Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi ndryshon kryesinë

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Më 5 shtator u zhvilluan zgjedhjet e Lidhjes për mandatin e ri të kryesisë me dy kandidatura, të mësuesit Pjerin Lleshi dhe mësueses Majlinda Zhuleku Leka. Nga procedura zgjedhore mandatin e ri të kryesisë e ka fituar mësuesi Pjerin Lleshi, që ofron mësime vullnetare prej vitesh në Athinë dhe është një aktivist i mirënjohur i komunitetit. Pjerin Lleshi ka dërguar një mesazh falenderimi për kolegët e tij ditën e sotme, pas përfundimit të plotë të procesit zgjedhor.

“Ditën e diel, më  5.09.2021, Lidhja  e Mësuesve Shqiptarë në Greqi (LMSHG), zhvilloi zgjedhjet e radhës për organet e saj drejtuese. Gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan drejtimin e kësaj organizate për tre vitet e ardhshme. Një falënderim i përzemërt shkon për themeluesit dhe  drejtuesit paraardhës të organizatës sonë, shkon për të gjithë kolegët dhe koleget e mia për punën dhe përpjekjet e tyre të palodhshme. Gjuha shqipe, na bashkon të gjithëve. Përçimi i gjuhës dhe traditës sonë te brezi i ri është një çështje madhore që i përket çdo shqiptari. Prandaj falënderoj gjithashtu edhe përfaqësuesit e Komunitetit Shqiptar në Greqi, të cilët ishin të pranishëm në këto zgjedhje. Uroj që çdo fëmijë  shqiptar të mësojë të shkruajë e të flasë bukur shqip!”, u shpreh në fjalën e tij falënderuese Pjerin Lleshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 