129 vite nga lindja e poetit lirik dhe esperantistit të parë shqiptar

E hënë, 29 Prill, 2024

129 vjet më parë, më 2 shtator 1892, lindi në Shkodër Lazër Shantoja, prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar (Esperanto është gjuha ndihmëse ndërkombëtare e folur më e përhapur në botë. Krijuar nga okulisti polak L. L. Zamenhof në 1887, ishte menduar të ishte një gjuhë e dytë universale për komunikimin ndërkombëtar). Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar nga regjimi komunist.
Te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës. Studimet fillore e të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje dhe vijoi për teologji në Austri më 1912-1914, ku u vlerësua si një seminarist “shumë i talentuar”. Më 29 maj 1915 u shugurua meshtar. Krijimet e para poetike i shkroi në shqip, italisht, gjermanisht e esperanto, dhe në vijim u mor me përkthimin.
Më 1917 nisi shërbimin si famullitar në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll dhe Sheldî, ku hapi edhe shkollën e parë shqipe. Më 1922 nisi punë si sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedjës. Kur P. Anton Harapi nis punën për e botimin e të përkohshmes “Ora e Maleve”, Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e tij të parë së bashku me Luigj Gurakuqin. Përkrahu shoqërinë “Bashkimi” dhe qe ndër fjalimmbajtësit në varrimin e Avni Rustemit. Më 1925, si një ndër mbështetësit, frymëzuesit dhe organizatorët e Lëvizjes e Qershorit, u arrestua nga qeveria e Zogut. Pas lirimit u largua për në Vjenë, Austri, ku filloi të botojë gazetën “Ora e Shqipnisë”, financuar nga Hasan Prishtina. Në vijim, vajti si famullitar në Bienne, Zvicër e pastaj më 1932 në La Motte, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet dhe përsosi frëngjishten.
Më 1941 me Koliqin, Mustafa Krujën, P. Valentinin, Gurakuqin, Kortshën etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare. Mbështeti qeverinë Kruja, tek i cili shihte vazhdimin e mendimit politik të Gurakuqit. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politike.
Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimorë, kulturorë e ironikë, fejtone, poezi të vetat apo të përkthyera. Vepra e tij e shpërndarë ndër të përkohshmet e shumta u mblodh dhe botua nën përkujdesjen e Arben Markut më 2005. Koliqi e cilësonte prozator të hollë të krahasueshëm me Faik Konicën, për nga stili dhe eleganca.
Më 1914 botoi në gjuhën esperanto artikullin “La albana lingue” në revistën Esperanto nr. 2. Ishte esperantisti i parë shqiptar. Botoi përmbledhjen popullore “Për natë kazanash” (1919), studimin “Grueja” (1922), monologun “Peshku në det e tava në zjarm” (1927) etj.
Bashkëpunoi me revistat e kohës, si: “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i Veprës Pijore”; më pas bëhet ndër bashkëpunëtorët më aktivë dhe redaktor i fletores “Ora e Maleve”. Në mërgim, pas dështimit të Lëvizjes së Qershorit, bashkëpunon me “Liria kombëtare” në Gjenevë dhe më 1928 me ndihmën e Hasan Prishtinës botoi të përkohshmen e tij “Ora e Shqypnìs” si vazhdim i opozitares “Ora e Maleve”. Më tej vijoi me të përkohshmen “Illyria”, “Cirka”, “LEKA”, “Kumbona e së dielës”, “Shkëndija”.
Më 1915 botoi tingëllimat “Çinarët”, “Prifti i malsisë”, “Kanga e Paqes, “Hasan Riza Pasha”; poemthin dramatik “Kuvendi i dëshmorve” (1927), tingëllimat “Për një puthje të vetme” (1934) etj.
Shantoja njihet edhe për përkthimet e tij, si: “Shtegtimi n’Kevlar”, Hajne (poezi,1915); “I burgosuni dhe flutura”, Jankoëski; “Vigani egoist”, “Wilde”, Schiller; vepra të Leopardit (“Silvjes”, “Të pambaruemit”, “Qetija mbas duhís”, “Trumsaku vetmitar”, “Mêndimi zotnues” etj.); “Shiu në halishtë”, D’Annunzio; “Hermandi dhe Dorothea” dhe “Fausti”, Goethe etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 