Itali/ 30 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Vatikan, mbahet konferenca

E shtunë, 4 Maj, 2024

Më datë 5 tetor 2021, me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënive diplomatike midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, me iniciativë të Kreut të Misionit znj. Majlinda Dodaj, Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shejtë organizoi Konferencën me titull: “Shqipëria dhe Selia e shënjtë në sfidën për lirinë fetare”, si dhe ekspozitën “Dhunimi dhe rilindja e lirisë fetare”, e cila u mbajt në Pallatin e Kancelarisë në Romë.

Ky aktivitet u inagurua nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet (Ministër i Jashtëm) Shkëlqesia Tij Imzot Paul Richard Gallagher.

Në fjalën e tij Imzot Gallagher, ndër të tjera u shpreh se “Selia e Shenjtë nuk do të mungojë ta mbështesë Shqipërinë në udhën drejt bashkimit të plotë me familjen e popujve evropianë”.

Në qender të Konferencës ishte rrugëtimi për të mbërritur në ringjalljen e Kishës Katolike e të lirisë fetare.

Imzot Gallagher përshkroi udhën e raporteve ndërmjet dy vendeve që nga ardhja e komunizmit në Shqipëri e shpallja e Legatit Apostolik të atëhershëm, Imzot Leone Nigris , si person i padëshiruar e, deri në rifillimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Rruga 30-vjeçare, pas komunizmit  -kujtoi ai- është plot me ngjarje të rëndësishme, ndër të cilat vizita e Nënë Terezës, e më pas ajo e Papa Gjon Palit II e ajo e Papa Françeskut. Liria fetare filloi të bëhej gjithnjë e më e fuqishme, duke kontribuar në shtimin e dialogut e të bashkëpunimit ndërfetar, për të cilin Shqipëria është shembull në të gjithë botën.

“Pas shumë vitesh ateizmi – solli në vëmëndje Imzot Gallagher – gjatë të cilave siç ka thënë Papa Françesku ‘Shqipëria për fat të keq ka qenë dëshmitare për sa dhunë e për sa drama mund të shkaktojë përjashtimi me forcë i Zotit nga jeta personale dhe komunitare’, në jetën e shoqërisë shqiptare filloi një periudhë e re historike. U kthyen veprimtaritë fetare dhe të gjitha bashkësitë fetare, luajnë sërisht një rol të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve.  Si istitucionet e bashkësive fetare, ashtu edhe autoritetet shtetërore, marrin pjesë në proçesin dinamik të kthimit në traditën e tyre”.

“U kthye liria fetare – nënvizoi Imzot Gallagher – e cila gjithësesi është edhe sfidë, sepse siç thoshte Shën Gjon Pali II, “Liria e vërtetë fetare u ikën tundimeve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe nxit dialogun konstruktiv e plot respekt, sidomos në botën e sotme të globalizuar”.

I pranishëm në këtë Konferencë edhe Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë -Durrësit Imzot George Frendo, i cili u përqëndrua kryesisht në 30 vitet e bashkëjetesës paqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Republikës së Shqipërisë, duke sjellur dëshmitë dhe ekperiencën personale. Imzot Frendo nënvizoi rolin e Kishës Katolike në denoncimin e problemeve të shoqërisë shqiptare dhe në ndihmën për t’i kapërcyer ato. Gjithashtu vuri në dukje kujdesin e veçantë të Selisë së Shenjtë për vendin, që persekutimi komunist i dha shumë martirë, sot të Lumë, të nderuar e të respektuar.

Ndër relatorë të tjerë, dhe Profesori i Universitetit Roma Tre, historiani Roberto Morozzo della Rocca i cili u përqëndrua në “Liria Fetare në ShQipëri gjatë regjimit komunist”. Profesori i Universitetit Papnor Gregorian Jan Mikrut, u përqëndrua mbi “Papninë e Gjon Palit II në Evropën Qendro -Lindro, me riferiment të veçantë Shqipërinë”.  Profesoresha e Universitetit të Studimeve të Perugia-s Maria Gabriella Belgiorno u kokusua mbi temën: “Liria Fetare në Kushtetun shqiptare”. Në përfundim gazetari i gazetës me drejtim religjoz AVENIRE – Mimo Muolo,  në kumtesën e tij solli në vëmëndje “Shqipëria në Zemrën e Tre Papnive të Fundit”.

Në hyrje  të Sallës ishte instaluar dhe Ekspozita me temë  “DHUNIMI DHE RILIDJA E LIRISë FETARE” , ku u ekpozuan fotografi nga persekutimi i klerikëve dhe rënimi i Kishave gjatë periudhës së regjimit komunist si dhe nisja e lirisë fetare,  dhënia e Meshës së parë, rindërtimi i Kishave dhe të gjitha istitucioneve të tjera fetare, si dhe vizitat e dy Papëve në vendin tonë, Papës Gjon Pali II dhe Papa Françeskut.

Në përfundim, për të pranishmit u ofrua nga Ambasda e RSH-në Vatikan, u ofrua një koktej.

Të pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadorë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Profesorë nga Univeritetet Roma Tre, “La Sapienza” dhe Universiteti Papnor Gregorian, gazetarë, autoritete italiane dhe të Vatikanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 