Emocionet e një ekspozite në Diasporë

E premte, 10 Maj, 2024
E premte, 10 Maj, 2024

Emocionet e një ekspozite në Diasporë

Mbas disa vitesh marr rrugën përsëri për në komunën Arco të provincës autonome në Trento. Këtë radhë jo për të realizuar ndonjë takim me drejtuesit e shoqatave të kësaj province por për të vizituar një ekspozitë të piktorit lezhjan, Gjergj Kola i cili banon në komunën Limone pranë liqenit Garda në provincën Breshja.

Si shumë të tjera ekspozita, këtë rradhë ajo do të organizohej në Arco, nën përkujdesjen e një stafi artistësh dhe për autorin ishte një rikthim i dytë e i kënaqshëm në bazë të interesimin të banorëve të këtij vendi piktoresk. Krijimet e artistit Gjergj Kola përgjatë 30 viteve, kanë rrugëtuar në galeritë e artit e muzeumet e shumë vendeve me famë botërore ,si në Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Ai është autor i një seri ilustrimesh për libra të botuara në gjuhët shqipe, greke, italiane, franceze, angleze, spanjolle, gjermane, portugeze, norvegjeze, turke, araben e kineze. Komentet e shkëlqyera nga kritikët ndërkombëtarë janë vlerësime për figurën dhe veprat e këtij artisti bashkëkohor të cilin mund ta konsideroj denjësisht si një nga piktorët më në zë shqiptar për vetë shtrirjen në hapësirat ndërkombëtare, sukseset, çmimet dhe vlerësimin me medaljen e artë në vitin 2015 në Barcelonë.

Ai ka ekspozuar 5 herë në Luvër (Francë). Në veçanti autori përmend ekspozitën e tij të përhershme në Vatikan, dedikuar tërësisht nënë Terezës, sikurse edhe në New York, nën përkujdesjen e fondacionit “LinPold”. Me punimet e tij janë realizuar dy filma dokumentarë në vitin 2018 me temë kundër genocidit dhe racizmit, kjo e fundit u paraqit në komunën Orciano në provincën Pesaro Urbino(It).

Piktori Gjergj Kola përpara se të transferohej në Trentino, ka punuar e jetuar një kohë të gjatë në rajonin Marche dhe pati lidhje të ngushta me drejtuesit e artit bashkëkohor në universitetin e Urbinos nga ku specifikat në trajtimin e artit të tij në pikturë ishin edhe subjekt i katër tezave për të diplomuarit në universitetin e Firences, bazuar në një pikturë murale që piktori e kishte realizuar në një shkollë. Këtu një përkujdesje të veçantë në paraqitjen e punimeve të piktorin ka treguar edhe prof. Silvia Cupini, docente për historinë e arteve e cila në  vizitën e papa Franceskut në Shqipëri, e shoqëroi atë me punimet e demostruara në Vatikan të piktorit Gjergj Kola.

Botime të shumta librash shoqërohen me punimet e tij, ku një kontribut të veçantë jep gruaja e piktorit zj. Vjollca Kola si për rastin e ekspozitës në Siena të titulluar “Legjendat Shqiptare” ashtu edhe për librin e ilustruar e të përkthyer në 6 gjuhë.

Duke vizituar ekspozitën e paraqitur në Arco, vërejmë se ka një gamë punimesh të cilat preknin të gjithë Gardën, liqenin e shndritshëm nga dritat llamburitëse të rrethuar nga malet. Male të cilat mbas stinës me dritë hijet e tyre, krijojnë sfonde të ndryshme që rrëshqasin mbi ujin e liqenit si nimfat shumë ngjyrëshe  ku së bashku me retë mbi të, të japin përshtypjen e një zhytje apo fluturimi mbi hapësirën ujore.

Portretet e peisazhet në natyrë e për natyrën, ishin një dukuri e veçantë e fantazisë së artistit të shprehur ndërmjet penelit.

Në këtë ekspozitë shumë prej nesh, vinim nga rajone e provinca të ndryshme dhe nuk munguan surprizat, mbasi nga qyteti i Lezhës kishte ardhur posaçërisht për të nderuar bashkëqytetarin e tij, krye bashkiaku i këtij qyteti z.Pjerin Ndreu i cili u prit në një takim edhe nga drejtuesit e komunës Limone në kuadër të bashkëpunimit dy palësh në sektorin e turizmit, artizanatit dhe shkëmbimeve të ndryshme kulturore e në fusha të tjera me interes.

Me z.Pjerin Ndreu, pata rastin të njiheshim në një pritje (10.08.2021 që ai dha në Bashkinë e Lezhës për nder të një delegacioni me aktivistë e drejtues të organizatave shoqërore në emigracion. Ku konkretisht nga Greqia ishte zj.Brikena Qama, Norvegjia, zj.Vjollca Aslani e z.Daut Haxhaj, Zvicra,  z.Sutki, z Hulaj dhe nga Italia zj. Antoneta Nushi e Petrit Aliaj të cilët ishin edhe organizatorë të konferencës “Diaspora Faktor Uniteti dhe Qëndrese” në Tiranë. (09.08.2021)

Në përshëndetjen e tij z. Ndreu për artistin Gjergj Kola u shpreh se: ”Gjergji na bën të ndihemi krenarë të gjithë ne shqiptarëve në saj të talentit e punës së tij me pasion, sakrifica, durim e fantazi e për më shumë edhe në rritjen e famës e vlerësimit që i është bërë nga kritika bashkëkohore dhe bashkëpunimi shumë planësh me krijimet e shumta në galeritë e arteve e ato private më prestigjioze të botës. Punime të cilat po përdoren edhe në ilustrimet e koopertinave të librave në vende të ndryshme të botës.

Një paraqitje të mrekullueshme i bëri ekspozitës së artistit tonë Gjergj Kola edhe prof. Maria Luisa Crosona, specialiste në fushën e literaturës, filozofisë dhe të arkeologjisë kristiane. Prof.Maria Luisa Crosona gjithashtu është njohëse e shkëlqyer e arteve ku për rastin dhe në saj të vlerësimeve për punimet e piktorit Gjergj Kola, arriti të hapi të parën ekspozitë në “Riva del Garda”, si kurse e mbështeti autorin edhe për hapjen e kësaj ekspozite në komunën Arco.

Ndër pjesëmarrësit dua të veçoj praninë e mjeshtrit të penelit e të daltës, mikun tonë Miço Mone i cili kishte ardhur posaçërisht nga Verona së bashku me poetin Tonin Nikolli për të ndjekur nga afër këtë ekspozitë të kolegut të tij. Gjithashtu pata rastin të njihesha edhe me z.Marjan Buna, bashkëshortin e drejtueses së shoq. Teuta në Trentino, zj.Leonora Zefi. Shoqatë e cila është shumë aktive në terren dhe bën pjesë në Federatën e Shoqatave Shqiptare në Itali(FNAI). Ndërsa nga Breshia ndodhej z. Astrit Nurka së bashku me mikun e tij Mauro Karota. Shumica e dashamirësve në këtë ekspozitë ishin aktivistë të shoqatave artistike nga komunat për rreth liqenit të Gardës të cilët në çdo moment shoqëroheshin me shpjegimet në dy gjuhë të zj.Vjollca Kola.

Faleminderit miku ynë Gjergj Kola për emocionet që na dhuruat ndërmjet punimeve tuaja të mrekullueshme në vaj dhe grafikë. Si një bir i vendit të shqiponjave ndërmjet këtyre rreshtave të uroj ty e të gjithë shqiptarëve në emigrim, suksese në jetë e në krijimtari. Krijimtari e cila na mban afër si komunitet edhe për treguesit e vlerave të gjithë secilit që demostron në jetën e përditëshme. Krijimtari e cila lidhet pa tjetërsisht edhe me prej ardhjen tonë e integrimin me dinjitet në shoqërinë në të cilën bashkëjetojmë si një popull paqësor .

Petrit R Aliaj – President Nderi i Federatës Kombëtare Shqiptare FNAI.(It).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 