Shifrat e INSTAT/ Nis rikuperimi i transportit ajror

E diel, 5 Maj, 2024

Më në fund transporti ka filluar ta marrë veten. Nga të dhënat e publikuara ditën e djeshme nga Instituti i Statistikave, evidentohet se ky sektor jo vetëm që ka pësuar rritje në raport me qershorin e viti 2020, por ka shkuar në nivelet e para krizës.

Sipas të dhënave të publikuara, transporti ajror ka shënuar rritje me 5 herë më shumë në raport me vitin e shkuar dhe 33% në raport me nivelin e parakrizës. Konkretisht, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7% të transportit gjithsej.

“Muaji qershor ka sjellë përmirësim të sektorit të transportit në vend. Në këtë muaj, numri i fluturimeve të kryera është 2.396 duke u rritur 5,2 herë, në krahasim me qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 33,1 %. Ndërsa, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2021 është 260.991 pasagjerë duke u rritur 9,2 herë krahasuar me Qershor 2020”, raporton INSTAT. Ndër të tjera bëhet me dije se, në ritme kaq të mira ka ecur edhe transporti detar si dhe ai rrugor. Sipas të dhënave të publikuara, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë detare gjatë muajit qershor është 2 herë më i lartë se niveli i qershorit të vitit të shkuar. Ndërsa, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i pasagjerëve në rrugë detare regjistrohet 28% më shumë se njëjta periudhë e vitit që lamë pas.

“Në qershor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 40.902 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues është rritur 2,3 herë. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 58,7 %. Në gjashtëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 196.023 pasagjerë, duke u rritur me 28,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave./ Gazeta SOT

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 