Ekspozita “IntegAZIONE” zhvendoset në Tiranë

E martë, 14 Maj, 2024

Pas suksesit që pati në qytetin e Eksodit të madh, në Durrës ekspozita “IntegAZIONE” do të zhvendoset edhe në Tiranë. Publiku kryeqytetase, por edhe turistët që gjenden këto ditë në Tiranë do te kenë mundësinë të njohin nëpërmjet fotografive një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë së viteve 1990.

Ekspozita fotografike “IntegrAzione” e çelur fillimisht në vitin 2011 (20 vite pas eksodit) dhe e pasuruar me tej në vitin 2021 (me rastin e 30 vjetorit të eksodit), është një dokument fotografik mbi imigrimin historik shqiptar të 1991, i cili filloi “Turneun e kujtesës”. Një turne i cili nisi në Pulja, e pas rishfaqjes në qytetet italiane, tani kaloi sërish detin Adriatik, për tu hapur nga 5 gushti deri më 17 gushti në Durrës dhe më pas në kryeqytetin Tiranë.

“Tre dekada të historisë së përbashkët të dy popujve vëllazërore, të cilët kanë parë privilegjin e mirëseardhjes dhe solidaritetit ndaj emigrantëve, të cilët ikën nga shtypja dhe mjerimi, pavarësisht privimeve dhe sakrificave të mëdha, për të ndërtuar ëndrrën e një jete më të mirë për veten dhe familjen e tyre. Sot Diaspora shqiptare ka fituar integrimin dhe respektin në shoqërinë italiane dhe mirënjohjen në Atdhe për emigrantët e shumtë, të cilët janë vendosur në punë dhe profesione, me besimin dhe këmbënguljen e njerëzve të lirë dhe guximtarë.

Lexo edhe: Ekspozita/ DocuMostra “IntegrAzione.. 30 vitet e eksodit të madh”

Falënderimet tona i drejtohen historisë se tyre të vuajtjeve, por edhe sukseseve te fituara me mund e sakrifica” tha për “Diaspora Shqiptare”, presidentja e “Integra Onlus”, Klodiana Cuka.

“Me homazhet e kësaj ekspozite fotografike historike, të përjetshme, me shpresën se do të kontribuojë në hapjen e një sezoni të ri të të drejtave në Evropën e popujve, me integrim të plotë në të njëjtën strukturë institucionale dhe politiko-administrative italiane, të shumë të rinj të brezit të dytë me origjinë shqiptare, me gra të forta dhe punëtore si Mbretëresha Bletë ”, përfundoi ajo duke falënderuar ata që mundësuan realizimin e kësaj ekspozite, Konsullatën shqiptare në Bari, Bashkinë e Durrësit dhe Kryetaren Emiriana Sako.

Ndërsa ka vetëm pak ditë që është hapur në Durrës, ekspozita ka ngjallur interes në publik dhe ka pasur një numër të madh vizitorësh.

“Ekspozita është pëlqyer shumë. Gjatë inaugurimit pati shumë interes por po frekuentohet shume dhe këto ditë dhe po lë mbresa emocionuese” thotë Floreta Kertusha, specialiste në Bashkinë e Durrësit, pjesë e ekipit që mundësoi prezantimin e ekspozitës.

Autori pas fotove të Ekspozitës

Vittorio Arcieri lindi në Bari,është fotoreporter dhe një gazetar i pavarur. Dikur fotograf i “Gazzetta del Mezzogiorno” (Gazeta e Jugut), e më vonë i “Corriere del Mezzogiorno” (Korrieri i Jugut) dhe “Corriere della Sera” (Korrieri i Mbrëmjes). Ka realizuar reportazhe dhe kronika për gazeta të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2010, ai themeloi një shoqëri e cila është e specializuar në prodhimin e videove dhe video-lajmeve për seksionet online të shtypit të përditshëm italian, si dhe për trupat televizive të kanaleve të ndryshme rajonale dhe kombëtare. Ka organizuar disa ekspozita fotografike dhe libra mbi kulturën dhe traditat, si “Terra di Bari” (Toka e Barit), “Maschere Apotropaiche” (Maskat Apotropaike), “Pane e Birra” (Bukë e Birrë).

Ekspozita IntegrAzione (IntegrIm), përmbledh shkrepjet që dokumentojnë fenomenin e emigracionit shqiptar kryesisht ne drejtim të brigjeve të Puljas, nisur në 1990 e përgjatë disa viteve me radhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 