5 vjet “Vatra” në Turqi

E diel, 5 Maj, 2024
E diel, 5 Maj, 2024

5 vjet “Vatra” në Turqi

Shoqata “Vatra” e shqiptarëve në Stamboll të Turqisë shënoi dje 5-vjetorin e themelimit të saj. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” kreu i saj Bora Zukali flet për aktivitetet, punën e kësaj shoqate dhe shqiptarët në Turqi.

Z. Zukali në këtë përvjetor të rëndësishëm të shoqatës mund të na përshkruani disa nga aktivitetet më të rëndësishme gjatë këtyre viteve?

Mund të them se kemi bërë gjëra të mëdha në një kohë të shkurtër. Jo me fjalë, por duke punuar. Mbajmë kontakte të drejpërdrejta, jo vetëm me diplomatët dhe konsujt e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Turqi, por edhe me zyrtarët dhe personalitetet e tjera të larta të shtetit. Komunikojmë dhe bashkëpunojmë për aktivitete për artin, kulturën, muzikën, sportin, rininë dhe shumë gjëra.

Dua të theksoj në vecanti punën e bërë me bustin e një prej figurave më të njohura të shqiptarisë. Bordi drejtues i komunitetit “Vatra Shqiptare e Stambollit” në vitin 2016 ka mbyllur me sukses riparimin dhe mirëmbajtjen e bustit të poetit, historianit, gazetarit, diplomatit, oratorit dhe kryeministrit shqiptar Fan Noli në vendin e lindjes Ibriktepe / Edirne. Mund të përmend gjithashtu pjesëmarrjen në dy Samitet e Diasporës të organizuara në Shqipëri, programet përkujtimore për figura të njohura shqiptare si Dritëro Agolli, Bujar Lako, Sami Frashërietj.

Gjatë kësaj kohe, (flasim deri para karantinës globale të shkaktuar nga COVID-19) kemi organizuar edhe vizita dhe takime me vëllezërit Arbereshët në Itali, së bashku me  ministra e Diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës. Fëmijët e Vatrës në Stamboll kanë qenë pjesë e kampit veror për të rinjtë në Kosovë dhe Shqipëri. Po kështu kemi realizuar edhe takime dhe programe në Turqi dhe në Shqipëri me “Albanian Pen Center” znj. Entela Kasi. Kemi qenë të pranishëm duke dhënë kontributin tonë për shqiptarët e prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019. Takimet me drejtorët e Muzeve dhe vizitat në Muzetë Kombëtar në Tiranë, Krujë dhe në Lezhë.

Me ftesën e kryeministrit kemi marrë pjesë në ceremoninë e kthimit të eshtrave të Mit’hat Frasherit si dhe në ceremoninë për të kujtuar 550 -vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut dhe në aktivitete t e organizuara në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Po në raport me shtetin turk si ndihen shqiptarët. E thëne ndryshe nacionalizmi Turk shfaqet apo jo?

Shqiptarët marrin respekt dhe dashuri nga populli turk edhe na besojnë. Shqiptarët kanë punuar në të tërë kohët e modernizimit të Turqisë. Janë intelektual, arsimtar dhe punëtor. Në jetën time në Turqi, si në shkollë, gjatë shërbimit ushtarak, në punë dhe në jetesën në komunitet kam mbajtur kudo me shumë krenari identitetin shqiptar.

Cili është mesazhi yt për lexuesit?

Ju falenderoj shumë ju më dhatë mundësinë për të ndarë me ju dhe lexuesit tuaj historinë e shkurtër por shumë intensive të Vatrës, atë që kemi bëre dhe që dëshirojmë të bëjmë në të ardhmen.

Ne jemi krenar që jemi shqiptar, dhe mendoj se duhet të bashkohemi dhe të punojmë për kombin. Bashkimi bën fuqinë. Mos i harrojmë idetë e baballarëve të kombit. Shqipërinë do ta ndërtojnë bashkë shqiptarët e brendshëm dhe shqiptarët që kanë emigruar jashtë Shqipërisë. Diaspora dhe emigrantët janë gati për këtë shërbim në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 