Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit. Gjatë pjesëmarrjen saj në fshatin Olimpik në Tokio, Kosovare Asllani ka zgjedhur të postojë një foto pranë flamurit të Kosovës.
Asllani është një ndër futbollistet më të suksesshme shqiptare në botë dhe është një ambasadore e denjë e vendlindjes saj.
“Unë kam lindur në Suedi, por jam me prejardhje shqiptare. Brenda meje ndjej një përgjegjësi për të luftuar edhe për ato vajza që kanë prejardhje të ndryshme dhe të tregoj se të gjitha ëndrrat e tyre janë të mundshme”- shprehet Kosovare Asllani në intervista.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.