Itali/ Nis edicioni i 15-të i Festivalit “Adriatico Mediterraneo” në Ancona

E martë, 21 Maj, 2024

Ka nisur një ditë më parë edicioni i 15-të i Festivalit “Adriatico Mediterraneo” në Ancona, Itali.

Shqipëria mes së shkuarës dhe së tashmes dhe marrëdhëniet e saj me Italinë do të jetë në qendër të edicionit që do të zgjas deri më 22 gusht në Ancona. Ky festival është një ftesë për të njohur Shqipërinë, e cila ka qenë dëshmitar i evolucionit dhe ndryshimeve të rëndësishme shoqërore dhe historike në pesëdhjetë vitet e fundit.

“Shfaqjet e artistëve shqiptarë të nivelit ndërkombëtar, por edhe një sërë takimesh do të çojnë në zbulimin e kësaj toke dhe do të ndihmojnë për të kuptuar specifikat e saj, bashkëjetesën midis besimeve të ndryshme dhe marrëdhëniet e forta që Shqipëria ka pasur gjithmonë me Italinë”, shprehet drejtori artistik i Festivalit, Giovanni Seneca.

Fokusi i edicionit gjithashtu dëshiron të nënvizojë lidhjet e ngushta, të miqësisë, të vendit me Italinë, edhe në kohët e fundit, siç u kujtua nga Ambasadori Fabio Pigliapoco, kreu i Sekretariatit të Përhershëm të Iniciativës Joniane Adriatike, midis partnerëve të Festivalit. “Gjatë pandemisë, në momentin më të errët për Italinë, zëri i miqësisë dhe dashurisë nga Shqipëria na erdhi. Një mesazh i fuqishëm, një gjest simbolik me vlerë të madhe. Presidenca e Shqipërisë në Makroregjionin Adriatiko -Jonian – shtoi Pigliapoco – do të orientohet mbi të gjitha në temën e të rinjve, duke marrë parasysh gjithashtu se Tirana në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Rinor Evropian ”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 