Reja e magjishme e arbëresheve Shega

E mërkurë, 8 Maj, 2024
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Reja e magjishme e arbëresheve Shega

Mbrëmjen e djeshme  për herë të parë që nga krijimi i tyre grupi muzikor arbëresh Shega ka interpretuar përpara publikut shqiptar. Atmosfera ishte sa elektrizuese aq edhe e ndere. Për muzikantët që luanin për herë të parë përpara publikut të tokës amë, e për publikun që për herë të parë dëgjonte tingujt e muzikës shqiptare të paprekura në shekuj.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ky takim duhej dhe ishte plotësisht një takim “mallëngjyes”.

Koncerti i mbrëmjes së djeshme mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës ishte pjesë e turit promovues të albumit debutues të grupit “Shega” të cilët do të jenë sërish në skenë në datën 27 gusht në Prishtinë dhe më 29 gusht në Dhërmi, Shqipëri.

Për “DiasporaShqiptare” ata kanë rrëfyer emocionet e takimit me publikun shqiptar, albumin dhe misionin e tyre të ruajtjes së identitetit arbëresh.

Ky është turi juaj i parë në Trojet Shqiptare, (Kosovë, Shqipëri) si ishte përballja e parë me publikun shqiptar?

Impakti i parë me publikun shqiptar ishte i mrekullueshëm. E ndjemë mikpritjen dhe ngrohtësinë e publikut që në fillim.

Koncerti i sotëm është pjesë e turit promovues të albumit tuaj Shega. Një sfidë e guximshme do të thonim në kohë pandemie. Si albumi ashtu edhe turi?

E vërtetë. Prej një viti tashmë kemi ndaluar interpretimet live për shkak të pandemisë. Por jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi mundësinë tani të prezantojmë albumin tonë të parë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndjehemi shumë krenar.

Çfarë përmban ky album?

Albumi përmban tetë këngë origjinale tonat, në arbëresh, në dialektin e Piana degli Albanesi. Gjithashtu përmban edhe një cover të këngës së njohur arbëreshe “Qifti” (“il falco”). Pjesë e këtij albumi është edhe një këngë të cilën e kemi kompozuar mbi vargjet e poetit arbëresh Pasquale Renda, e cila titullohet “Lumturi”.

Lexo edhe: Lumturia e “The Daggs” me vargjet e poetit arbëresh

Deri me tani mendoni se keni zgjuar kureshtjen e publikut për muzikën arbëreshe?

Mendojmë se po. Po, projekti ynë sigurisht që ka hedhur dritë mbi realitetin arbëreshe, në të gjitha fushat e tij, veçanërisht sa i përket publikut më të ri.

Në një nga intervista tuaja në RAI jeni shprehur: “E ndjenim si detyrë që të mos mbeteshim vetëm te folklori, vetëm te tradita por te sillnim diçka të re. Pra të ruanim identitetin duke rifreskuar gjuhën? Mendoni se deri tani ja keni dale mbanë?

Epo përpiqemi.  Sigurisht objektivi ynë kryesor është që të trajtojmë gjuhën tonë me autenticitet dhe respekt, duke shkruar atë çka ne ndjejmë në të vërtetë e duke kërkuar frymëzim. Ne e ndiejmë atë si një identitet të gjallë dhe prandaj e trajtojmë, pa folklorizëm por me rrënjë të forta.

Cili është publiku që ju synoni? Pra shqiptarë, italian ndërkombëtar?

Të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët në botë, por sigurisht edhe gjithë të tjerët. Muzika për fat të mirë nuk njeh barriera dhe kufij.

Në skenën muzikore në fakt jeni prezantuar fillimisht me emri The Daggs ( bashkim i inicialeve të anëtareve të grupit) me pas vendoset të ndryshoni emër ne Shega? Pse ky ndryshim, “I rrezikshëm” në fakt për ecurinë e një grupi muzikor?

Ndryshimi ndodhi këtë vit pra në 2021. Duke reflektuar mbi emrin që kuptuam se “The Daggs” nuk na përfaqësonte më. Na duhej një emër më autentik në gjuhën tonë. Shega është një fjalë që na pëlqen shumë, si për tingullin që ka kur e shqipton ashtu edhe për atë që ngjall, domethënë idenë (utopinë) e ndarjes, bashkimit, vëllazërisë. Shumësia e kokrrave dhe uniteti i frutave: pra një bashkësi, siç jemi edhe ne, ne arbëreshet, në shqiptarët.

Dhe këtu dalim te historia e krijimit tuaj. Si lindi ky grup muzikor?

Në katundin tonë, mes miqsh muzikant. Duhej një tekst në arbërisht për një këngë (Kalivar), që është edhe kënga e parë e grupit. Prej aty lindi grupi, në mënyrë shumë spontane dhe natyrale, dhe që aty vazhduam të shkruanim këngë në arbëresh.

Dhe e ardhmja çfarë rezervon për Shegën ?

Shpresojmë udhëtime të tjera, albume, frymëzim, takime, rritje njerëzore dhe artistike, për ta bërë realitetin tonë të njohur për sa më shumë njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 