Shkenca, nanoteknologjia dhe Diaspora shqiptare

E premte, 26 Prill, 2024

Shkenca shqiptare dhe nje model i ri i saj i mishëruar tek instituti NanoAlb ka mundësi te shumta por edhe kërkon mbështetje nga institucionet vendase dhe te huaja. Ajo kërkon mbështetje dhe beson tek ndihma qe mund te japë diaspora. Kongresi me i madh i nanoteknologjisë qe do te zhvillohet ne Tirane, nje shans për te futur vendet shqiptare ne hartën e shkencës botërore.
SHKENCA DHE RËNDËSIA E SAJ PËR SHOQËRINË
Shkenca është ajo qe merret me studimin e natyrës dhe shoqërisë duke ndjekur një metodologji te caktuar e cila është mjaft sistematike dhe mbi te gjitha e bazuar në dëshmi eksperimentale (shkencat natyrore dhe teknike) apo te dhëna te marra nga vëzhgimet, analizat e fenomeneve qe kane te bëjnë me shoqërinë (shkencat shoqërore).
Rezultatet e shkencës mund te shihen sot ne çdo aspekt te jetës sonë te përditshme. Është e pamundur ti shmangemi sot kaq shume produkteve dhe teknologjive te ofruara falë mundit te gjeneratave te shumta te shkencëtareve ne te gjithë boten. Ne ndeshemi ne fakt me produktet e shkencës ne çdo dite te jetës sonë duke filluar me çdo objekt qe kemi ne shtëpitë tona (nga produktet e higjenes tek paisjet elektroshtepiake etj.), veshjet qe perdorim (tekstile te ndryshme), mjetet dhe teknologjite e komunikimit (interneti, telefoni celular, radio, TV etc.), mjetet e transportit (makina, trena, avionë), teknologjite dhe paisjet ne spitale (ilaçet për kurimin e sëmundjeve, teknologjite e diagnostikimit, kirurgjisë etj.) e shume e shume shembuj te tjere nga ushqimet, bujqësia, mbrojtja/kontrolli i mjedisit dhe shume industri te tjera. Gjithçka kemi sot, ne se e mendojme pak me thelle, e ka burimin tek një studim shkencor i bere dikur, tek puna dhe pasioni i nje shkencetari qe sikurse çdo person tjeter mundohet te beje me te miren ne profesionin qe ka zgjedhur te ushtroje ne jete.
NANOTEKNOLOGJIA, ZHVILLIMET E SAJ NË TOKAT SHQIPTARE DHE NANOALB
Çdo teknologji e re qe lind mbështetet në shkencë, shkenca dhe teknologjia plotësojnë njëra -tjetrën. E tille është dhe nanoteknologjia, teknologjia e lindur, e mbeshtetur ne nanoshkencen, shkenca e cila merret me studimin e fenomeneve qe ndodhin kur materialet kane dimensione mjaft te vogla, dimensione te afërta me atë te një grupi te vogël atomesh. Imagjinoni nje meter ta ndajme ne njemije pjese, do te kemi nje milimeter. Ne se kete e ndajme perseri ne nje mije pjese te tjera do te kemi nje mikrometer dhe ne se kete perseri e ndajme ne nje mije pjese do te kemi nje nanometer. Nanometri para eshte nje e milionta e metrit (10-9 m). Eshte pikerisht kjo zona ku nanoteknologjia eshte e përqendruar dhe punon. Çfare ndodh me materialet kur ato kane dimensione te tilla, nanometrike? Si mund te perftohen/pergatiten materiale te tilla? Çfare interesi / aplikime kane keto materiale per shoqerine?
Nje shembull mjaft i njohur ne nanoteknologji eshte ari. Ne dimensionet nanometrike, ato qe quhen nanogrimca te arit gjejne perdorime nga me te ndryshmet. Keto grimca kane veti optike mjaft interesante duke i bere ato mjaft te dobishme ne shume aplikime duke perfshire edhe diagnostikimin e semundjeve. Nanogrimcat e arit jane ato qe perdoren sot ne testet e shpejte te COVID19. Jane pikerisht nanogrimcat e arit ne ato vizat e kuqe qe shikojme tek testi i COVID duke na lajmeruar per gjendjen e infektimit dhe marre masat me tej. Nje aplikim tjeter i nanoteknologjise i lidhur me COVID19 jane nanokapsulat qe perdorin ne disa nga gjeneratat e reja te vaksinave per te përmirësuar efikasitetin e tyre.
Kerkimet shkencore ne fushen e nanoshkences dhe nanoteknologjise jane nga me te shumtat. Nje nga aspektet me interesante te nanoteknologjise eshte karakteri i saj multidisplinar. Nanoshkenca dhe nanoteknolgjia jane mjaft te lidhura me shkenca te tjera si kimia, biologjia, materialet, elektronika, mjeksia, informatika. Kjo ka bere qe me zhvillimet e nanoteknologjise bashkepunimi midis fushave te ndryshme shkencore te marre nje hov te madh pasi shumica e zhvillimeve teknologjike, dhe sidomos ato qe kane te bejne me tema te rëndësishme si shendeti, mbrojtja e mjedisit etj kerkojne nje bashkepunim midis disiplinave te ndryshme shkencore. Nanoteknologjia paraqitet si një shkencë gjithëpërfshirëse duke e shtuar akoma edhe më shumë interesin në të gjithë komunitetin shkencor ne botë dhe me kete rast edhe në universitetet shqiptare kudo qe ndodhen.
Kerkuesit shkencore ne universitetet shqiptare prej vitesh kane treguar interes dhe praktikisht po kryejne kerkime shkencore edhe ne fushen e nanoteknologjise ose ne disiplina te aferta apo me interes per te. Per kete arsye eshte krijuar në fund të vitit 2019 NanoAlb, njësia a ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një njësi virtuale e cila perbehet prej 23 grupesh kërkimore shkencore që punojnë pranë universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (për më shume informacion shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/). NanoAlb synon të nxisë aktivitetet ekzistuese në ketë fushë apo edhe të nxjerrë në pah/zbuloj aktivitete të reja te lidhura drejtëperdrejtë ose jo me nanoteknologjinë. Mbi të gjitha NanoAlb synon të nxisë edukatën e bashkëpunimit të kërkuar nga një shkencë kaq multidisiplinore, dhe nga ana tjetër është një domosdoshmëri për të pasur sukses në kërkimin shkencor ne kete fushe.
Megjithe kushtet e veshtira per sa i perket infrastruktures dhe mungeses se fondeve te mjaftueshme te kerkimit shkencor, aktivitetet shkencore ne fushen e nanoteknologjise dhe mbi te gjitha entuziazmi i kerkuesve shkencore te NanoAlb në Universitetet e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës jane per tu pergezuar. Këto aktivitete zhvillohen në departamentet pëkatëse të këtyre universiteteve si në departamentet e Kimisë (përdorimi dhe studimi i nanomaterialeve për përgatitjen dhe aplikimin e sensorëve dhe biosensorëve), Biologjisë (metodave të reja të analizës biokimike), Fizikës (materialet e avancuara), në Universitetin e Mjekësisë (medikamente të reja), Universitetin Politeknik (zhvillimi i metodave te reja të monitorimit të ndotësve të mjedisit, përdorimi i nanomaterialeve natyrale, aplikimet e tekstileve inteligjente etj.) etj. Aktivitetet shkencore të përmendura më sipër (për më shumë informacion shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/services.php) janë të lidhura direkt ose indirekt me nanoteknologjinë dhe nanomaterialet.
NANOALB DHE STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË SAJ TË MËTEJSHËM
NanoAlb është tashme nje realitet ne kontekstin e universiteteve shqiptare. Ai eshte nje qender virtuale e cila synon të shndërrohet në një qendër të ekselencës e cila do të shërbej edhe si model për qendra të tjera. Qellimi i NanoAlb eshte ambicioz pasi bazohet ne nje plan te qarte mbi te gjitha bazuar ne talentet qe përbejnë grupet e saj dhe te tjere qe synon te terheqe ne te ardhmen. Objektivi i NanoAlb eshte ti shërbeje pozicionimit të Shqipërisë në këtë fushë kaq të rëndësishme duke u bërë lider në Ballkan dhe duke shërbyer si një urë bashkëpunimi me qendra të tjera të rëndësishme të nanoteknologjisë në Evropë dhe në botë.
NanoAlb synon te jape kontribute te rendesishme ne fusha me rendësi jetike në Shqipëri, Kosove, Maqedonine e Veriut e me gjere si diagnostikimi i sëmundjeve (duke përfshire epidemitë), analiza e ndotësve emergjente (metalet e rënda si mërkuri, plumbi, kadmiumi, pesticidet e përdorur në bujqësi dhe lëndëve të tjera kimike të rrezikshme për shëndetin e njeriut të përdorura në industri të ndryshme) dhe teknikat bashkëkohore përkatëse të kërkimit shkencor të lidhura me metodat e diagnostikimit me nanobiosensorë përveç aplikimeve te tjera industriale.
Nga ana tjeter, duke ndjekur modelin e nje qendre ekselence sikurse Instituti Katalan i Nanoshkences dhe Nanoteknologjise dhe Rrjeti i Qendrave te Kerkimit Shkencor te Katalonies, I-CERCA (https://cerca.cat/en/) ne Spanje idea eshte krijimi ne te ardhmen i nje qendre reale te nanoteknologjise ne Tirane, nje qender me pjesmarrje te grupeve nga te gjitha universitetet shqiptare. NanoAlb synon të krijojë mundësitë për të thithur fonde të financimit shkencor nga Komuniteti Europina dhe organizmat e tjera nderkombetare qe financojnë shkencen. Qysh me krijimin e tij (në Dhjetor të 2019) NanoAlb ka organizuar nje seri takimesh e konferencash /workshopesh vjetorë në këtë fushë duke përfshirë dhe takime ndërkombëtare në Shqipëri (p.sh. Nanoteknologjia midis Shqipërisë-Japonisë-Spanjës, në Janar të 2020 në Tokio; për më shumë info shikoni në: http://www.1and2dm.com/2020/nanoworkshop.php) te cilat kane evidentuar arritjet ne kete fushe. Grupet kerkimore te NanoAlb, përveç projekteve të financuara nga institucionet përkatëse apo ato të huaja (EU etj.), janë përfshirë kohët e fundit edhe në projekte të reja modeste të financuara nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë (shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/projects.php ) me qëllim rritjen e nivelit shkencor, forcimit të bashkepunimit midis grupeve brenda dhe jashtë NanoAlb si dhe për të dhënë kontribut në luftën globale kundër pandemisë COVID19.
KONGRESI MË I MADH BOTËROR I NANOTEKNOLOGJISË KËTË VIT NË TIRANË
Fale zhvillimeve, megjithese modeste ne kete fushe ne universitet shqiptare, Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021) do të zhvillohet këtë vit në Tiranë nga 4 deri më 8 Tetor 2021 (http://tntconf.org/2021/index.php?conf=21 ). Kjo konferencë organizohet nga Phantoms Foundation, ICN2 (ne Spanjë) dhe me organizues në vend të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe te NanoAlb dhe mbështetjen e Ambasadës Spanjolle ne Tiranë. TNT2021 do të jetë vazhdim i suksesit të Konferencave të mëparshme të nanoteknologjisë. Ky takim shkencor i nivelit më të lartë në këtë fushë synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjise me synim transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis kërkuesve shkencorë në këtë fushë. Me rastin e TNT2021 do të organizohen disa sesione specifike me tema të rëndësishme sikurse janë “Grafeni dhe materialet e tjera dy dimensionale”, Workshopi i 2te i bashkëpunimit ne nanoteknologji Shqiperi-Spanje-Japoni si dhe një shkollë në fushën e nanosensoreve me interes të veçantë për kërkuesit e rinj shkencorë. Ky kongres, ndër më prestigjozet në botë, është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri. TNT2021 ka një mbështetje nga një seri institucionesh prestigjoze të nanoteknologjisë në botë me pjesmarrje në komitetet drejtuese dhe si të ftuar të shumë personaliteteve në këtë fushë. Ardhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do ti hapë mundësi të reja bashkëpunimi Shqipërisë në një nga fushat më të përparuara të shkencës. TNT2021 eshte nje mundei e shkëlqyer per te futur Shqiperine dhe vendet e tjera shqiptare ne harten e shkences boterore.
NANOALB DHE MBËSHTETJA QË MUND TË KETË NGA DIASPORA SHQIPTARE PËRVEÇ ATYRE NGA INSTITUCIONET VENDASE DHE NDËRKOMBËTARE
Zhvillimi i mëtejshëm i NanoAlb dhe shndërrimi i saj në një qendër shkencore reale (me një ndertesë dhe infrastrukturë të nevojshme) do të kërkojë një planifikim dhe investim serioz nga shteti shqiptar në bashkëpunim/ndihmë edhe nga fondet e zhvillimit të kërkimit shkencor në nivel BE. Mbi të gjitha ndërtimi i një qendre të tillë duhet të realizohet në kuadër të një strategjie të zhvillimit shkencor në vend e cila duhet ti hapë rrugë krijimit të një qendre të këtij kalibri e cila do të shërbejë si model në të ardhmen. Për këtë nevojitet një strategji kombëtare (në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe institucionet përkatëse, Ministrinë e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Bujqësisë dhe Mjedisit etj.) që te mbështesë më tej NanoAlb në misionin e saj dhe të shërbejë si shembull për qendra të tjera të ekselencës në Shqipëri, e cila është e nevojshme për të siguruar më pas fonde nga Bashkimi Evropian. NanoAlb do të hapë rrugën për mundësimin e afrimit të talenteve shqiptare kudo në botë dhe do të sjellë perspektiva të reja të zhvillimit të shkencës shqiptare. Zhvillimet në një fushë multidisiplinare si nanoteknologjia dhe ne pergjithesi të gjitha zhvillimet shkencore i paraprijnë dhe mbështesin fort edhe zhvillime të tjera si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe të gjitha industritë por mbi të gjitha forcojnë edukimin e brezave të rinj duke i hapur perspektiva të reja talenteve shqiptare kudo që ndodhen. Një investim në këtë fushë do të ishte i nje rëndësie strategjike pasi do të shndërronte Shqipërinë në një pol të rëndësishëm të shkencës në rajonin e Ballkanit duke e rritur më tej besueshmërinë e Shqipërisë përpara institucioneve ndërkombëtare dhe duke ndikuar edhe në përshpejtimin e hyrjes së saj në Bashkimin Evropian. Shkenca shqiptare ne pergjithesi por ne veçanti NanoAlb, per stadin e arritur, nivelin shkencor te grupeve dhe strategjinë e qarte te zhvillimit ka nevoje per ndihme. Ka ardhur koha qe diaspora shqiptare shqiptare te ktheje syte edhe nga shkenca shqiptare. Shkenca shqiptare, kerkuesit shkencore ne Shqiperi, jane ndoshta nga pjeset me vulnerable te shoqerise duke patur parasysh mundin dhe perpjekjet e tyre per te arritur nje nivel akademik te admirueshem i cili nuk perkon me kushtet e tyre te punes dhe mbi te gjitha pritshmerine e tyre dhe te shoqerise shqiptare me ate c.ka ata mund te kontribuojne. Investimi tek shkenca, tek NanoAlb eshte investim per te sotmen pasi kjo qender shume shpejt mund te shnderrohet ne nje model jo vetem per vendet shqiptare por edhe me gjere. Investimi tek NanoAlb eshte investim per te ardhmen pasi do ti hape rrugen me modelin e tij krijimit edhe te qendrave te tjera. Mundesite e mbeshtetjes dhe investimeve jane te shumta duke filluar nga ato te ndihmave direkte financiare per terheqjen e talentit duke siguruar bursa per kerkues shkencore shqiptar e te huaj qe duan te kthehen e punojne tek NanoAlb deri tek blerja e paisjeve te ndryshme te cilat mungojne. Krijimi i laboratoreve te reja apo permiresimi i laboratoreve ekzistues gjithashtu do te ishte nje ndihme e madhe. NanoAlb do te ishte mirenjohes per çdo lloj ndihme qe do ti ofrohej duke pare edhe mundesine qe ne shenje mirenjohje te vendose emrat e dhuruesve/donatoreve shqiptare si emra te respektuar te laboratoreve (me nje pllakate mbi dyert e tyre) apo ambienteve te reja qe mund te krijohen. Ky model i mirenjohjes ndiqet me sukses edhe nga diaspora e vendeve te tjera. Krijimi i bursave te studimit (ne kete rast per kthim ne universitetet shqiptare te talenteve) me emrin e donatoreve apo krijimi i çmimeve nderkombetare po me kete emer do te ishte nje nxitje mjaft e mire per kete qellim.
Le te mendojme per te ardhmen e femijeve tane, per nje emer me te mire per vendet tona. Vendet tona nuk kane nevoje vetem per investime ne betonizime dhe hyrje masive te turizmit apo shpenzime te tjera lluksi. Vendet tona kane ne radhe te pare nevoje per kthimin e trurit, shqiptareve te talentuar ne shkence kudo qe te jene dhe po keshtu ardhjen tek ne pse jo edhe te talenteve te huaj. Shqiperia dhe vendet e tjera shqiptare kane nje pozicion gjeografik, natyre, kulture, stil jetese mjaft te admirueshëm per shkencetaret qe do te donin te vinin te punonin dhe jetonin aty ne se do te kishin edhe oferta te mira profesionale.
Investimi per shkencen, terheqja e ekselences do te ishte investimi me i sigurte per shoqerite tona. Kjo do te ndihmonte dhe do te siguronte nje ndryshim rrenjesor ne shume aspekte te jetes ne truallet shqiptare dhe, edhe pse jo, per nje edukate te re ne përgjithësi duke perfshire edhe ate politike. Sa me shume shqiptare te edukuar te kalibrit te shkencetareve te kthehen ne truallet shqiptare aq me shume rriten shancet edhe per marrjen ne dore te drejtimeve politike e shoqerore ne vend nga ata qe vërtet mund ti bejne keto vende ashtu siç te gjithe i enderrojme. Per çdo ide bashkëpunimi mund te me kontaktoni ne: [email protected] , Tel: 0034618687921 dhe nëpërmjet rrjeteve te ndryshme sociale (Linkedin, Instagram, Facebook, Twitter).
Nga Akademik Prof. Dr. Arben Merkoçi
Drejtor dhe Koordinator i institutit NANOALB pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Profesor ICREA dhe drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Nanobiosensorëve, ICN2, Barcelonë, Spanjë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 