Greqi/ Përfaqësues të komunitetit kërkojnë bashkëpunim për ruajtjen e kulturës

E premte, 3 Maj, 2024

Përfaqësues të Shoqatave dhe Organizatave shqiptare në Greqinë e Veriut të përbërë nga Lidhja Greko-Shqiptare e Biznesmenëve të Greqisë së Veriut me kryetar z. Arjan Gusho dhe z. Kosta Qose anëtar i Kryesisë, znj. Eva Paloka nga Shoqata “Progresi”, znj. Majlinda Cani nga Organizata “Jeta”, z. Spiro Janaqi Nënkryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, znj. Anila Rezhda nga Lidhja e të diplomuarve në Universitetet Greke te Greqisë së Veriut si dhe znj. Marinela Hanxhara, avokate kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi në të cilin u trajtuan problematika të ndryshme:  Për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës si dhe të identitetit shqiptar për brezat e rinj, rritja e frekuentimit në mësimin e gjuhës amëtare apo mundësia për krijimin e ambienteve për mësimdhënien, bashkëpunimi dypalësh midis biznesmenëve shqiptarë me Dhomën e Tregtisë në Selanik si dhe bashkëpunimi midis dy dhomave të tregtisë shqiptare dhe asaj greke, zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme me studentët ekselentë që janë diplomuar në universitetet e Greqisë së Veriut si dhe krijimi i mundësisë për integrimin e tyre në jetën social-ekonomike në strukturat dhe institucionet vendore në Selanik, çështje dhe problematika që hasin shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqinë e Veriut në lidhje me dokumentacionin e lejeve të qëndrimit, trajtimin në zyrat e Prefekturës (Periferia), ndihmesën ndaj tyre, etj.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese dhe në fund të tij u dakordësua për zhvillimin e tyre në mënyrë periodike lidhur konkretizimin dhe realizimin e propozimeve të ngritura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 