Në shtëpinë ku Rei Manaj hodhi hapat e parë, sot sulmues i Barcelonës

E premte, 19 Prill, 2024

Në Lushnjë mburren me djalin e tyre, Rei Manajn, që arriti të jetë pjesë e një klubi të madh si Barcelona. Sulmuesi ka bërë shumë krenar qytetin futbolldashës, aq më tepër që këto ditë Rei është në qendër të vëmendjes, pasi ka arritur të federohet zyrtarisht me ekipin e parë katalanas.

Ky është pallati ku ka qëndruar Manaj deri në moshën 4- vjeçare në qytetin e Lushnjës, pikërisht në lagjen “Skënder Libohova”, rruga “Misto Mame”. Në katin e 5-të të këtij pallati, sulmuesi dhe familja e tij qëndroi deri në vitin 2001, për t’u larguar më pas drejt Italisë. FOTOT: A.ALUSHI

Por çfarë e lidh ende Manajn me Lushnjën? Ku ka banuar familja e tij dhe vetë Rei në qytetin që shquhet për pasionin që ka për futbollin?

Familja e tij ka banuar në një pallat pesëkatësh, pikërisht në rrugën “Misto Mame” të lagjes “Skënder Libohova”.

Rruga që të çon te shtëpia e Manajt në Lushnje

Rei ka lindur më 24 shkurt 1997 në maternitetin e spitalit të Lushnjës dhe larguar nga ky qytet në moshën 4-vjeçare, pikërisht në vitin 2001, kur familja e tij vendosi të emigrojë në Itali për t’u mos u kthyer më në Shqipëri.

Babai i tij Hajro Manaj dhe mamaja Eli Manaj kanë nostalgji për vitet e jetuara në Lushnjë. Banorët më të vjetër të pallatit ku ka qëndruar Rei deri 4 vjeç e mbajnë mend sulmuesin aktual të Barcelonës si një djalë shumë të shkathët që i vogël.

Ndërsa e veçanta është se Manaj, sa herë vjen në Shqipëri, nuk harron të kthehet aty ku lindi. “Po, po. Ka ardhur shpesh dhe ka takuar shokët e lagjes te lokali i Zanit”, tregojnë banorët.

REI, DJALI I NJË TEKNOLOGU

Rei është biri i një teknologu, që në vitin 2001 emigroi në Itali. “Qyteti i Lushnjës është krenar për Rei Manajn, që është pjesë e Barcelonës. Ai u lind në Lushnjë dhe personalisht kam njohur babanë e tij, Hajron. Ka qenë teknolog, në uzinën e plasmasit. Jemi miq. Edhe babai i tij ka luajtur me të rinjtë e Lushnjës dhe për një vit është federuar me ekipin e parë.

Më kujtohet shumë mirë, sepse ka qenë dy-tri breza para meje. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe, sepse Lushnja ishte në elitë, me emra të mëdhenj. Nuk ishte si tani”, është shprehur Spartak Bami për gazetën, një ish-futbollist i të rinjve të Lushnjës.

“I SHKATHËT QË I VOGËL”

Julian Gjyla, një ish-futbollist i skuadrës së Lushnjës, që tashmë punon në sektorin e të rinjve dhe është trajner tek U-17, ka qenë fqinj me familjen e Manajt. “Rei është larguar nga Lushnja për në Itali në moshën 4-vjeçare.

Emigruan prindërit, babai Hajro dhe nëna Eli. Jemi fqinjë. Familja e tij banonte në katin e pestë, ndërsa unë jam në katin e tretë. Në një pallat të zakonshëm 5-katësh, të ndërtuar para viteve ’90, në lagjen ‘Skënder Libohova’.

Rei ka qenë një çun çapkën dhe i shkathët. Vjen gjithmonë në Lushnjë dhe takon çunat e lagjes te lokali i Ramazan Gjylës. Ai është krenaria jonë”, u shpreh fqinji i tij, Julian Gjyla, aktualisht trajneri i skuadrës U-17 të Lushnjës./Panorama Sport/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 