2 shtator 1909 niste punimet Kongresi Kombëtar i Elbasanit

E shtunë, 18 Maj, 2024

Në datat 2-8 shtator 1909 u zhvillua Kongresi Kombëtar i Elbasanit, një mbledhje me karakter mbarëshqiptar që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera të Lëvizjes Kombëtare. U thirr me nismën e klubit shqiptar te Selanikut dhe në të morën pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare, si: O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.

U vendos që Kongresi të themelohej në Elbasan, më 1909, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare. U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm Lëvizjes Kombëtare e në mënyrë të veçantë luftës për përhapjen e shkollave dhe te shkrimit shqip.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 