Gjermani / Shoqata e prindërve RBK, një histori suksesi

E premte, 26 Prill, 2024

Në Gjermani, angazhimi i qytetarëve përmes shoqatave, organizatave, forumeve apo fondacioneve të ndryshme, ka një traditë që i ka fillimet e saja para 200 vjetësh. Sot numërohen mbi 600.000 shoqata të regjistruara në Gjermani, 7 herë më shumë se para 50 vjetësh dhe ku janë aktivë mbi 23 milionë anëtarë nga shoqëria civile. Edhe Diaspora shqiptare është e përfaqësuar nga shumë shoqata kudo në botë. Në Gjermani janë rreth 140 shoqata shqiptare, disa prej të cilave me një traditë të gjatë prej më shumë se 20 vjetësh. Këto shoqata luajnë një rol të madh në prezantimin e kulturës shqiptare dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar për brezat e rinj që lindin e rriten në Gjermani. Një ndër këto shoqata që ka një rrugëtim prej gati dhjetë vitesh, është edhe “Shoqata Kulturore Shqiptare“ Rheinisch Bergische Kreis e.V. (RBK) me Kryetar, zotin Nexhmedin Uka.

Ideja për krijimin e kësaj shoqate lindi si dëshirë e mësueses së gjuhës shqipe, Mimoza Leka dhe  prindërve të nxënësve të mësimit të gjuhës shqipe. Duke qenë se prindët kishin një rol shumë të rëndësishëm dhe mjaft aktiv jo vetëm në mbarëvajtjen e funksionimit të shkollës në gjuhën shqipe, por edhe më gjerë, Këshilli i Prindërve së bashku me mësuesen mori iniciativën që të krijohet një shoqatë që ka si qëllim kryesor mbështetjen e kësaj shkollë dhe këshillin e prindërve. Pa humbur kohë, iniciativa e nisur u bë realitet duke e regjistruar këtë shoqatë zyrtarisht në organet ligjore gjermane si një shoqatë jofitimprurëse, pikërisht në vitin 2011. Fillimisht kjo shoqatë u drejtua nga dy gra e më pas nga zoti Uka, i cili kujton edhe si nisi ky rrugëtim atëherë:

“Fillimisht këtë ide e përqafuan jo shumë vetë, por ishin  prindërit e fëmijve ata që iu bashkangjitën dhe tërhoqën më pas shumë shqiptarë të tjerë duke shtuar rradhët e anëtarëve të shoqatës. Ishte diçka që nuk e prisnim, ndaj edhe u entusiasmuam shumë pasi përfshirja e sa më shumë e prindërve na jeptë mundësinë jo vetëm ta mbështesnim shkollën shqipe, nxënësit e saj dhe të rinjtë në përgjithësi, por edhe të krijonim kontakte mes nesh duke u bërë një komunitet mjaft aktiv dhe me shumë ide e projekte për të ardhmen. Natyrisht që në qendër të gjithë kësaj ishtë vetë mësuesja e gjuhës shqipe, zonja Leka, e cila na ka mbështetur dhe në ka motivuar për të qenë një shoqatë model në gjithë këtë rrethinë“.

Sipas zotit Nexhmedin Uka, i cili jeton në Gjermani prej vitit 1993, fillimi nuk ka qenë i lehtë.  Krijimi i një shoqatë në atë kohë nuk gjente mirëkuptim tek bashkëatdhetarët, të cilët ishin të lodhur dhe zhgënjyer dikur nga Klubet shqiptare që shpesh ishin kthyer në zyra partie ku përplasjet me njëri-tjetrin kishin krijuar një imazh jo të mirë në komunitetin shqiptar dhe gjerman në shumë qytete. Ndaj shoqata e re e sapokrijuar në atë kohë bashkë më këshillin e prindërve mori përsipër që përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme të ndryshojë edhe „biografinë“ e shqiptarëve, të ndryshojë vetë pozicionin e tyre social duke qenë edhe më të hapur dhe aktivë me njëri – tjetrin në aspektin kulturor dhe duke ndihmuar mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e tyre.

Sot Shoqata Kulturore Shqiptare RBK e.V. ka krijuar fizionominë dhe identitetin e saj me një CV mjaft të pasur në këtë rrugëtim dhjetëvjeçar. Me krenari kryetari i saj mburret për arritjet e shoqatës:“Shoqata jonë sot renditet e para në rradhë në listën e gjatë të shoqatave të të huajve që eksiztojnë në Rheinisch Bergische Kreis. Shoqata është për të pestën here bashkëorganizatore e evenimentit: “Profesioni im, e ardhmja ime. Me nje profesion, drejt suksesit”, ku të rinjtë kanë fatin të njihen më konkretisht  me sistemin shkollor ne Gjermani dhe me rruget qe mund te ndjekin deri ne nje profesion. Shoqata ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në përmasa shumë të mëdha, siç janë:

Dy herë në vit kampionatet e  futbollit, ku nuk luhet vetëm futboll, por edhe ndonjë aktivitet që e shoqëron këtë kampionat. Çdo vit festojmë 8 marsin, Ditën e gruas, një aktivitet ky tashmë tradicional ku marrin pjesë të gjitha gratë, nënat apo gjyshet shqiptare. Gjithashtu jemi pjesëmarrës në shumë aktivitete të festave gjermane në rajonin ku ne jetojmë dhe festojmë së bashku Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Por më e veçanta e punës së shoqatës është edhe organizimi i aksioneve humanitare në ndihmë të njerëzve në nevojë, veçanërisht ndihma për fëmijët e sëmurë shqiptarë si dhe aksioni i organizuar ne Bergisch Gladbach në bashkëpunim me  shoqatën AIK në nje turne futbolli humanitar kushtuar viktimave të tërmetit në Shqiperi“.

Natyrisht që numri i aktiviteteve në këto dhjetë vjet nga kjo shoqatë janë të shumta dhe është e pamundur për ti përmendur të gjitha. Por sipas Kryetarit, i gjithë suksesi i veprimtarisë së gjithëanshme të shoqatës nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të përmendej edhe një fakt: Shoqata është mbi të gjitha apolitike dhe ka funksionuar shumë mirë, sepse ka funskionuar si shoqatë e të gjithëve dhe jo vetëm e kryesisë. Diskutimet janë bërë të hapura, vendimet po ashtu. “Kemi respektuar për çdo vendim votën e shumicës. Mes nesh ka një pluralizëm model dhe gratë kanë pasur përparësi “, thekson zoti Uka, i cili bashkë me gruan e tij dhe tre fëmijët është gjithmonë model për gjithë anëtarët e shoqatës.

Sigurisht që dhjetë vjetë nuk janë shumë, por nëse kthen kokën prapa, bilanci flet vetë për një punë kolosale të kësaj shoqate, të Këshillit të prindërve të shkollës shqipe apo të vetë mësueses, Mimoza Leka bashkë me nxënësit. Larmia e aktivieteve shoqëruar me koncerte të shumta edhe nga grupi i valleve të kësaj shoqate i ka bërë shqiptarët edhe më të lidhur me njëri-tjetrin duke prezantuar me dinjitet para publikut gjerman traditat dhe kulturën shqiptare. Festa e Famurit, apo për Pavarësinë e Kosovës, 8 Marsi, apo Ora letrare, eskursioni me nxenesit e shkolles shqipe te Rheinisch Bergischen Kreis në Kosovë dhe Shqipëri, vizitat në muze, shëtitjet nëpër parqe apo organizimi i festës së verës si dhe të tjera aktivitete,  janë dëshmi e një pune mjaft të madhe dhe të suksesshme të kësaj shoqate.

Madje edhe në kohën e Coronës, anëtarët e shoqatës kanë qenë mjaft aktivë në ndihmë të njerëzve të moshuar apo në ndihmë të fëmijëve shqiptarë përmes mësimit online. Kurse gjatë kohës së fluksit të madh të refugjatëve të ardhur nga Kosova apo Shqipëria para gjashtë vjetësh, kjo shoqatë u kthye në një „strehë“ për ata duke i ndihmuar me përkthyesë apo „këshilltarë“ vullnetarë për ti orientuar sipas nevojave që kishin këtu në Gjermani. Ky model suksesi i bazuar mbi të gjitha në transparencën e punës mës gjithë anëtarëve të shoqatës ka bërë që edhe të rinjtë të afrohen edhe më shumë me anëtarët e shoqatës dukë krijuar një vazhdimësi për brezat e rinj të kësaj rrethine, të cilët një ditë duhet të marrin stafetën e drejtimit të shoqatës. Kryetari  ka besim që shoqata do të ketë „trashëgimtarë“ pasi e gjithë punë e bërë ka qenë e lidhur mes dy brezaveve: prindër dhe fëmijë.

Bindëse për këtë është edhe fakti që shoqata ka krijuar një traditë edhe me organizimin festiv të shoqatës me rastin e mbylljes së përfundimit të shkollës për nxënësit shqiptarë të klasave të dhjeta. Së fundi, shoqata po përballet me një sfidë të re. Mësuesja Mimoza Leka ka nisur një punë të re dhe vendin e saj tashmë e ka zënë një mësues shqiptar i gjuhës shqipe, për të cilin Kryetari Nexhmedin Uka mendon se edhe ai do të ketë mirëkuptim dhe mbështetje të madhe nga e gjithë shoqata sikurse ka ndodhur me mesuese Mimozën.  Themelet e hedhura qysh më herët nga mësuese Sofie Dumnica, më pas nga Etleva Perch dhe në vazhdim puna prej dhjetë vejtësh nga Mimoza Leka, ka bërë që shkolla shqipe të ketë historinë e saj me plot arritje duke ja lënë pa problem stafetën mësuesit tjetër të gjuhës shqipe. Pasi, siç thotë edhe Kryetari i Shoqatës, RBK, Nexhmedin Uka:“Nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe janë për ne mbi të gjithë“.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 