Profil/ Kolë Rrota, studiuesi shqiptar i dekoruar me Kryqin e artë në Vjenë

E martë, 30 Prill, 2024

Kolë Rrota ishte mësues, studiues atdhetar e veprimtar, i dekoruar në Vjenë, në vitin 1917 me Kryqin e Artë të Kurorës nga Madhërija e Tij Perandori Karl, për punën e tij shembullore si mësues e aktivist në Vjenë dhe Koloninë Shqiptare në Zarë. Ai indi 141 vjet më parë, më 22 gusht 1880.

Nikolaus Rotta ose Kolë Rrota, lindi në qytetin e Shkodrës dhe ishte djali i parë i familjes me tradita qytetare e atdhetare të Gjush Rrotës. Kola ishte më i madhi ndër vëllezërit, Simoni, Ndoci (At Justini) e Gjoni. Kola studioi në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, e më pas në Kolegjin Jezuit të Shën Françesk Saverit të këtij qyteti. |Në fillim të shekullit XX kreu studimet e larta në Klagenfurt të Austrisë. Pas studimeve, punoi ndihmësmësues i gjuhës shqipe në shkollën e Mati Logorecit në Prizren (1905) e më vonë, me kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, vendoset si mësues në mes arbëreshëve të Zarës (Dalmaci), ku kishin punuar më parë Pashk Bardhi dhe Ndue Paluca. Nga viti 1913, Kola punoi si ndihmës i Gjergj Pekmezit, i cili ishte asokohe këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Austrisë për çështjet shqiptare, si dhe këshilltar e kujdestar i shqiptarëve që studionin në Austri apo që vinin në Vjenë për nëvoja të ndryshme shëndetësore.

Në Austri, Kola kishte mjaft njohje dhe kontakte me studiuesit gjermanishtfolës të gjuhës shqipe si M. Lambertz, A. Stotz, F. Manek. Ai ishte shumë aktiv në jetën politike, kulturore e sociale të komunitetit studentor si dhe ishte një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të shoqërisë “Dija” që u krijua me 27 dhjetor të vitit 1904 në Vjenë nga Gjergj Pekmezi e Hilë Mosi. Kola shkruante në “Kalendarin e Shoqërisë” nën inicialet K.R. Ai ishte i apasionuar mbas folklorit shqiptar dhe mblidhte thënie të urta e fjalë të reja nga krahinat e ndryshme të Ballkanit ku banonin shqiptarë etnikë. Më 1913, gjatë kohës që ndodhej në Borgo Erizzo, Kola përfundoi librin e tij “Albanische Sprüche und Redensarten”, i cili përmban 800 fjalë të urta, si dhe shprehje popullore shqipe. Libri që u botua në Vjenë më 1914ishte frut i nji pune shumëvjeçare, ka 56 faqe, është punuar në gjuhën shqipe e gjermane.

Më 1917, Kolë Rrota dekorohet nga Madhërija e Tij Perandori e Mbreti Karl me Kryqin e Artë të Kurorës, për aktivitetin e tij si mësues e aktivist i dalluar në Vjenë si dhe në Koloninë Shqiptare në Zarë. Gazeta “Vllaznija” e Vjenës e datës 2 dhjetor 1917 shkruan: “Madhnija e Ti Perandori e Mbreti Karl e nderoj bashkëpuntorin t´onë Professor Kolë Rroten me Kryq t´artë të meritimit me Kunorë. Jo vetëm tash në Vjenë si profesor i gjuhës shqipe n´Institut të Gjuhëve të lemit të Lindjes, por edhe ma përpara si mësues i Kolonisë Shqiptare n´Arbëreshë afër Zadre (Zara) ku Rrota u përpoq kurdoherë për të mirën e popullit të vet, qi e ka aq fort për zemër. Po e përgëzojmë pra zemërsisht bashkëpuntorin t´onë për këtë nishan (medalje) të bukur e me ne kanë me u gzue për të saktë të gjithë ata që kanë nderin me e njoftë mikun e bashkëpuntorin tonë”.

Mbas këtij lajmi, po në këtë gazetë, vjen falenderimi që Kola shkruan për bashkëatdhetarët me 8 dhjetor e që u botua me 11 dhjetor 1917:… Mbassi mjerisht s´po jam i zoti me u falë nderi veçanërisht gjithë atyne miqve, dashamirëve e nxansave, qi patnë mirësinë me m´përgëzue në rasë të nderimit t´em, po u lutem me i pelqye në ktë mënyrë falnderjet e mija ma të nxehtat e ma të përzemërtat për kujtim të dashtun qi kanë për mue. Nji falenderje të veçantë drejtimit të “Vëllaznisë” e “Postës së Shqipnisë”.

Me angazhimin e Gjergj Pekmezit në Komisinë Letrare të Shkodres, Kola zuri vendin e tij duke dhënë mësimin e gjuhës shqipe në Institutin Diplomatik të Vjenës, deri mbas luftës së Parë Botërore. Më 1922, me hapjen e konsullatës së parë shqiptare në Vjenë, Kola u emërua Sekretar i Konsullatës. Aktiviteti i Kolës në Konsullatë vazhdoi deri më 1926. Mbas këtij viti, ai vendos të kthehet në atdhe për t’iu kushtuar jetës private e familjes. Mbas emërimit të Gjergj Pekmezit si Profesor për gjuhën shqipe në Institutin për gjuhët Indogjermane në Universitetin e Vjenës më 1928, Kolë Rrota kthehet përsëri në Austri, me detyrën e Konsullit të Shqipnisë në Vjenë, si edhe merr përsipër kujdesjen ndaj shqiptarëve që studionin e kuroheshin në Austri.

Më 1938, Kolë Rrota ngarkohet me drejtimin e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Institutin e gjuhëve Indogjermane në Universitetin e Vjenës deri sa doli në pension, mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Vazhdoi të ishte aktiv duke shkruar artikuj e studime mbi gjuhën shqipe. Mbajti kontakte të rregullta me familjen e tij në Shkodër me anë të letërkëmbimit, që nga viti 1960. Vdiq në Vjenë më 15 shkurt 1965 në moshën 85-vjeçare. U varros në varrin e familjes së bashkëshortes Maria Jiriczek.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 