Zef Skiroi, personaliteti i njohur i arbëreshëve dhe kombit shqiptar

E shtunë, 18 Maj, 2024

Më 10 gusht 1865 lindi në Horë të Arbëreshëve poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh Zef Skiro. Që në moshë të vogël tregoi interes për historinë dhe traditat e paraardhësve. Studioi në “Seminarin Shqiptar” në Palermo.

Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën. Më 1890 u emërua docent i letërsisë antike në Liceun “Garibaldi” të Palermos, kurse më pas u emërua titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Institutin Mbretëror Oriental të Napolit.

Pati veprimtari të gjerë si shkrimtar dhe studiues. Mes veprave letrare të tij renditen “Mili e Hajdhia”, “Mino” dhe “Te dheu i huaj”, që është dhe kryevepra e tij. Me kontributin e vet, Skiroi ndihmoi jo vetëm në ngritjen e kulturës arbëreshe, por zëri i tij në shtyp dhe letërsi solli frymëzim për Shqipërinë, që ishte në ndërtim e sipër.

Fotoja e mësipërme është marrë nga Arkivi Qendror Shtetëror, ku Skiroi shfaqet i veshur me kostum tradicional arbëresh dhe ngjeshur me armë të stolisura (fotografia është përpunuar me ngjyra nga Arkivi).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 