Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, shuhen vatrat në Karaburun

E hënë, 29 Prill, 2024

Në Shqipëri është shënuar viktima e dytë nga zjarret që përfshinë vendin. Tatiana Haxhiaj, e cila pak ditë më parë humbi bashkëshortin si pasojë e zjarreve ka ndërruar jetë në spital.

Çifti jetonte në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ndërsa të dy ishin duke tentuar fikjen e tyre. Tatiana pësoi djegie në 75 për qind të trupit duke u shtruar urgjentisht në QSUT, ku nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Vendi u përfshi nga një numër i madh vatrash zjarri gjatë javëve të fundit ku ajo e Gjirokastrës nuk ishte një ndër më të rrezikshmet, megjithatë për fat të keq shkaktoi dy viktima.

Sakaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se është shuar plotësisht zjarri në Karaburun i cili ishte aktiv për dy javë rresht.

“Më në fund pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. Kjo stinë e nxehtë s’ka mbaruar por sot, në këtë moment frymëmarrjeje dua t’i falenderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka në këto ditë të vështira. Të gjithë po bëjmë detyrën por disa heronj shkojnë përtej detyrës. Prefekti Flamur Mamaj, komandantët që drejtuan operacionet e vështira Gëzimi, Pëllumbi, Idrizi, Arbeni, punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, punëtorët e palodhur të zonave të mbrojtura si Nexhipi, Ganiu e te tjerët që nuk i takova dot sepse ishin gjithë kohën në frontin e betejës me zjarret, janë shqiptarë të rrallë që meritojnë respekt dhe mirënjohje. Nuk mund ta le mënjanë çdo ushtar të thjeshtë që nuk ia mësova dot emrin por i pashë veprën. Sfida vazhdon. Ne jemi të gatshëm në krah të komuniteteve lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.