Në gjurmë të lidhjes së Arbëreshëve të Palermos

E premte, 10 Maj, 2024

Gjatë hulumtimeve të mija në Arkivin e Palazzo Farnesina-s, hasa në B 718 (busta – dosje), ku gjindej një raport të datës 17 gusht 1920, me titull “Për një propagandë të efektshme italiane në Shqipëri”.

Në B 690, të datës 23 gusht 1920, Lojacono [Vincenzo – atëkohë Kryetar i Seksionit të Personelit në Ministrinë e Jashtme] i ka bërë këtë njoftim Zyrës së Kryeministrit: “Lidhja italo-shqiptare e Palermos hartoi një projekt për thirrjen e një kongresi në Gjirokastër, me qëllim që të gjallërojnë lidhjet mes dy popujve. Zgjedhja e Gjirokastrës si seli e kongresit shpjegohet nga një rrethanë e rastësishme se arbëreshët në shumicën e tyre janë nga Shqipëria e jugut.…. Kongresistët do të jenë nja 50 vetë, midis të cilëve gjenden emrat e Imzot Skiroit , Imzot Prof. Skiroit , Anselmo Lorekios, Rosolino Petrotta-s, etj. Programi i tyre synon të rivendosë lidhjet italo-shqiptare dhe të hedhë bazën konkrete të qëndrueshme mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e kulturës. Kongresi do të ketë karakterin e një nisme spontane private“.1

Kurse Prefekti i Palermos, me telegramin nr. 3559 të datës 5/4/1921 drejtuar Ministrisë së Brendshme, që ia kalon përmbajtjen e tij Ministrisë së Jashtme, kumton: “Lidhja e arbëreshëve është themeluar më 1894 dhe ekziston edhe sot e kësaj dite në Palermo, me seli në konviktin Saluto, në rrugën “Pizani”. Lidhja ka rreth një mijë anëtarë dhe udhëhiqet nga një Këshill drejtues i përbërë nga av. Gjergj Zulapi, av. Gabriel Dara, anëtar i Këshillit Bashkiak të Palermos, dhe nga Rosolino Petrotta me cilësinë e sekretarit, ku gjendet edhe telegram i prefektit të Palermos. Kjo nismë e arbëreshëve (në lidhje me kongresin) nuk u realizua.

Në sesionin e parë të parlamentit, 21 janar 1924, u pa se në gjirin e tij kishte tri grupe: njëri prej tyre ishte ai proqeveritare: tjetri përbëhej nga opozitarët “revolucionarë” dhe grupi i tretë i deputetëve nuk bënin pjesë në asnjërin nga dy të parat, ata i druheshin pushtetit të Zogut, por po ashtu i trembeshin edhe reformës agrare të “revolucionarëve”.

Asnjë prej tyre nuk kishte shumicën e domosdoshme në parlament. Sidoqoftë në seancën e parë, A. Këlcyra, i opozitës mbajti një fjalim, që Luigj Gurakuqi e vlerësoi si „ një pasqyrim të historisë së Shqipërisë … me fjalë të bukura e rrëmbyese… i cili u prit mirë edhe nga parlamentarët e tjerë e u duartrokit gjatë “.

Në sesionin e 8 marsit të Asamblesë Kushtetuese mbërriti një telegram i Komitetit Arbëresh të Palermos (nënvizim i redaksisë), me të cilin arbëreshët u uronin sukses punimeve të Asamblesë Kushtetuese (AK, sikurse u quajt parlamenti i ri), për të mirën e Shqipërisë e të lidhjeve të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve. Me propozimin e deputetit të opozitës, parlamenti u përgjigj me fjalë mjaft të përzemërta dhe u ftua qeveria të hapte në Palermo një përfaqësi konsullore, qoftë edhe konsullatë nderi, për të mbajtur gjallë ndjenjën e vëllazërisë me arbëreshët. Në diskutimet e bëra rreth propozimit në fjalë u theksua se nga ky veprim do të buronin avantazhe në marrëdhëniet midis dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë.

1) B 690, Teleg. nr. 635–Romë, 23/8/1920, Lojacono për kabinetin e Kryeministrit.

Vetë raporti i arbëreshëve është përpiluar më 5 gusht 1920. Raport 3/2, laps karbon, djathtas  njoftimit të datës 17 gusht 1920; kurse raporti i Lojacono-s është arkivuar ne Arkivin Historik-Diplomatik të Farnesina-s në B 690.

2) B 718, raport 3/2 A, (shënim i bërë me laps karbon – djathtas njoftimit të Lojacono-s

*Botuar fillimisht në revistën “Continuum” të Qendrës së Botimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 