Qerim Raqi sjell në shqip poeten suedeze Edith Södergran

E hënë, 29 Prill, 2024

Ka dalë këto ditë nga shtypi libri “Fshehtësitë e Erosit”, një përmbledhje e krijimtarisë së poetes suedeze Edith Södergran, me poezi të përzgjedhura e të përkthyera në gjuhën shqipe nga Qerim Raqi. (”Magjia e librit”, Prishtinë, 2021)

Edith Södergran (4 prill 1892 – 24 qershor 1923) konsiderohet jo vetëm modernistja e parë e poezisë findlandezo-suedeze, por edhe e poezisë skandinave në përgjithësi, duke e pasuruar lirikën suedeze me ide, motive, ndjeshmëri, mjete dhe forma të reja të shprehjes poetike. Ajo nuk ishte shumë e vlerësuar në kohën kur jetoi, por më vonë u bë frymëzuese për shumë poetë të tjerë suedezë dhe figura qendrore e lirikës skandinave.

I ati, Matts Södergran, vinte nga Närpesi ( Österbotten) dhe punonte në vende të ndryshme të Rusisë, kurse e ëma , Helena Holmroos, një grua intelektuale dhe me interesime për letërsinë, ishin vendosur në Raivola në gjirin e Kareleve një qytetet kosmopolitan që do të ndikonte fuqishëm në formimin e saj intelektual dhe krijues. Shkollimin e filloi në Petesborg dhe aty filloi të shkruajë poezi në gjuhën gjermane, me vargun e lirë, ndër të tjera në modelin e Gëthes, kjo dëshmon për ndikimet e hershme nga letërsia gjermane. Në Petersburg kishte rënë në kontakt me letërsinë e re avangardiste, kishte lexuar ekspresionistët gjerman dhe futuristët rusë dhe ishte ndikuar nga ta.

Përveç findlandishtes dhe suedishtes, ajo njihte mirë edhe gjermanishten, frëngjishten, italishten, dhe rusishten. Më vonë ajo do të shkruajë edhe në frëngjisht, suedisht dhe rusisht. Në kryeqytetin rus ajo i vijoi mësimet e para, por gjatë muajve të verës banonte në Ravioli në grykën e Kareles, në një vilë të trashëguar, por që më vonë, gjatë revulucionit rus 1917, e ëma do ta humbasiste bashkë me pasurinë tjetër të trashëguar dhe detyrimisht të do të jetonte me të bijën në një dhomë të vogël e në kushte të vështira. Në moshën 16 vjeçare, vetëm një vit pas vdekjes së babait nga tuberkulozi, Edith Södergran, do të sëmuret edhe vetë nga kjo sëmundje që do të detyronte ta ndërpriste shkollimin e të qëndonte nëpër senatoriume rehabilituese, fillimisht në Nummela të Finlandës, pastaj tri vite në Davos të Zvicrës gjatë periudhës 1911–1914 nën shoqërimin e së ëmës.

Më 1913 nënë e bijë bënë një udhëtim njëmujor për në Itali dhe pas kthimit në vendlindje Edith refuzon trajtimin e mëtutjeshëm rehabilitues nëpër senatoriume, dëshiron që ta sfidojë vdekjen duke shkruar vargje, që t’u mbetej në mendje njerëzve si poete. Kjo shtysë krijuese do ta përcjellë atë deri në fund të jetës. Nën përkujdesin e madh të së ëmës, ajo do të shkruajë intensivisht, deri në frymën e fundit, përkastësisht në mesverën e vitit 1923, duke lënë pas vetës jo shumë libra, gjithësej katër -pesë sosh, por të një niveli të lartë artistik.

Edith Södergran vdiq në moshën 31 vjeçare, 1923 në Raivola. Ajo i dogji vetë një pjesë të madhe të shkrimeve të saja. Megjithatë, falë Hagar Olssonit dhe Elmer Diktoniusit, dy miqëve dhe bashkëpunëtorëve të mirë të saj, është ruajtur një pjesë e krijimtarisë së saj. Pas publikimit postum të librit ”Vendi që nuk është” më 1925, Edith Södergran u vlerësua shumë dhe zuri vendin e merituar, si një nga zërat më të rëndësishmin në modernizmin e poezisë suedeze. Ndonëse pjesën dërmuese të poezive nga koha rinore  ”Mushama tryeze” ( që do të botohen postum , Stockholm 1997 ) i shkruajti në gjermanisht, megjithatë veprat tjera do t’ i shkruaj në gjuhën suedeze. Opusin e saj poetik e përbëjnë jo më shumë se pesë vëllime poetike: Poezi (1916), ”Lira e shtatorit” (1918), ”Altar trëndafili” (1919), Vrojtime të larmishme ”( aforizma , 1919), ”Hija e së ardhmes” (1920), ”Vendi që nuk është” (postum 1925), Në përmbledhjen e parë të titulluar ”Poezi” vërehet ndikimi nga simbolizmi francez dhe Arthur Schopenhauri, kurse në përmbledhjen ”Lira e shtatorit” vërehen thekset e ekspresionizmit gjerman, para së gjithash, refleksione poetike nga filozofi Frerich Nietzsche, koncepti i tij rreth Dionisit. Ajo do të jetë “e uritur si një ujk pas Dionisit” siç do të shprehej ajo në letrën që i dërgon mikes së saj, shkrimtares Hagar Olsson.

Figurat mitilogjike si Erosi dhe Orfeu fjala vjen, janë simbole, mjete poetike përmes të cilave subjekti lirik shpreh ngacmimet e brendshme shpirtërore, të një uni poetik që gjakon ndryshimin dhe metamorfozën. Në një nga poezitë e përmbledhjes ”Lira e shtatorit” Orfeu këndon: ”Unë i shndërroj gjarprinjtë në engjuj / … / Unë jam Ofreu. Mund të këndoj si të dua. / Mua më falet çdo gjë”

Ky vizion dhe këto imazhe poetike thellohen dhe përvijohen dukshëm në dy përmbledhjet e fundit ”Altar trëndafili” dhe ”Hija e së ardhmes”, të gërshetuara me vizionet kozmike, yjet dhe gjithësinë. Dashuria tek Södergran është një ndjenjë e fuqishme dhe intensive që merr përmasa të një dimensioni mistik, por e konkretizuar në trupin. Forca e Erosit është e jashtëzakonshme në vargun e Edith-ës, kjo fuqi erotike e sublimuar në Erosin edhe njeriun e bënë më të fuqishëm, përmes trupit, e pajis atë me një fuqi tjetër krijuese, me një vullnet tjetër, është forca e krijimit dhe ripërtrirjes së jetës. Në qenien e gruas është sublimuar vetvetiu kjo vlerë, forca e ripërtrirjes ekstatike:

”Unë jetoj kuq. Jetoj gjakun tim.

Nuk e kam flakur Erosin.

Buzët e mia të kuqe digjen shkrepave tu të ftohtë. Të njoh, Eros –

Ti nuk je burrë dhe grua

Je një forcë

që rri strukur në tempull,

(“Fshehtësia e Erosit”)

Erosi, kjo forcë e papërmbajtur dhe e magjishme tek Södergran përjetohet si një ndjenjë e guximshme dhe si një fuqi krijuese që shpesh merr dimensionin hyjnor. Forca dhe intensiteti i Erosit bëhet personifikim i një subjekti lirik të sublimuar në një ”ti”apo një ”unë”brenda poezisë, të shprehur përmes apostrofit që tek kjo krijuese është, një mjet stilistik i veçantë. Kjo forcë shpesh shprehet përmes strukturimit të negacioneve të përsëritura.: Unë nuk ndjek asnjë ligj / Unë jam ligj në vete…/ Vetëm rrezet e diellit e vlerësojnë një trup të femrës përzemërsisht…”/

Burri nuk ka ardhur, s’ ka qenë kurrë,

nuk do të jetë kurrë…/

Burri është pasqyrë të cilin motra e diellit

me zemërim e flakë tutje rrugës së shkëmbit/

burri është një gënjeshtër, të cilin fëmija i bardhë nuk e kupton, burri është një frut i kalbur që e përbuzin buzët krenare

( ”Perëndime popruri”)

Në disa poezi, negacioni përforcohet me konstruktet pararadoksale gjuhësore, përmes antitezave dhe paradokseve, si në poezinë Vierge moderne, një ndër poezitë e saj të para të botuara : /Unë nuk jam grua/ Unë jam një neutrum./

Konstruktet e tilla kontrastike, me përshkallëzime negacioni, janë në funksion të transformimit të pozicionit të gruas që e synonte Södergran, të çlirimit të gruas nga pozita e saj margjinalizuese në shoqrërinë e asaj kohe. Kjo lojë me kontraste, përmes antitezës dhe paradoksit bënë që poezia e E Södergan-it të jetë shumëkuptimore, polisemike, ndërsa metaforat e simbolet të lëvizshme dhe ta ndërrojnë kuptimin. Në poezinë e Södergra- nit vërehet dukshëm një lëvizje vertikale orfeike, nga një përjetim shpesh i lokalizuar në trupin dhe i përshkruar si një pozicion i rrënuar i subjketit lirik në një ngritje graduale, nga majat e pemëve, të shkëmbinjëve e deri te lartësitë eterike. Södergran na shetit nëpër një relief poetik të larmishëm; nga Dielli që puth trupin e një gruaje, vajzat e zbehta të pyllit, deri te virgjëreshat dhe princeshat e përrallave, Borëbardha, Orfeu apo Erosi. Në disa poezi të përmbledhjes “Lira e shtatorit” subjekti poetik ka një botëperceptim orfeik si pikënisjeje që nënkupton lartësinë ( hyjnore) dhe flet me gjuhën e triumfit, të stuhisë apo lirës së Orfeut.

Kjo përzgjedhje e poezive të Edith Södergran-it që i ofrohet lexuesit tonë, përfshinë kryesisht lirikën e saj të dashurisë. Në vargjet e përzgjedhura dhe të përkthyera këtu spikatet forca krjuese e poetes Edith Södergran, përkatësisht, gjenialiteti i saj krijues.

( Marrë nga parathënia e Qerim Raqit )

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 