime të tjera që lidhen kryesisht me rrethana historike dhe me ndikimin e gjuhëve në kontakt dhe sidomos të ndikimit të atyre ligjërimeve që njihen si lingua franca, qoftë në përdorimin laik, qoftë në përdorimin liturgjik.

“Në jetën shkencore të akademikut Bahri Beci, që nis qysh në vitin 1958 dhe vazhdon deri më sot, mbi gjashtë dekada në formim e kërkim, ka shumë kulme e arritje edhe në veprimtarinë universitare, siç është mësimdhënia për një periudhë të gjatë në Institutin e Gjuhëve Orientale INALCO të Parisit; përfaqësimi i gjuhësisë shqiptare në shoqatën e studiuesve europianë të dialekteve ALE (Atlas Linguarum Europae) dhe drejtimi i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, ku ai ka lënë gjurmën e vet të vlerësueshme”, tha Gjinushi.

Prof. dr. Shaban Sinani me kumtesën: “Dialektet si bartës kulture: e folmja e Reç-e Dardhës në kërkimet dialektologjike të Bahri Becit” paraqiti një lexim antropogjuhësor dhe sociogjuhësor të studimit të B. Becit “E foljma e Reç-e-Dardhës” botuar në vitin 1964.

Ai theksoi se sot, për shkak të urbanizimit, teknologjisë së komunikimit dhe ndikimit të gjuhës letrare të njësuar, tashmë me një status hierarkie më të lartë intelektualiteti e kulture në raport me të folmet lokale, bartës si ata që kishte si bashkëbisedues B. Beci në ato vite thuajse nuk ka më. Kështu që ky botim i hershëm merr dhe vlerën e dëshmisë për disa dukuri që nuk gjenden më, si kuantiteti i tingujve të shqipes në Reç-e-Dardhë, hundorësia, diftongimi e më shumë se diftongimi, bashkëngjitjet, realizuar metodologjikisht me saktësinë e dialektologjisë laboratorike e të gjuhësisë kuantitative.

“Për nga rëndësia për studimet antropogjuhësore veçoi rëndësinë e nocionit “mal” si njësi organizimi tradicional paraosman në Dibër (Šufflay përmend “capitaneus Hottorum montagne” në mesin e shek. XIV); rolin e lumit Drin si një “limes” që ndan e bashkon Lekni e Gegni, njëherësh dhe zonat e ndikimit të kanunit të Dukagjinëve dhe Kastriotëve; shprehur edhe në emërtimet e përveçme të vendeve, regjistruar nga Beci (Tejdrine e Përdrine, pastaj edhe Podrime, Zadrimë, Drinsht sipas W. Kamsit, Pridren sipas Eric Hamp, madje edhe Sco-drin-on sipas disave)”, tha akad. Shaban Sinani.

Në këtë veprimtari u ndoqën me interes edhe kumtesa e prof. dr. Tomor Osmanit “Rreth kontributit të veçantë të akademikut B. Beci për historinë e standardizimit të shqipes” dhe kumtesa e prof. dr. Artan Haxhit, “Bahri Beci-albanologu dhe akademiku”, ku përshkroi të gjitha kontributet dhe vlerat e akad. Bahri Becit si figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare. / ATA