SHBA/ Nxënësit e shkollës shqipe të Bronxit mirëpriten në Vatër

E diel, 28 Prill, 2024

Shoqata bamirëse “Duart e Hapura” e Aleksandër Nilajt dhuroi çanta dhe pajisje mësimore për nxënësit.

Në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Bronx ka filluar mësimin Shkolla Shqipe e Bronxit ku mirëpret çdo të shtunë nga ora 10 am -1 pm nxënësit shqiptarë që duan të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Drejtori i Shkollës Shqipe Mustafë Qosja dhe mësueset  Violeta Dushallari dhe Estela Hajdinaj janë angazhuar maksimalisht për një vit shkollor sa më të suksesshëm. Mësuesja Violeta Dushallari ka shpalosur programin e funksionimit të Shkollës Shqipe me prindërit dhe fëmijët e tyre. Që në ditën e parë të shkollës, fëmijët iu nënshtruan programit mësimor dhe janë testuar për njohuritë që kanë marrë në Gjuhën Shqipe. Mësueset verifikuan njohjen e Gjuhës Shqipe, pas një pauze të gjatë nga viti i kaluar shkollor për shkak të pandemisë Covid -19. Mësuese Violeta punon me pasion dhe përkushtim. Ajo ndjehet e gëzuar kur nxënësit ia kuptojnë plotësisht mësimin dhe shfaqin interes të lartë për mësimin shqip. Ky interes dhe gëzim shprehet edhe në fytyrat e fëmijëve. Data 15 Janar 2011, shënoi solemnisht fillimin e Shkollës Shqipe në objektet e Lehman College në Bronx. Në javën e parë të zhvillimit të mësimit shqip në Shkollën Shqipe të Bronxit, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA) me drejtues Aleksandër Nilaj dhuroi çanta dhe pajisje mësimore për nxënësit dhe z.Nilaj premtoi se do të bëjë të pamundurën për mbështjen e kësaj shkolle dhe të zhvillimit të mësimit shqip në New York./Dielli/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 