Intervista/ Shqiptarët në Adelaide dhe sfidat e mësimit shqip në Australi

E premte, 26 Prill, 2024

Në Australinë e largët jetojnë shumë shqiptarë të cilat janë të konsoliduar në qytetet ku jetojnë dhe kanë edhe shoqatat shqiptare ku përpiqen të mbajnë gjallë kulturën, traditat dhe mësimin e gjuhës shqipe në brezat e rinj.

Tonin Pecaj, kryetar i shoqatës “Nënë Tereza” në Adelaide jeton atje prej 11 vitesh, pas 14 vitsh emigrim më parë në Itali. Nga Shqipëria është larguar para 25 vitesh por ëndërron që një ditë të kthehet të jetojë sërish.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai flet për shqiptarët në Adelaide dhe punën e palodhur vullnetare të shoqatës “Nënë Tereza” në mbajtjen gjallë të kulturës, valleve e traditave shqiptare, si dhe mësimin e gjuhës mëmë.

INTERVISTA

Z. Pecaj na rrëfeni pak për publikun shqiptar historinë tuaj të emigrimit.

Përshëndetje, ju falënderoj për mundësitë që na krijuat të rrëfejmë pak punën tonë vullnetare e historinë si emigrant. Para 25 viteve unë emigrova në Itali në atë kohë për motive familjare, politike dhe ekonomike. Nga viti 2010 emigruam familjarisht në Australi, ky ishte edhe më i vështirë, të emigrosh për herë të dytë nuk është aspak e lehtë. Por faleminderit Zotit e shtetit australian jemi stabilizuar më në fund.

Sa e vështirësitë është përshtatja në një vend të largët dhe me një kulturë ndryshe nga e jona?

Siç ju thashë edhe më sipër nuk është aspak e lehtë të integrohesh në një komunitet tjetër, në një kulturë tjetër, edhe pse ne e kishim pak eksperiencë mbas 14 viteve të qëndrimit në Itali. Më në fund ia kemi arritur të bëhemi pjesë e këtij komuniteti ku jetojmë e punojmë të barabartë mes tyre.

Aktualisht jetoni në Adelaide të Australisë. Sa i konsoliduar është komuniteti shqiptar atje?

Po tani jetojmë familjarisht në Adelaide, këtu jeton një numër i konsiderueshëm i komunitetit shqiptar, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ju them të drejtën se secilin nga atya po t’i pyesësh thonë jemi shqiptarë. Pra, nuk kemi asnjë dallim nga vijmë, e kujt besimi i përkasim. Kjo është për t’u marrë shembull në çdo vend të botës ku jetojnë shqiptarët.

Aktualisht z. Pecaj ju jeni dhe kryetar i Shoqates “Nënë Tereza” në South Australia. A kanë një status juridik si pakicat e tjera etnike në atje?

Po, që nga themelimi i Shoqatës unë jam kryetar, por falënderoj të gjithë anëtarëve të tjerë, me punën e bërë bashkërisht ia kemi dalë që të rreshtohemi me të gjitha komunitetet e tjera që jetojnë në Adelaide. Pra, çdo gjë është e regjistruar sipas rregullave të shtetit australian. Një herë në vit, të dielën e parë të shtatorit festojmë ditën e Shenjtërimit të Shenjtës Nënë Tereza që e njeh gjithë bota si bamirëse, Nobeliste e Shenjtore. Në atë festim marrin pjesë të gjithë shqiptarët pa dallim besimi, si dhe disa komunitete që jetojnë këtu, ku ne kemi rastin e mirë të promovojmë kulturën tonë, në gatimet tradicionale, veshjet tona kombëtare, muzikën shqip me këngëtarë të ardhur nga vendlindja, edhe orkestra lokale e quajtur Tradita, vallet tona, pra atë ditë flitet shqip në çdo pikë. Me ambientet e zbukuruara me flamujt tonë kombëtarë për gjatë gjithë rrethimit të objektit ku festojmë. Shpesh herë kemi edhe personalitete të larta të shtetit që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, si Guvernatori i Australise së Jugut, ministra dhe deputet, si edhe Akqipeshkvin e Adelaides.

Përsa i përket mësimit të gjuhës shqipe, dimë se shteti australian financon mësimin plotësues të gjuhës shqipe një herë në javë prej klasës së parë fillore deri në klasën e 12-të. A ka një shkollë të tillë në Adelaide? Sa rrezikohet brezi i ri në mësimin e gjuhës amtare?

Këtu dua të ndalem pak më gjatë. Ne si fillim i punës tone si Shoqatë 6 vite më parë filluam me Meshën shqip, dhe u bashkuam në një kishë që është në mbështetje të emigrantëve pa dallim. Mbas sigurimit të të gjitha librave të kishës nga vendlindja, po praktikojmë një herë në muaj gjuhën shqipe në Meshën e Shenjtë.
E nga ky bashkim lindi dëshira të bëjmë shkollën shqipe, ku ambientet janë falas nga kisha, dhe baza materiale e dhuruar nga Këshilli i Komunitetit shqiptare dhe Ambasada e Kosoves. Çdo gjë që është bërë në këtë pikë është bërë me punë vullnetare, ku gjej rastin t’i falenderoj mësuesit për vullnetin e punën e tyre të mirë.

Shtet australian nuk na financon sepse nuk i plotësojmë kriteret që ka shteti për dhënien e fondeve, dhe objekteve. Na duhet një numër më i madh i nxënësve. Me kalimin e kohës shpresojmë t’i përfitojmë edhe ne këto fonde. Gjithashtu kemi organizuar edhe grupet e valleve folklorike që nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Edhe në këtë pikë në sajë të një pune të mirë e me pasion e në përkujdesjen e shoqatës është bërë realizimi i këtyre grupeve duke ruajtur traditën tonë folklorike dhe artistike, veshjet tona kombëtare, e gjuhën shqipe.
Është kënaqësi e veçantë t’i ndjekësh këta fëmijë të gjithë të lindur këtu, larg vendlindjes, në prova, e në skenat kudo që kanë dalë, edhe para publikut australian e komuniteteve të tjera duke shpalosur vlerat tona kombëtare folklorike dhe artistike shqiptare. Për të gjitha këto arritje, që për mua nuk janë pak, dua të falenderoj mbarë komunitetin shqiptar që jeton e punon në Adelaide.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë dhe sa përfshihet ajo në planet tuaja të ardhshme?.

Edhe pse ndodhem prej më se 25 viteve larg vendlindjes, jam gjithmonë në kontakt me të afërmit e mi, me miqtë, shokët e dashamirësit, jam në kontakt me realitetin atje. Zemra me rreh përherë për vendlindjen. Dëshira mbetet gjithmonë të kthehem një ditë, të jetoj atje, por më duket se është shumë e largët kjo ëndërr, se me duket se kemi mbetur më emigrantë atje se këtu ku jetojmë aktualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 