Historia/ Kur kolonia e Bukureshtit këndonte himnin shqiptar

E shtunë, 18 Maj, 2024

Poeti ynë modern, Lasgush Poradeci në studimin e tij “Himni kombëtar ‘Flamuri pranë të bashkuar’ dhe gjeneza e tij” (Tiranë, 18 qershor, 1943) në mënyrë reale dhe me admirim flet për veprimtarinë kulturore dhe artistike të Kolonisë së Bukureshtit, e cila sipas këtij autori, ka qenë “veterania e veteraneve e shquar si pishtare e vërtetë e përhapjes kulturore jashtë dhe brenda Shqipërisë”.

Në kuadër të kësaj kolonie kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre: Nikoll Naço – Korça, themelues i Shoqërisë të Mësimit Shqip “Drita”, Vasil Zografi, Marko Qiriazi, Jani Danga, Harallamb Çalamani dhe veprimtarë e intelektualë të tjerë. Siç vërehet nga studimi i Lasgush Poradecit, një rol të rëndësishëm për zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjes sonë kombëtare ka luajtur Kisha e Komitetit Ortodoks Shqiptar, e cila predikonte meshën në gjuhën shqipe sipas përkthimit nga greqishtja të Fan Nolit.

Më 1907 është themeluar Kori Shqiptar Kishtar “nga të rinjtë dhe më të rinjtë” mërgimtarë atdhetarë shqiptarë në Bukuresht, të cilët nëpërmjet këngëve shfaqnin mallin e pashuar ndaj Shqipërisë dhe ndjenjat revolucionare për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi i Perandorisë Osmane.

Anëtarët e parë të Kolonisë së Bukureshtit zgjodhën si profesor dhe drejtor të korit muzikantin e madh rumun, “të bujshmin Kiriak”, profesor në Konservatorin e Muzikës dhe Artit Dramatik të Bukureshtit.

Në Shoqërinë “Bashkimi”, në kuadër të së cilës zhvillonte veprimtarinë Kolonia e Bukureshtit, u këndua për herë të parë, para publikut, marshi i Asdrenit: “Ejani sot, o Shqipëtarë” nën dirigjimin e profesorit Kiriak.

Për rëndësinë e këtij marshi ja ç’ thotë Lasgushi: “…Dhe përshtypja dhe dobija patnë qenë nga më të mirat, nga më të përshtaturat me bujën dhe propagandën që shkakëtuan rreth çështjes kombëtare”. Autori i këtij studimi marshin e Asdrenit e konsideron paravajtje të himnit tonë kombëtar. Në sajë të përkrahjes së jashtëzakonshme të krijuesve të artit muzikor rumun, të profesorëve Kiriak dhe Jonesku, u rrit ajo dëshirë e zjarrtë, e ndrydhur dhe e heshtur dekada të tëra në zemrat e mërgimtarëve tanë dhe u shndërrua në flakë atdhetare për krijimin e himnit tonë kombëtar, në Bukuresht, gjatë asaj kohe, kur Shqipëria katandisej nën zgjedhën e sundimit otoman. Në repertorin e Korit Kishtar Shqiptar, në Bukuresht, anëtarët e korit që ishin nxënës shqiptarë, përveç këngëve korale shqipe, mësonin edhe këngë popullore rumune si edhe marshe.

Çastet e paralindjes dhe të lindjes së himnit tonë kombëtar Poradeci i ka përjetuar thellë dhe i ka evokuar në mënyrë reale dhe joshëse. Janë çaste të paharrueshme dhe tejet emocionuese të përshkrimit të natyrës ngazëlluese “të të rinjve dhe më të rinjve” të korit kur himnin po e përgatitnin të dilte në dritë. Për këtë ngjarje të madhe historike, që ndodhi në dhe të huaj, në Bukuresht, në shtetin mik rumun, Lasgushi i frymëzuar shkruan: “Doli ashtu vetvetiu, papritur, pa dashur siç del një fjalë ose një dëshirë nga zemra, kur zemra është plot. Ka lindur në mënyrën më të thjeshtë nga gjindja e shqiptarëve të robëruar dhe të mërguar në vend të huaj.”

Veprimtaria kombëtare e mërgimtarëve tanë ka qenë e vetëmohueshme. Për ta njohur himnin dhe përhapur atë në trevat e Shqipërisë, zgjodhën Korçën, qendrën e atdhetarëve të devotshëm, prej së cilës kanë dalë intelektualë të shquar, që kanë luftuar për atdhe. Himnin nga Bukureshti, e sollën: Tashko Ilo dhe Hilë Mosi më 1907 që të valojë në Shqipëri.

Lasgush Poradeci dërgimin e Hilë Mosit në Shqipëri e arsyeton me faktin “sepse Hilë Mosi që në atë kohë qe patrioti më i shënjuar që të plotësojë një detyrë aq të lartë po edhe aq të mbushur me vështirësi siç ishte përhapja e himnit”. Për trimërinë e Hil Mosit me admirim ka kënduar Gjergj Fishta në “Lahuta e Malcis.”

Nga  Dr. Hysni Hoxha 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.