30 vite eksod/Inaugurohet në Durrës “Sono persone – Janë Njerëz”

E hënë, 29 Prill, 2024

“Ishte viti 1991 kur Italia zbuloi se ishte një tokë e premtuar për mijëra shqiptarë që mbërritën në portin e Barit nga Durrësi, të grumbulluar në bordin e anijes ‘Vlora’.

Për të përkujtuar këtë 30 vjetor nga Eksodi i Madh, mes Barit dhe Durrësit, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme.”

Pasditen e së enjtes me një konferencë në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, startuan aktivitetet me rastin e 30-vjetorit të eksodit të anijes “Vlora”, në bordin e së cilës ishin 20.000 emigrantë shqiptarë që udhëtuan në brigjet italiane.

Në fjalën përshëndetëse, që mbajti ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ai nënvizoi se Shqipëria e 30 viteve më parë është shumë ndryshe nga Shqipëria e sotme.

Ai theksoi se vendi ynë ka ecur shumë përpara dhe dëshmi e kësaj janë negociatat që vendi ynë pret të hapë me Bashkimin Evropian.

Sipas Bucci-t Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi ka bërë gjithçka për të përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian.

Ndërkohë konsullja shqiptare në Bari, Gentiana Mburimi, tha se shqiptarët tashmë janë kthyer në një përfaqësi mjaft dinjitoze të vendit tonë në rajonin e Hulias, por dhe më gjerë.

Ajo nënvizon se ndryshe nga 30 vite më parë, shqiptarët janë kthyer në sipërmarrës të sukseshëm, në student me rezultate të larta në universitetet italiane, etj.

Më pas të pranishmit vizituan dy ekspozitat e hapura në hollin e qendrës kulturore, njëra e fotografit italian Vittorio Arcieri, që pasuronte arritjen e emigrantëve shqiptar në Bari në gushtin e vitit 1991, ndërsa tjetra e fotografes Eva Meksi, një ndër mijëra shqiptarët e mbërritur në Bari me anijen “Vlora”.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve ishte dhe inagurimi i monumentit “Sono persone/Janë Njerëz”, ideuar nga artistja italiane Jasmine Pignatelli, simotra e monumentit që do të vendoset edhe në Lungomaren e Barit.

Ky aktivitet mblodhi në shëtitoren “Taulantia” përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe qendror në Durrës, por edhe nga bashkia e Barit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, gjatë fjalës së rastit mbajtur në këtë event tha se 3 dekada më parë personat në bordin e anijes “Vlora” shkruajtën historinë mes dy vendeve.

Lexo edhe- Projekti “Sono persone…”, sjell delegacionin nga Italia në Shqipëri

Sipas Sakos, vendosja e monumentit në shëtitoren “Taulantia” është simbol i dialogut kulturor mes dy fqinjëve që ndër shekuj kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesja e bashkisë së Barit, Ines Pierucci nënvizoi gjatë fjalës së saj se marrëdhëniet mes dy vendeve startojnë shumë më parë sesa 8 gushti i vitit 1991.

“Mirëpritëm ato ditë rreth 20 mijë shqiptarë, të dëshpëruar, që kërkonin ndihmë. Por historia e atyre ditëve është një histori që përsëritet vazhdimisht dhe nuk i përket vetëm Shqipërisë apo Italisë, por të gjithë Evropës.”

Skulptorja Jasmine Pignatelli tha se falenderonte popullin shqiptar që zgjodhi pikërisht vendin e saj për të realizuar ëndrrën e tij të lirisë. Ajo rrëfeu se frymëzimi për këtë vepër i erdhi që në vitin 2018.

Veçantia e këtij monumenti është qasja dy dimensionale e vetë objektit, i cili ka formën e bashit të anijes, por njëkohësisht edhe formën e një libri të hapur.

Në anët e jashtme të librit ka një tekst dedikues të shkruar në alfabetin “mors’:

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. 
Nuk mund ti kthejmë pas,
ne jemi shpresa e tyre e vetme”.

8 gushti i 1991 është një moment shumë i rëndësishëm historik përsa i përket fenomenit të emigrimit më të madh në vendin tonë në shekullin e kaluar.

Tridhjetë vjet më parë personat në bordin e anijes “Vlora” shkruan historinë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë.

Sot, 30 vjet më pas, gjithçka ka ndryshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 