Përditësim epidemiologjik mbi variantin Delta: Gjendja në Shqipëri dhe Kosovë

E hënë, 6 Maj, 2024

Epidemiologu Dr. shk. Erand Llanaj, ushtron profesionin e tij si kërkues post- doktoral në Akademinë e Shkencave të Hungarisë. Profesionisti shqiptar vjen me një përditësim të të dhënave epidemiologjike mbi variantin Delta në Kosovë dhe Shqipëri.

Llanaj shpjegon si ndikon ky mutacion tek vaksinat aktuale dhe sa duhet të jetë numri i individëve të vaksinuar në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës. “Duhet kuptuar, që në perspektivë të vaksinuarit kanë përfitime madhore në nivel popullate dhe individi, në krahasim me jo të vaksinuarit”, – shkruan ai.

SHKRIMI I PLOTE

Varianti Delta i koronavirusit ka fituar dominancë. Ai tashmë është varianti më i hasur deri tani, në sekuencat e disponueshme globalisht . Delta ka më shumë gjasa të shmangë patrullën imunitare dhe madje të reduktojë në mënyrë të moderuar efektin e vaksinave (shih Tabelën më poshtë). Për momentin janë duke u provuar edhe vaksina të tjera që nuk janë të paraqitura në tabelën e mëposhtme, dhe nga komunikime private efektiviteti është reduktuar, por jo eliminuar.

Efekti i Variantit Delta mbi vaksinat:

Vaksinat e përdorura në Shqipëri, me përjashtim të Sputnik V, janë të sigurta dhe të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (shiko listën e aprovimeve të OBSH këtu). Vaksina Sputnik V është në fazën përfundimtare të vlerësimit, pasi i ka kaluar të gjitha fazat e mëparshme të kontrollit për sigurinë dhe cilësinë dhe pritet të marrë aprovim së shpejti.

Nga ana tjetër, sipas studimeve në shtim dhe përllogaritjeve aktuale, Delta krijon kushtet që një individ i infektuar me të, tashmë të jetë në gjendje të infektojë 5-8 persona, në krahasim me variantin origjinal të fillimit të pandemisë, shifra e të cilit ishte përllogaritur në 2-3 individë. Ky numër njihet ndryshe si R0 (R zero). Mirëpo ky ndryshim në R0 ka implikime madhore për situatën epidemiologjike dhe fushatën e vaksinimit. Fillimisht kufiri i imunitetit të tufës ishte përllogaritur 50-67% me variantin origjinal, por nëse konsiderojmë ndryshimet e R0 të variantit Delta, atëherë ky kufi rritet në 80-87.5% (shiko Figurën më poshtë për shpjegim).

Duke marrë parasysh efektin epidemiologjik të ndryshimeve që vijnë nga varianti Delta, përpjekjet për të rritur mbulesën vaksinore duhet të përshpejtohen, nëse do të duam që të kemi një jetesë me më pak kufizime ose sëmundshmëri /vdekshmëri të shmangshme në muajt në vijim. Në kontekstin aktual (shih Figurën më poshtë) gjendja e mbulesës vaksinore është relativisht larg kufirit të imunitetit të tufës. Madje, edhe në rast se konsiderojmë numrin e individëve që e kanë kaluar COVID-19, përsëri proporcioni i popullatës ‘imune’ është tepër larg kufirit që Delta ka vendosur.

Nëse jeni ende duke konsideruar përfitimet apo kostot që ka vaksinimi, përtej të dhënave dhe raporteve teknike që tregojnë efektivitet të reduktuar të vaksinës ndaj variantit Delta, duhet kuptuar që në pespektivë të vaksinuarit kanë përfitime madhore në nivel popullate dhe individi, në krahasim me jo të vaksinuarit (shih Figurën më poshtë). Rekomandimi ynë: Vaksinohu!/ Heda.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.