Efekti kulturor në nxënien e gjuhës

E diel, 12 Maj, 2024
E diel, 12 Maj, 2024

Efekti kulturor në nxënien e gjuhës

Avantazhet e bilinguizmit, sidomos në shoqërinë e sotme bashkëkohore, njihen tashmë dhe po vërehet rëndësia e tyre hap pas hapi. Është çështje e ditës nevoja e njohjes së gjuhëve dhe kulturave të ndryshme në shekullin që jetojmë.

Mirëpo, pak flitet për sfidat që e shoqërojnë bilinguizmin, qoftë tek prindi, qoftë tek fëmija apo edhe tek mësuesi. Do të flasim konkretisht për komunitetin tonë, pra për familje, fëmijë e mësues shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Prindërit shqiptarë (që për hir të vërtetës, kanë barrën më të rëndë) dëshirojnë që përveç anglishtes, fëmija i tyre të mësojë edhe gjuhën e tyre amë dhe i dërgojnë në shkolla ku jepet gjuha shqipe në fundjavë. Pra, fëmija ka vetëm fundjavën në dispozicion për të ‘kapur’ diçka nga klasa dhe pastaj, ‘praktikën’ më të madhe e ka në shtëpi, gjatë bashkëbisedimeve që mund të ketë me prindërit apo ndonjë motër ose vëlla. Ndërkohë, edhe mësuesi ndeshet me vështirësitë e veta, sepse duke qenë se për 5 ditë, nxënësi ka shkuar në një klasë tjetër ku gjithçka flitej e mësohej veç në anglisht, tani i duhet të punojë fort që t’i kthejë nxënësit ‘vëmendjen’ dhe dëshirën për të mësuar edhe një gjuhë tjetër. Mësuesi ka në dispozicion një ose dy ditë në javë për ta organizuar një ditë mësimi që normalisht bëhet në 4-5 ditë.

Shqetësimi i prindit konsiston në probleme si: Fëmija im bilingual flet më ngadalë se fëmijët e tjerë që mësojne veç një gjuhë, mos po e dëmtoj fëmijën tim?; Fëmija im nuk po i flet as nuk po i mëson fjalitë si duhet e po ‘ngatërrohet’ herë në shqip e herë në anglisht; Si t’i mësoj të shkruajë në gjuhën shqipe? Se për ta bërë të flasë e kam më të lehtë; Si ta bëj që ta pëlqejë nxënien e gjuhës shqipe sepse ka mjaft mësime në anglisht që ia marrin kohën?, etj.

Së pari, sa më shumë njohuri të ketë prindi mbi vështirësinë e të rriturit të një fëmije bilingual, aq më lehtë do t’i kalojë pengesat.

Prindi, duke njohur konkretisht se çfarë bëhet shqetësim për fëmijën e vet në ecjen përpara të mësimit të shqipes përkrah anglishtes, do të fokusohet pikërisht tek ato pika ku duhet më shumë punë për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Vështirësitë e mësuesit janë të tilla që, në klasë ka nxënës nga nivele e mosha të ndryshme dhe i duhet të hartojë një program specifik që t’i përshtatet secilit prej nxënësve. Nganjëherë kjo mund të bëhet tejet e vështirë dhe mund të funksionojë vetëm teorikisht, sepse praktikisht është e vështirë për t’u realizuar. Megjithatë, gjithmonë do të ketë nxënës që janë më të avancuar se të tjerët, për shkaqe të ndryshme, prandaj dhe vëmendja e mësuesit duhet të përqendrohet tek grupi i nxënësve që kanë përparuar më ngadalë, në mënyrë që të kapin ritmin e klasës. Një problem tjetër i ngritur nga një mësuese (me të drejtë) është prania e shumë dialekteve brenda një klase. Më në avantazh janë ato fëmijë të cilët janë rritur në familje që gjeografikisht apo praktikisht kanë qenë më afër përdorimit të gjuhës standarde sepse e kanë më të lehtë të përvetësojnë fjalorin në krahasim p.sh. me një fëmijë që është rritur në një familje shqiptare në Kosovë, Mal të Zi apo në Maqedoni.

Tani vijmë tek një çështje që duhet ta kenë parasysh të dy instancat: prindi edhe mësuesi.

Gjithmonë njëra nga gjuhët është më dominante se tjetra. E thënë kjo, anglishtja do të jetë gjuha më e ‘preferuar’ tek fëmijët sepse:

  1. Janë më të ekspozuar ndaj kësaj gjuhe në shkollë.
  2. Jetojnë dhe po rriten në një vend anglisht-folës.

Përcaktimi i prioritetit gjuhësor e kulturor luan rol në përshpejtimin e procesit të integrimit. Nëse një prind vendos se cilës gjuhë e kulturë duhet t’i jepet përparësi tek fëmija, do të fitojë më shumë kohë dhe do të shmangë stërmundimin tek fëmija (ndoshta edhe tek vetja) dhe ky fëmijë do të ketë më sukses në shkollë.

Dhënia e përparësive do të thonim se varet nga mosha e ardhjes së fëmijës në shtetin e huaj. Nuk mund të përdoren të njëjtat metoda për mosha të ndryshme.

Paraqitet më e vështirë situata për një fëmijë që ka prindër të dy kulturave të ndryshme, bie fjala, njëri prind shqiptar dhe tjetri italian. Përveç nivelit të bilinguizmit që ndodhet mes familjes dhe shoqërisë amerikane që jeton, ka bilinguizëm edhe në nivel familjar. Në këtë rast, presioni është më i madh, si për fëmijën ashtu edhe për prindin. Fëmija do të ndihet konfuz dhe i vështirësohet përshtatja, ndërsa prindi ndihet i ‘kërcënuar’ se një pjesë e rrënjëve të tij do t’i asimilohen përgjatë kalimit të viteve sepse nuk do të mund ta trashëgojë tek fëmija gjuhën dhe kulturën e tij.

Nisur nga kjo, ne kemi menduar të shtrojmë për diskutim efektivitetin e disa mënyrave që zbusin kufirin preferencial mes dy gjuhëve tek fëmija. I mëshojmë fort pranimit dhe respektimit të prioritetit gjuhësor sepse, me gjithë dëshirën e mirë për ta mësuar shqipen njësoj si anglishtja, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se kjo nuk është e mundur. Tekste ka, mësues ka, metoda ka por praktikisht (mësime vetëm për disa orë dhe veç një herë në javë), nuk është aq e lehtë. Edhe pse në takime dhe aktivitete të ndryshme, ne me të drejtë propagandojmë nisma të tilla dhe punohet fort që të ecet përpara, por është mirë që ne të flasim duke qendruar me kokën pas nga terreni prej nga ku të marrim informacion se si po ecën ky proces, ku çalohet e ku po përparohet, në çfarë sektori duhet punuar më fort dhe të testohen fëmijët në fund të çdo viti shkollor për të parë çfarë është mësuar deri tani etj. Për sa kohë alternojmë vëzhgimet teorike me rezultatet e marra nga terreni (praktika nga përditshmëria e mësuesve), besoj se , ajo që dukej e pamundur, bëhet e mundur.

Për të tërhequr vëmendjen e fëmijës drejt gjuhës së dytë, që në këtë rast është shqipja, mendojmë se angazhimi i prindit për t’i çuar në shkollat shqipe është një hap shumë i rëndësishëm që i ndihmon nxënësit, sidomos në shkrim.

Një tjetër rrugë është takimi, në person ose përmes komunikimit online, me grupe fëmijësh të tjerë që vijnë nga familje shqiptare. Grumbullimi i fëmijëve në disa zona mund të bëhet më lehtësisht  sepse komuniteti shqiptar ka zakonin e mirë që synon të rrijë afër njëri-tjetrit me banim dhe kjo e favorizon takimin e komunikimin mes fëmijëve pas shkollës.

Mirëpo ajo që e gjykojmë si metodën më efikase është gjetja e rrugëve të të mësuarit përmes argëtimit duke futur kulturën si një metodë që mund të japë rezultat.

Çfarë do të kuptojmë me “të nxënit përmes kulturës”?

Mësimi i një gjuhe të dytë apo edhe i një të trete e me radhë, nuk konsiston vetëm në të mësuarit e një fjalori të huaj apo komunikimin me një grup që nuk flasin gjuhën tënde. Bilinguizmi apo multilinguizmi është sot mënyra më efikase për përgatitjen e brezit të ri në rrugën e tyre të ndërtimit të së ardhmes, në çfarëdo shoqërie që ata të vendosin të jetojnë e të integrohen. Ruajtja dhe kultivimi i identitetit bëhet, përveç gjuhës, edhe përmes kulturës.

Që të mësosh një gjuhë, njohja e kulturës së atij vendi ta lehtëson shumë procesin e nxënies dhe për fëmijët, kjo duhet kthyer në një kuriozitet. Për këtë ne kemi menduar se qasja më e mirë ndaj kësaj njohjeje është përmes argëtimit. Mënyrat janë të shumta e të ndryshme dhe sidomos, duhet pasur parasysh nga ana e mësuesit që t’i përshtasë sipas moshave. Shohim disa prej tyre:

  1. Përrallat

Përdorimi që mund t’i bëhet përrallës është mjaft efikas në rastet kur gjejmë një simotër në gjuhën angleze ose të kundërtën e saj.  E ngarkojmë nxënësin që të gjurmojë për variantin e ngjashëm ose të kundërt në anglisht dhe gjatë kësaj pune, do të shfrytëzojë internetin ose mësuesin/prindin në përkthimin e disa fjalëve që të kuptojë përrallën.

Gjatë këtij procesi bashkëpunues, nxënësi mëson disa fjalë të reja ndërkohë që hyn në botëkuptimin e përrallës në të njëjtën kohë.

  1. Anektodat

Duke permendur një anektodë, kujtohesh për të tjera e kështu vazhdon dhe i rrëfen me radhe ose i kërkohet nxënësit t’i gjejë edhe ai disa me temë të ngjashme (mund t’i kërkojë nga prindi në shtëpi) dhe pastaj i vihet ‘detyrë’ t’i lexojë në klasë që të bëhen krahasime me anektodat e tjera që kanë gjetur pjesa tjetër e klasës. Nëse shihet e mundur, vihen nxënësit të diskutojnë mbi zgjedhjet e tyre dhe pse iu ka pëlqyer anektoda e përzgjedhur etj.

  1. Fjalët e urta

Gjurmimi i disa fjalëve të urta nga mësuesi apo prindi dhe tendenca për të ndërtuar një komunikim me fëmijën përmes tyre, është një metodë që mund të ndihmojë fëmijën të memorizojë disa fjalë në shqip por edhe mëson për një botëkuptim të ri për ta. Komparatizmi i këtyre fjalëve të urta apo edhe i shprehjeve frazeologjike (idiomat) me anglishten, mendojmë se do të ishte edhe më efikas për ta tërhequr fëmijën të kërkojë vetë të mësojë diçka më shumë rreth kulturës së atij populli, mendësisë apo qoftë edhe fjalorit.

  1. Gjëegjëzat

Të njëjtin arsyetim mund të përdorim edhe për gjëegjëzat, duke shtuar se këto të fundit mund të jenë edhe më efikase sepse kanë tone zbavitëse më të forta për nxënësit.

  1. Këngët

Alternimi muzikës me tekstin është metoda më e mirë në memorizimin e fjalëve të një gjuhe. Duhet pasur kujdes në zgjedhjen e këngëve, qoftë nga ana tematike e qoftë nga artikulimi i pastër i fjalëve, në mënyrë që të bëhet sa më i lehtë përvetësimi i këngës.

  1. Festivali i krijuesve/recituesve

Ky mini-konkurs mund të organizohet në klasë mes nxënësve në dy forma: i lihet temë e lirë nxënësve që kanë qejf të shkruajnë dhe t’i kërkohet të përshkruajnë çfarë mesazhi kanë dashur të përcjellin. Ndërsa për nxënësit që nuk e kanë me shumë qejf shkrimin, iu kërkohet të përzgjedhin një poezi apo fragment nga një libër që ata e pëlqejnë, ta lexojnë/recitojnë në klasë dhe të shpjegojnë arsyet e përzgjedhjes.  Për të dy rastet, të bëhet bashkëbisedim në klasë.

Kësaj liste mund t’i shtohen mjaft komponentë të tjerë që do të jepnin rezultat, si filmat, revistat, websitet, pikturat etj. Tanimë shumëçka gjendet në internet prandaj dhe do ta quanim këtë procesin e përvetësimit përmes kulturës digjitale.

Duke iu referuar kulturës për nxënien e gjuhës, ne e ballafaqojmë nxënësin me të shkuarën e origjinës në një mënyrë kreative dhe jo mekanike. I mëshuam më fort argëtimit sepse interesi jonë është dy kahësh: t’ua bëjmë të dashur dhe interesant mësimin e shqipes, pra t’i afrojmë nxënësit dhe në anën tjetër, të mos largojmë ata nxënës që janë tashmë në shkollat shqipe.

Duke punuar me nxënësit me lëndë si gjuha, letërsia, historia, muzika, folklori etj., ata jo vetëm fiksojnë fjalë të reja në gjuhën shqipe, por edhe njohin e kuptojnë traditat e origjinës, historisë, koncepte e shprehje karakteristike kombëtare shqiptare etj. Të mos harrojmë se, vetëm duke zbuluar të shkuarën (kupto: njohjen e vetvetes),  mund të krijojmë të ardhmen.

Është gjithashtu e vërtetë se në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë shoqëritë janë më të hapura për të dialoguar mes tyre, për t’u pranuar mes tyre përmes zgjerimit dhe vazhdimisht ndiqet ajo nevoja e marrjes apo përvetësimit nga njëra kulturë tek tjetra, nga njëra gjuhë tek tjetra, etj. Është vetë procesi i përshtatjes me botën, kudo qofshin bilingualët, që e bën këtë të domosdoshme.

Nuk është e lehtë të mësosh një fëmijë bilingual dhe me shumë gjasa, gjatë procesit do të lodhen të dyja palët. Por, duhet menduar se sa shumë falenderues do të jenë këto fëmijë mbas disa vitesh ndaj prindërve e mësuesve të tyre për këtë ‘dhuratë’ që do iu vlejë shumë në të ardhmen.

Nga Dr. Arjeta Ferlushkaj 

Titulli origjinal:  Efekti kulturor në nxënien e gjuhës

Kumtesë e mbajtur në Seminarin e III-të organizuar nga AADLC

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 