SHBA/ Ruajtja e traditës në restorantet e shqiptarëve në Bronx

E enjte, 28 Tetor, 2021

Gazeta amerikane “New York Post” i ka dedikuar një shkrim të veçantë restoranteve që janë hapur rishtazi në Bronx por dhe atyre pak më të hershëm e mes tyre janë dhe ato të dy shqiptarëve, Amy Demaj dhe Nicolette Lekocaj.

“Luna Cafe” është hapur pesë vite më parë dhe është e specializuar në ëmbëlsirat dhe shijet shqiptare. “Ne donim të kishim ndjesinë si në kafenetë shqiptare ku atmosfera është e gjallë dhe ushqimet e pijet janë të shijshme”, thotë bashkëpronarja e “Luna Cafe” Amy Demaj.

Luna njihet më shumë për ëmbëlsirat e saj si tollumbat, dhe bakllavaja me arra. Megjithatë në Luna shërbejnë edhe specialitete italiane dhe franceze si pica etj.

Hapësira e jashtme e saj është në stilin europian ku mund të shijosh një pije tradicionale lëng pjeshke apo një kafe turke të fortë.

Shqiptaro-amerikania Nicolette Lekocaj hapi në tetorin e shkuar Last Call Bar & Grill që i bashkohet restoranteve tradicionale të kësaj lagjeje.

“Unë jetoj këtu dhe gjithmonë mendoja se të gjitha vendet ku shkoja ishin shumë tradicionale dhe jo të hareshme për të rinjtë”, thotë 23-vjeçarja Lekocaj.

“Unë doja një vend që ishte rastësor dhe ku mund të shkonit për një vakt, apo një pije pas darke apo edhe thjesht ëmbëlsirë”, vijon ajo.

Në menu përfshihen dhjetëra verëra dhe afërsisht 20 birra artizanale që ajo ka në plan ti ndryshojë në mënyrë sezonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.