Drejt mbylljes aplikimet për testin e greqishtes, kushti bazë i nënshtetësisë!

E enjte, 25 Prill, 2024

Sërish në epiqendër çështja e shtetësisë greke për emigrantët që jetojnë akoma dhe dekada të tëra në vend.

Në muajin nëntor të interesuarit për nënshtetësinë greke do të kalojnë sprovën e dytë të certifikimit të gjuhës greke, sipas kritereve të reja.

Ministria e Brendshme e Greqisë informon se po skadon afati i aplikimit për pjesëmarrjen në konkursin e fundit të vitit 2021. Në 5 shtator platforma do të mbyllet, ndërsa pak ditë më pas aplikantët e kualifikuar për testimin elektronik do të pajisen me numrin e duhur të protokollit. Vetëm aplikantët që do të kalojnë me sukses testin e gjuhës, kulturës dhe historisë greke në formën elektronike, me 70% përgjigje të sakta, do të pajisen me Certifikatën e Njohurive të Mjaftueshme për përfitimin e shtetësisë.

Të interesuarit mund të vijojnë parapërgatitjen me materialin e gatshëm të pyetje-përgjigjeve që ofrohen nga Sekretaria e Përgjithshme e Nështetësisë Greke në linkun e posaçëm:

https://www.facebook.com/groups/637555552923060

Siç e kemi përmendur dhe në sezonin e parë të testimit, në muajin maj, certifikata e mësipërme zëvendëson tashmë vërtetimin e intervistës nga komisioni me 3 persona, siç funksiononte nga miratimi i vendimit të parë për dhënien e nënshtetësisë tek emigrantët deri më 31/03/2021.

Madje, ky dokument përbën kriter bazë të detyrueshëm si për shqyrtimin e dosjeve në pritje, në rastet që nuk kishin kaluar në intervistë, ashtu dhe për çdo aplikim të ri.  Ja çfarë duhet të dinë të interesuarit.

Rikujtesë:

*Testimet për certifikatën e gjuhës greke për nënshtetësinë me procesin e natyralizimit do të zhvillohen dy herë në vit, maj dhe nëntor, në mjaft qendra shkollore në Greqi.

*Emigrantët që kanë dosje të hapur për nënshtetësinë si dhe numrin e protokollit të dosjes nga shërbimi përkatës i Ministrisë së Brendshme nuk do të paguajnë tarifën 150 euro në testimin e parë të njohurive të gjuhës, kulturës dhe historisë greke. Por, në rast se nuk do të kalojnë me sukses provimin, për çdo pjesmarrje tjetër, do duhet të paguajnë normalisht këtë tarifë.

*Invalidët, personat me aftësi të kufizuara, personat me mundësi të kufizuara përvetësimi me diagnozë si dhe personat mbi moshën 62 vjeç lejohet të sigurojnë certifikatën e domosdoshme përmes intervistës, bazuar në lëndë të kufizuar mësimore, për të cilën mund të informohen në të njëjtën platformë, në të ashtuquajturën “bankën e temave për certifikim”.

*Përjashtohen plotësisht nga procedura e detyrueshme vetëm aplikantët e nënshtetësisë që kanë kryer me sukses 6 vitet gjimnaz-lice (klasa e 7-të deri maturë) ose 9 vitet e arsimit fillor e të mesëm ose disponojnë diplomë bachelor-master-doktoraturë nga shkollat e larta të vendit.  Të interesuarit e kësaj kategorie thirren të kontaktojnë me drejtorinë përkatëse të Nënshtetësisë së Greqisë për t’u pajisur automatikisht me dokumentacionin e duhur.

*Aplikantët që kalojnë me sukses testin pajisen me certifikatën e duhur duke e printuar nga faqja elektronike e posaçme, në të njëjtën platformë.

*Së fundi, vlen të ritheksojmë se certifikata e gjuhës, kulturës dhe historisë greke përbën kriterin bazë, por jo të vetëm, që parashikon procedura e marrjes së shtetësisë greke. Madje, qeveria aktuale synon në rritjen e shkallës së vështirësimit, ndërkohë që edhe vendimi i fundit përfshinte rritje të detyrueshme të ardhurave të viteve të fundit si dhe kritere akoma më të ashpra. Kritere të cilat, sidomos në epokën e pandemisë së covid-19, parashikohet të pengojnë shumë shqiptarë të interesuar nga inisiativa për pajisjen me një pasaportë të vlefshme të BE-së dhe jo vetëm!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 