SHBA/ Sfida e re e chef-it shqiptar Aleks Daku

E shtunë, 18 Maj, 2024

Shumë shqiptarë që kanë lënë vendlindjen shpesh kanë nisur rrugëtimin e tyre duke emigruar në vendet fqinje, si Greqi e Itali. Në pjesën më të madhe kanë nisur të punojnë në restorante tradicionale, kush ka pasur pasionin për kulinarinë ka qënduar, evoluar e shpesh janë shndërruar në yje të gastronomisë botërore. Puna në restorante të tillë i ka afruar me kuzhinën e vendit mikpritës, e cila është kthyer në profesion duke zëvendësuar fatkeqësisht kuzhinën e vendit të origjinës. E tillë është edhe historia e shef Alex A. Daku i cili tashmë ka një shtëpi të re për restorantin e tij italian në fermën historike të “Cherry Hill”, aty ku janë shumë restorante të preferuara dhe historike të South Jersey. Pas njoftimit për zhvendosjen e restoranti më 2019, dhe pas dy vitesh rinovimi, Daku e hapi zyrtarisht restorantin ‘Amici” më 1 shtator.

Një projekt që i kushtoi jo pak por 1.6 milion dollarë, Daku rinovoi shtëpinë fermë 162-vjeçare në cdo detaj, duke ndërtuar kështu restorantin e tij të ëndrrave e njëkohësisht duke ruajtur historinë e ndërtesës.

Lexo edhe: SHBA / Kuzhinieri shqiptaro-amerikan kthen bamirësinë në mision

“Familja ime erdhi nga Italia për të ndihmuar në restaurim me suva veneciane dhe punime druri për restorantin”, tha ai për gazetën lokale Courier Post.

Megjithatë vështirësi pati. Pandemia ishte e vështirë për të gjithë në industrinë e restoranteve, pasi edhe sot ata vazhdojnë të përballojnë vonesat, mungesat e furnizimit dhe më shumë. Kjo nënkuptonte shumë humbje njëkohësisht nga pandemia ai pati edhe humbje personale.

“Unë humba babanë për shkak të pandemisë në prill, kështu që më duhej të ndaloja ndërtimin për rreth gjashtë muaj,” tha Daku. “Ka qenë një muaj shumë i vështirë, një vit i vështirë për mua vdekja në familje, si dhe ndërtimi i vendndodhjes.”

Gjate pandemisë ai krijoi një organizatë jofitimprurëse, përmes së cilës ai mund të siguronte ushqim falas për spitalet, stacionet e policisë dhe njerëzit e infektuar me COVID-19.

“Çdokush mund të hyjë në organizatë për të marrë ushqim pa pyetur,” shpjegoi Daku. “Ne jemi shumë krenarë për këtë – nga cilësia dhe qenia njerëzore, dhe se si e mbështetëm komunitetin sepse ata na mbështetën për 10 vjet.”

Daku tha se ishte “shumë me fat” dhe, përmes organizatës jofitimprurëse, ishte në gjendje të mbante të punësuar të gjithë stafin e tij.

Por pavarësisht vonesave dhe humbjeve, Daku mezi pret të ndajë ushqimin e tij me komunitetin Cherry Hill dhe më gjerë nga shtëpia e tij e re.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 