Zyrtare / Aventura e tretë spanjolle për Armando Sadikun

E premte, 17 Maj, 2024

Armando Sadiku nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri pas ndarjes me Bolivar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është rikthyer në Spanjë, aty ku ka firmosur me Las Palmas.

Klubi që garon në divizionin e dytë të futbollit iberik, ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit shqiptar falë një postimi në rrjetet sociale.

30-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm me Las Palmas, teksa firma mbi kontratën njëvjeçare do të vijë ditën e hënë, pasi Sadiku të ketë kaluar vizitat mjekësore.

Kjo është aventura e tretë spanjolle për sulmuesin, i cili më parë ka veshur fanellat e Levantes dhe Malaga.

“Sot është dita e lamtumirës. Një periudhë e shkurtër por shumë intensive po përfundon, në një klub që më priti me krahë hapur që ditën e parë që mbërrita këtu.

I jam mirënjohës Bolivarit që më dha mundësinë të luaj dhe të njoh këtë vend të bukur dhe njerëzit e tij. Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju.

Ju uroj gjithë të mirat. FALEMINDERIT!“, shkruan sulmuesi shqiptar, i cili rikthehet në futbollin spanjoll te Las Palmas.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.