Itali/ ”Integrim”, një ekspozitë kushtuar eksodit shqiptar

E premte, 3 Maj, 2024

Në 22 shtator në mjediset e Institutit Profesional të Shërbimeve Socio-Sanitare ”Francesca Laura Morvillo Falcone” të Brindizit u prezantua ekspozita dokumentare ”Integrim”, kushtuar eksodit shqiptar në Itali të 1991-shit, ekspozita paraqiti fotografitë e realizuara nga fotografi Vittorio Arcieri. Organizatore e eventit është shoqata e promovimit social “Integra Onlus”, me presidente Klodiana Çuka-n.

Pas ekzekutimit të himneve italiane e shqiptare e prerjes së shiritit, në ceremoni përshëndetën kryetari i bashkisë së Brindizit Riccardo Rossi, prefekti Carolina Bellantoni, drejtuesit shkollorë lokalë Gabriella Scaturro, Carmen Taurino, profesor Franco Merico (Sociologjia e proceseve migratore, Unisalento), presidentja e Integra-s Klodiana Çuka dhe drejtuesja e Institutit Profesional Irene Esposito.

Në një notë prezantimi të nismës lexohet: ”Përmes kësaj ekspozite fotografike shoqata e promovimit social Integra, angazhuar prej lindjes së saj në vitin 2002 në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe projekte mikpritjeje e integrimi real në favor të emigrantëve, përkujton përsëri përvjetorin historik të zbarkimit të shqiptarëve në brigjet puljeze, duke risjellë në kujtesë dhimbjen e shpresën e një populli të shtypur nga regjimi. Ky popull shihte tek Italia një tokë të premtuar. Doli në pah atëherë bujaria e puljezëve, që u angazhuan për të përballur emergjencën. Përmes punë së palodhur të Presidentes së Integra Onlus Klodiana Çuka, ekspozita ka objektiv të tërheqë vëmendjen mbi atë eksod epokal që shënoi historinë tonë politike e sociale dhe përcaktoi historinë e politikave migratore në Itali, me objektiv të mëpasshëm thellimin e problematikavet të lidhura me fenomenet e sotme migratore dhe një reflektim mbi nevojën e përpunimit të strategjive të reja evropiane e kombëtare për një integrim efektiv të emigrantëve dhe evituar tragjeditë e mëdha që vazhdojnë të ndodhin në detet tona”.

Në kanalin TV lokal Antenna Sud Çuka deklaron pas përurimit: ”Qyteti i Brindizit ishte zemra e solidaritetit të madh që populli puljez e salentin i tregoi botës. Ekspozita hyn sot në një shkollë ku t’i tregosh të rinjve të sotëm atë që ka ndodhur atëherë është shumë e rëndësishme për të mbajtur të gjallë kujtesën. Këta të rinj s’kishin lindur në 1991-shin por prindërit e tyre i kujtojnë shumë mirë ato ngjarje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 