Itali/ Edmond Godo, kandidati shqiptar për bashkinë e Romës

E shtunë, 4 Maj, 2024

Me një përvojë dhe eksperiencë 30 vjecare si përfaqësues i komunitetit shqiptar në Itali, i përkushtuar në temat sociale, Edmond Godo tashmë ka nënshkruar kandidaturën për Këshillin Bashkiak të Komunës së Romës. Në data 3-4 tetori Godo kandidon në listat e Partisë Demokratike në Romë. Edmond Godo ndër vite ka dhënë një kontribut të cmuar në mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai shprehet se gjuha shqipe në Diasporë është në rrezik, ndaj duhen përpjekje maksimale për ta hapur sa më shumë shkolla të mësimit të gjuhës amtare.

Prej vitesh jetoni në Romë dhe kontributi juaj për komunitetin shqiptar dhe jo vetëm ka qenë mjaft i vyer. Ndër projektet e fundit është hapja e një tjetër shkolle të mësimit të gjuhës shqipe?

Po, u bënë plot 30 vjet që jetoj në Romë. Jam angazhuar me punë vullnetare në OJQ të ndryshme që nga viti 1996, dhe u konsoliduan që kur krijuam shoqatën “Besa” në  vitin 2002 pranë Universitetit “La Sapienza” këtu në Romë, dhe falë kësaj organizate filluam të bëjmë akttivitete socio-kulturore me qëllim që të promovonim kulturën dhe traditat tona tek miqtë tanë italiane.

Ishin vite të vështira, ku mbizotëronte një paragjykim i lartë për ne shqiptarët.

Aktualisht shoqata Besa-Aps (shoqatë me promovim social) prej vitesh promovon aktivitete socio-kulturore, dhe është viti i katërt që organizon kursin e gjuhës shqipe këtu në Romë pranë Upter, Universita Popolare di Roma. Tani, kemi filluar bisedimet për të hapur një degë të re ku ka një përqendrim të lartë shqiptarësh këtu në Romë.

Pas shumë vitesh eksperiencë si Këshilltar shtesë në Njësinë bashkiake n.III dhe si anëtar e Konsultës qytetare për emigracionin të Roma Capitale, tashmë keni nënshkruar kandidaturën për Këshillin Bashkiak të Komunës së Romës. Pse e synoni këtë post?

Kandidatura erdhi pasi kam qenë pjesë në këtë parti që prej themelimit të saj në 2007, ku isha kandiat në listën “I Democratici për Enrico Leta”. Edhe sot vazhdoj të jem pjesë aktive e strukturave të territorit ku jetoj.

Synoj këtë post pasi kam 10 vite eksperincë në këtë insititucion si i zgjedhur, dhe mendoj se mund të jap kontributin tim.

Përkrahësit tuaj në rrjetet sociale janë të shumtë, kjo me siguri është fryt i kontributit tuaj për ta ndër vite. Sa ju motivon kjo përkrahje për të bërë edhe më shumë për komunitetin?

Falenderoj për përkrahjen, por mendoj se bota digjitale është një gjë dhe ajo reale është tjetër. Flasim konkretisht, vetëm nuk mund të bëhet asgjë.

Pa kontributin specifik të secilit prindër që çdo të shtunë vijnë në shkollën shqipe bashkë me fëmijët, nuk do arrihej asgjë. Sot, falë nismës së shoqatës Besa jemi në shkollë për ti mësuar gjuhën shqipe femijeve tane, dhe kjo e ka emrin vazhdimësi.

Cilat janë projektet që keni për Romën të ardhmen e komunitetin shqiptar?

Përkushtimi im do të synojë në përmirësimin e shërbimeve në Romë, i bindur siç jam që dallimi mes qyteteve qëndron pikërisht në këtë aspekt.

Për komunitetin tonë kam vetëm një fjalë: të bashkëpunojnë sa më shumë për ruajtjen e identitetit tonë kulturor jashtë atdheut. Marco Aurelio, imperator dhe filozof i Romës së lashtë thoshte: po nuk dite nga vjen nuk di se ku shkon në jetë, por edhe nuk di se ç’bën.

I kthehemi mësimit të gjuhës shqipe, hapja e shkollave të reja tregon një rritje të interesit për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë?

Nuk shoh se ka interes, por rrezik, prandaj po kërkojmë të hapim shkolla.

Prej vitesh vihet re se fëmijët tanë të lindur e rritur nga prindër shqiptarë ne Diaspore nuk po flasin me shqip. Mesazhi është i qartë: po humbasim gjuhën amë që në gjeneraten e parë.

Pa gjuhë nuk ka patriotizëm, dhe për këtë janë mobilizuar shumë shoqata, vullnetare apo ish mësues etj., të cilët e kanë kuptuar këtë rrezik, por që kanë nevojë të mbështeten nga institucionet tona.

Do vazhdoni me kontributin tuaj në hapjen e shkollave shqipe?

Natyrisht që po.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 