Numri i turistëve pranë 2019, por të ardhurat shumë më të ulëta

E hënë, 29 Prill, 2024

Sezoni turistik që vijon ende ishte dukshëm më pozitiv se ai i 2020-ës, por ende nuk po arrin nivelet rekord të 2019-ës. Janë këto parashikimet e operatorëve turistikë, edhe pse duhen pritur të dhënat zyrtare për të parë edhe nivelin e të ardhurave që sollën turistët e huaj. Por, kush e shpëtoi këtë sezon turistik”

Veç turizmit patriotik, peshë të rëndësishme këtë sezon ka pasur turizmi vendas theksojnë operatorët ndikuar edhe nga masat kufizuese, ndërsa shtojnë se cilësia e vizitorëve të huaj ka rënë ndjeshëm duke thithur vizitorë nga vende të varfra, ç’ka sipas tyre ndikon në prurjet që sjellin në vend.

Shqipëria duhet të synojë të rikthejë turistët cilësorë vlerësojnë operatorët që janë optimistë për një qasje të re të turizmit pas përzgjedhjes së drejtueses së re të dikasterit të ministrisë.

Jemi një vend i vogël që sasia na bën shumë dëm. Na duhet patjetër dhe e kemi të detyrueshme zgjedhjen e cilësisë dhe kjo nuk është e lehtë për t’u bërë. Sasia ka dëme patjetër në shumë aspekte. Në vështirësi menaxhimi të biznesit, në hotelerisë, dëme në konsum të infrastrukturës urbane të një qyteti, destinacioni për shkak të fluksit që sjell nga ana tjetër edhe trafik të rënduar. Duhet që më në fund me një ministër të ri të ketë një frymë të re bashkëpunimi që kishte munguar prej kohësh dhe mezi e kemi pritur këtë rotacion”.

Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut kanë hyrë në vend mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, ndjeshëm më shumë se një vit më parë, ku pothuajse gjysma e tyre ishin vizitorë nga Kosova./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 