Grabom, hapet pika e re e kalimit kufitar Shqipëri- Mali i Zi

E premte, 26 Prill, 2024

Ditën e sotme u inagurua pika e re e përbashkët e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, Grabom – Zetrijebacka Cijevna. Të pranishim në takim ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare, ndërsa nga pala malazeze, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic dhe delegacioni i qeverisë malazeze.

Hapja e pikës së re kufitare do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe turistike midis dy vendeve, gjithashtu do të shkurtojë në mënyrë domethënëse distancën midis trevave kryesore ku jetojnë shqiptarë e Malit të Zi, ku distanca e Komunës së Tuzit dhe Plavës e Gucisë, nga 270 km reduktohet në 90 km. Ndikim pozitiv do të ketë edhe në lehtësimin e kalimit të turistëve që kanë dëshirë të vizitojnë Bjeshkët e Namuna, që si pasojë rrit mundësitë për zhvillim të zonës së Kelmendit. Ndërsa përgjatë kushteve të vëshira të dimrit, ky kalim kufitar mundëson qarkullimin e qytetarëve të zonës në të dyja anët e kufirit, veçanërisht në Njësinë Administrative Tamarë, duke shmangur bllokimiet nga dëbora.

Rama deklaroi se “sot është një ditë e mirë sëpsë bie një tjetër mur mes nesh, mes Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe që nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze dhe një mundësi për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë të të dy vendeve tona. Megjithatë nuk mjafton që të ndërtosh infrastrukturë dinjitoze dhe as të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku nuk i heqim të gjitha barrierat jo tarifore dhe nëse së bashku ne nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë në pritje të identifikimit të dokumentave. Së shpejti, ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipopjën me pjesën e këtejme me Shtojin dhe nuk e kuptoj dot se si do të ndërtojmë një urë e cila është një rrugë kalimi turistike, dhe aty do të kemi përsëri kontrolle. Unë shpresoj që paralelisht me ndërtimin e urës ne të bëjmë edhe shëmbimin e të gjitha barrierave të natyrës burokratikte, jotarifore dhe të identifikimit të njerëzve. Kjo ndodh në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 