“Tregime të Moçme Shqiptare” në tryezën e përkthyesve europian

E enjte, 2 Maj, 2024

Shoqata e Përkthyesve të Francës (ATLF) dhe festivali “Vo-vf” organizojnë më 3 tetor nga ora 12:00 deri në 13:00 një tryezë të rrumbullakët mbi përrallat, tregimet dhe epikat e Ballkanit, si një tipar i fortë i letërsisë së Evropës Juglindore.

Tre përkthyes: Frosa Pejovska-Bouchereau (Maqedoni e Veriut), Evelyne Noygues (Shqipëri) dhe Stéphane Baldeck (Slloveni) do të paraqesin tekste që kanë hyrë në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, atij maqedonas dhe atij slloven, nën moderimin e Pierre Glachant.

“Si dhe pse këto vepra, shpesh anonime të përcjella gojë më gojë, janë bërë elemente të ruajtjes së identitetit kombëtar? A u flasin ende brezave të rinj? Për çfarë qëllimesh janë përdorur? A kanë pika të përbashkëta dhe çfarë specifikash shfaqin? A paraqesin vështirësi në përkthim?” janë disa nga temat që do të diskutohen në këtë takim.

Evelyne Noygues është studiuese e letërsisë dhe e historisë, si dhe përkthyese e letërsisë shqipe. Ka përkthyer në frëngjisht “Tregime të Moçme Shqiptare”, botimi dy gjuhës i mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe një sërë veprash e artikuj të autorëve shqiptarë, si: Ridvan Dibra, Jeton Neziraj, Dashnor Kokonozi, Maks Velo etj.

Lexo edhe: “Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-frëngjisht nga QBD

Noygues Lindi në Francë dhe gjuhën shqipe e mësoi në Paris (Institut national des langues et civilisations orientales -INALCO-) ku u diplomua me një gradë Master në studime historike evropiane dhe gjuhë shqipe. Është një nga themelueset e një shoqate kulturore franceze kushtuar të gjitha aspekteve të kulturës shqiptare dhe që nga viti 2009 menaxhon faqen në internet: Association-albania.com. Jeton dhe punon në Francë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 