Intervista/ Botimet e juristit shqiptar një ndihmesë për shqiptarët në Zvicër

E hënë, 29 Prill, 2024

Juristi shqiptaro-zviceran Lirim Begzati përpos si ekspert i së drejtës zvicerane njihet edhe si autor librash e artikujsh profesional përtej fushës së drejtësisë, duke veçuar trajtimet e opinionet në ndërlidhje me politikat aktuale edhe të migracionit si dhe shkrimet nga zhvillimet aktuale shoqërore e politike në Zvicër e vendet tona amë.  I specializuar në të drejtën zvicerane, zyra e Lirim Begzatit ushtron aktivitetin në fusha të ndryshme të drejtësisë, duke i këshilluar, mbrojtur dhe përfaqësuar klientët pranë institucioneve shtetërore apo edhe pranë sektorit privat.

“Përse lindi nevoja e këtyre botimeve? Çfarë mund të gjejë lexuesi i interesuar ne këto dy përmbledhje? “Zvicra dhe ligjet e saja” dhe “Shembuj konkretë dhe këshilla praktike”.

Sistemi zviceran i të drejtave dhe detyrimeve cilësohet padyshim si ndër më të zhvilluarit në botë. Sa është i larmishëm, ai aq është edhe kompleksë, kurse ndërkohë jo gjithmonë i kuptueshëm, si për vetë shtetasit e vendit ashtu edhe për të huajt. Edhe organizimi i këtij shteti në baza federaliste dhe në nivele të ndryshme (konfederatë-kanton-komunë), nuk e lehtëson kuptimin e disa rregullave ligjore dhe kërkesave procedurale të institucioneve të ndryshme.

Objektivi i këtij punimi është pra që, nëpërmjet të një forme kristalizimi dhe vështrimi përmbledhës, të prezantohen dhe analizohen, në gjuhën tonë amtare, disa nga temat më të rëndësishme juridike, me të cilat, ballafaqohet më së tepërmi, jo vetëm mërgata jonë në Zvicër, por edhe më gjerë.

Përmes tentimit të përdorimit të një gjuhe sa më të kuptueshme, aty përmblidhen tema nga më të ndryshmet, siç janë ato të punësimit, lejes së qëndrimit, banimit, biznesit, shkollimit, familjes, sigurimeve, shtetësisë, pensionimit, fitimit të pronësisë, përmbarimeve, tatimeve, të drejtave të njeriut dhe shumë të tjera.

Ky libër përfshin së paku dy fushëveprime, ku përveç shpalosjes së disa koncepteve teorike, një qasje e veçantë i përkushtohet edhe gërshetimit në mes të rregullave juridike ekzistuese, shembujve konkretë dhe këshillave praktike.

Përfundimisht, qëllimi është kësisoj t’i ndihmohet popullatës sonë shqiptare, duke ia lehtësuar të kuptuarit e disave nga rregullat dhe ligjet më të rëndësishme zvicerane që e prekin më së tepërmi përditshmërinë tonë.

Nëse nuk gaboj, ky është punimi i parë i kësaj natyre në Zvicër, pra në gjuhën shqipe.

“Noteria Jonë; çka mund të mësojmë nga të tjerët? Shembujt e Francës dhe të Zvicrës”

Pikësynimi kryesor i këtij publikimi është që të shpalosen disa nga përvojat shekullore të disa noterive të huaja, për të cilat konsiderohet se paraqesin një burim frymëzimi të padiskutueshëm për noteritë e reja, për noteritë që shprehin interesimin për promovimin dhe jetësimin e parimeve dhe vlerave esenciale të noterisë latine.

Në kuadër të këtij punimi, modelet e noterisë latine franceze dhe zvicerane merren si shembuj, përfshirë këtu edhe parimet e Unionit ndërkombëtar të noterisë latine.

Me gjithë faktin se noteritë tona, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, dhe e disa shteteve tjera ballkanike, kanë filluar punën e tyre këto dekadat e fundit, ata e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj vlerave të mirëfillta të noterisë latine. Mirëpo, institucioni noterial i këtyre shteteve është akoma duke kaluar etapa konsolidimi dhe ripërtëritje.

Noteritë tona me siguri se frymëzohen nga praktikat dhe funksionimet e institucioneve noteriale të cilat kanë tradita shekullore. Në përmbajtjen e këtij libri janë të shpalosura pikërisht vlerat e këtyre noterive frymëzuese, duke u munduar me bërë edhe një paralelizëm me noteritë tona.

Sa iu përket pikave të përbashkëta në mes të noterisë zvicerane dhe franceze nga një anë, dhe nga ana tjetër, asaj shqiptare (përfshirë këtu edhe të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës) është padyshim fakti se si noteritë e përmendura të huaja ashtu edhe noteritë tona i takojnë po të njëjtit sistem apo model të noterisë (pra, noterisë latine). Kuptohet se tjetër është pyetja kur flitet për funksionimin në planin praktik, pasi që ekzistojnë dallime të padiskutueshme, sidomos në nivel të përfilljes së përpiktë të parimeve dhe rregullave ligjore noteriale.

Mbi të gjithat, objektivi i këtij shkrimi është që ti ofrohet lexuesit shqiptar një kontribut plotësues mbi noterinë, qoftë ky modest. Një fushë kjo e karakterizuar me një literaturë të pamjaftueshme në gjuhën tonë amtare.

Ne gamen e çështjeve qe ju trajtoni si jurist është edhe e drejta e të huajve. Aktualisht në Zvicër si është situata me të drejtat e komunitetit shqiptar?

Të drejta e komunitetit shqiptar mund të integrohen lirshëm në regjistrin e të drejtave të komuniteteve tjera të huaja në përgjithësi. Nuk mund të flitet pra për ndonjë dallim, pasi që ligji për të huaj, por edhe Kushtetuta zvicerane, i aplikon parimet e barazisë dhe të mos diskriminimit ndaj të gjitha komuniteteve të huaja.

Mirëpo, vërehet natyrisht një dallim i theksuar në këndvështrimin e të drejtave të komunitetit shqiptar  (përfshirë këtu edhe të gjitha komunitetet tjera të cilat vijnë nga shtetet të quajtura të “treta”), nga një anë, dhe nga ana tjetër, të drejtave që i gëzojnë personat të cilët vijnë nga shtetet anëtare të BE. Këto të fundit, mbrohen juridikisht në një shkallë më lartë se sa personat që vijnë nga shtetet e treta, ku bëjnë pjesë edhe komunitetet që vijnë nga trojet tona.

Çfarë kanë të garantuara ata dhe çfarë ju mungon?

Sikur edhe shtetasit tjerë të huaj, edhe komuniteti shqiptar i gëzon të drejtat, sipas ligjeve dhe rregullave që janë aktualisht në fuqi në Zvicër. Nuk mund të flitet pra për një mungesë të ndonjë të drejtë. Përndryshe, mund të vihet në pah çështja e kufizimeve sipas disa rregullave të ligjit për të huaj, për shembull.

Sa për ilustrim po e potencojmë shembullin e disa të drejtave për disa shtetas të huaj (përfshirë këtu edhe të shqiptarëve), të cilët iu nënshtrohen kufizimeve të shumte për me ushtruar ndonjë aktivitet profesional në këtë shtet apo për me e nxjerrë një leje qëndrimi.

Dhe për të mbështetur te drejtat e komunitetit dhe jo vetëm ju jeni bërë pjesë e garës për zgjedhjet komunale në qytetin Neuchatel…..

Cili është mesazhi juaj për votuesit?

Edhe pse marrë pjesë rregullisht në disa angazhime të partisë që i përkasë, aktualisht nuk jam i implikuar në cilësinë e deputetit apo tjetër, për shembull. Kësisoj, do të isha përgjigjur një pyetje tjetër të përgjithshme e cila fokusohet më së tepërmi në atë se si e komentojë apo interpretojë angazhimin e një huaj (kuptohet përfshirë këtu edhe shqiptarëve) në jetën politike të vendit të huaj ku jetojmë.

Përgjigja ime mbi këtë çështje: Në fakt, vlerat dhe kontributet mund të shtrihen posaçërisht në dy binare; nga njëra anë, shoqëria e pranimit shpesh shpreh një admirim ndaj angazhimit të anëtareve të komuniteteve të huaja, duke e cilësuar atë kontribut si një vlerë të shtuar për punën e politikës së brendshme, dhe nga ana tjetër, implikimi i shkon përshtati edhe interesit të komunitetit të cilit i përkasim, posaçërisht në nivel të përmirësimit të imazhit apo të dhënies së mundësive për me i mbrojtur disa interesa të grupit që i takojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 