Alpinistja Uta Ibrahimi fiton medaljen e artë në Kirgistan

E diel, 19 Maj, 2024

Uta Ibrahimi ka shënuar suksesin e radhës. Alpinistja kosovare ka fituar medaljen e artë në kontinentin e Azisë Qendrore në Kirgistan.

Medalja i atribuohet ngjitjes në Majën Lenin e njohur ndryshe dhe si maja e Ibn Sina (Avicena). Kjo majë ngrihet në 7 mijë e 134 metra në Gorno-Badakhshan në kufirin e Taxhikistanit dhe Kirgistanit, dhe është pika e dytë më e lartë e të dy vendeve.

“Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa ” ka shkruar Ibrahimi.

Maja Lenin është më e larta në vargun Trans-Alay të Azisë Qendrore, dhe në Malet Pamir në Taxhikistan dhe tejkalohet vetëm nga Maja Ismoil Somoni (7.495 m).

Uta është më shumë e njohur për ngjitjen e saj në Malin Everest, malin më të lartë në botë, duke u bërë gruaja e parë kosovare që ia ka dalë ta bëjë një gjë të tillë në vitin 2017.

Uta gjithashtu ka ngjitur dhe Majën “Gashurburum 1” (8,058 metra lartësi mbidetare), majën e 11-të më të lartë në botë, pjesë e vargmalit Karakorum, në Pakistan, Majën Manaslu (e 8-ta më e larta) dhe Lhotce (e 4-ta më e larta), Majën Cho Oyu (maja e 6-ta më e lartë) 8,201 metra lartësi mbidetare, Tibet- Kinë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 