Kanada/Filmi “Pa vend” fiton çmim në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Toronto

E diel, 19 Maj, 2024

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, ka arritur ta marrë çmimin kryesor “IMDB Pro Short Cuts” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto  të Kanadasë (Toronto International Film Festival- TIFF), thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të filmit në Facebook. Êshtë pikërisht ky çmim, që filmin “Pa vend” e kualifikon zyrtarisht për “Oscars 2022” në kategorinë e filmit të shkurtër.

Sipas jurisë së festivalit, filmi në fjalë, doli i pari në një konkurrencë të fortë të filmave të shkurtër q    ë vinin nga shumë vende të botës. “Filmi ‘Pa vend’ i Samir Karahodës na mahniti me pamjet, vendndodhjet dhe personazhet e tij unik. Na e sollën në jetë një përkushtim kishotian, por të përkushtuar ndaj një sporti dhe një vendi që është vështirë të artikulohet, madje edhe ndaj vetvetes”, thuhet në vlerësimin e jurisë.
Filmi “Pa Vend” që është xhiruar kryesisht vitin e kaluar, sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit” duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i takon zhanrit “docu-fiction”, dhe përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të pingpongistëve në në Prizren. Filmi si i tillë përmban një histori unike, një rrëfim interesant për dashurinë ndaj sportit jo të popullarizuar në Kosovë.

Regjisori i filmit, Samir Karahoda, në një video-mesazh drejtuar drejtuesve dhe audiencës së festivalit në Toronto, ka thënë se çmimin ua dedikon atyre të cilëve u është dedikuar edhe filmi, “të gjithë sportistëve dhe talenteve të reja të vendit tim të vogël dhe të bukur”.

Pas këtij çmimi të rëndësishëm producenti i filmit, Eroll Bilibani, ka njoftuar se deri në fund të nëntorit filmi do të shfaqet në  17 festivale të ndryshme nëpër botë. “Deri në fund të nëntorit filmi do të udhëtojë në 17 festivale dhe do të shfaqet si premierë në të gjitha këto shtete. ‘Pa vend’, premierën botërore e kishte në festivalin e Kanës, ku edhe u nominua në kategorinë e filmit më të mirë Evropian për ceremoninë Europian Film Awards, i cili njihet si Oscari Evropian”, ka shkruar Bilibani.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.