Shën Kolli arbëresh, krenar me Skënderbeun në shesh

E premte, 26 Prill, 2024

Në vazhdën e prezantimeve të ngulimeve arbëreshe, prezantojmë Shën Kollin apo ital. San Martino di Finita, që ruan ende gjuhën dhe traditat e arbëresheve, ndërsa që riti bizantin tashmë është zhdukur, por Pashkët festohen si edhe në fshatrat arbëreshë ku vazhdon ky rit. Gjatë vizitës sime në këtë fshat malor më 23 Gusht 2021 i shoqëruar nga profesor Michele Grece nga Purçili (Ejanina) dhe agronomi i bujqësisë Amodeo Andrea, bëmë një xhiro nga qendra ku ndodhet Bashkia e qytetit dhe deri tek kisha e vjetër e rrethuar me antena të mëdha, duke u ndalë sidomos para bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që pos në bronze është i skalitur edhe në zemrat e çdo arbëreshi.

Përndryshe ky vendbanim arbëresh në rrethin e Krotonës, në dy anët kufizohet me dy nga fshatrat e kësaj krahine që e kanë ruajtur shumë mirë gjuhën, traditat dhe ritet edhe: Carfizzi (Karfici) dhe Pallagorio (shqip Puhëriu), në zonën kodrinore të Presilanit

Më e rëndësishmja është se këtu gjuha shqipe flitet ende në pjesën më të madhe të këtij katundi  arbëresh, gjë që këtë patëm rasti ta dëgjojmë edhe me një kafe që ndodhej në afërsi të Bashkisë së Shën Kollit. Risi tjetër është se siç mësojmë nga botimet e vona se shqipja është futur edhe në shkolla, në mënyrë fakultative.

Ndërsa që popullsia e këtushme jeton kryesisht nga burimet e pakta të bujqësisë si dhe nga dërgesat e shumë punëtorëve që kanë migruar në veri apo në vendet tjera perëndimore.  Banorët e Shën Kollit, ndonëse kanë braktisur ritin bizantin megjithatë ruajnë kulturën dhe gjuhën arbëreshe.

Sipas Xhovalin Shkurtajt, Shën Kolli: Ndodhet rreth 120 kilometra larg qytetit të Katanxaros ndërsa që popullsia kalon mbi 2100 banorë. Ruhet shumë mirë gjuha shqip edhe ruhet trashëgimia kulturore arbëreshe, ndërsa që vepron edhe grupi folklorik  “Vatra” që nga viti 1958 si dhe bandat muzikore, “Mariana Morzat dhe F. Cilia” Themelimi i përket viteve 1416-1450. Shën Kolli i përket një qendre të njohur arbëreshe , ku ka pas zhvillim të mirë në lëmin e kulturës dhe arteve. Ndër emirat e shkrimtarëve shquhen Sep Basta , shkrimtar dhe Nikolla Basta autor i një fjalori të gjuhës italiane. Ruhet shumë mirë gjuha shqipe.”

Ndërsa sipas autorëve Antonio Bellusci e Ornela Radovicka në librin “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe”:

San Nicola Dell’alto (Shën Kolli) “u themelua në shekullin XV nga shqiptarët që migruan dhe u vendosën midis malit San Michele dhe malit Pizzuto, një zonë e pabanuar, por duke iu përshtatur relievit malor, i ngjashëm me atë të “vendit amë”. Arbëreshët u vendosën në këto zona për dy arsye. E para, të ishin  sa më larg armikut dhe e dyta, sa më larg sëmundjes së malaries, që kishte pushtuar në ato vite Italinë e Jugut.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 