Bashkia e Gjirokastrës, marrëveshje binjakëzimi me komunën Nardò në Itali

E shtunë, 27 Prill, 2024

Bashkia e Gjirokastrës dhe komuna Nardò, e bashkisë Lecce në Itali tashmë kanë një marrëveshje binjakëzimi, që do të konkretizohet në fusha të interesit të përbashkët si kultura, turizmi apo qeverisja vendore. Në bashkinë Lecce në statstikat e vitit 2020 rezultojnë të regjistruar 2409 shqiptarë.

Marrëveshja u nënshkrua ditët e fundit në Itali nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe kryetari i komunës Nardo, Giuseppe Mellone.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se “nuk është qëllimi jonë për thjesht një binjakëzim nga pikëpamja formale, sa në letra do të thoshte dikush, por për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët si kultura, turizmi apo qeverisja vendore”.

“Synojmë të aplikojmë së bashku në projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Europian që i shërbejnë komuniteteve në të dy qytetet tona. Krijimi i kësaj ure komunikimi e deri te binjakëzimi, s’do të kishte qenë një proces i lehtë pa ndihmën e çmueshme të mikut të Gjirokastrës, Francesco Mandoi, i cili është gjithashtu edhe magjistrat ndërlidhës në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë. E falënderoj pa masë! Kemi një vizion të qartë dhe e dimë se çfarë duam nga angazhime të tilla të përbashkëta me miqtë tanë italianë, që kanë natyrisht përvojë më të madhe se ne në qeverisjen lokale, projektet e BE-së, menaxhimi i trashëgimisë kulturore etj”, thekson Golemi. 

Gjatë vizitës në Nardò, Golemi u takua edhe me rektorin e Universitetit të Salentos, prof. Fabio Pollice.

“Folëm për rëndësinë dhe rolin e universitetit në jetën e qyteteve tona, me theks të veçantë te politikat publike të cilat kurrsesi s’mund të hartohen dhe zbatohen më mirë pa patur ekspertizën e vyer qe vjen nga bota akademike. Përvoja e tyre në këtë drejtim është një model shumë i mirë që mund të aplikohet edhe në Gjirokastër. Po kështu mund të ketë ura bashkëpunimi mes universitetit të tyre dhe universitetit “Eqrem Çabej””, tha Golemi.

Pjesë e vizitës në Itali për Golemin ishte edhe ekspozita e mjeshtrit Giuseppe Manisco, një koleksion i rrallë i makinave dhe shpikjeve të Leonardo da Vincit.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “mezi pres që ta sjellim së shpejti edhe në Gjirokastër këtë koleksion. Inxhinieri Manisco ka qenë më parë në Gjirokastër dhe më premtoi se do të rikthehej me dëshirë për një ekspozitë të re që krijon interes për banorët dhe turistët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 